• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A jemi në fund të epokës së drejtësisë së varur nga ambasadorët?

by Mero Baze
18/02/2025 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Debati kryesor në Shqipëri tani është nëse SHBA e ka tërhequr mbështetjen për drejtësinë e re apo jo, dhe se kush do të jetë garanti i tyre në të ardhmen, socialistët që priten të marrin shumicën, apo Bashkimi Evropian.

Fakti që sot ky është shqetësimi më i madh që ka shoqëria shqiptare, tregon se në fakt ne kemi ndërtuar një drejtësi të pavarur nga politika shqiptare, por jo edhe nga ambasadorët. Aq më shumë e nxitin këtë perceptim në publik vetë aktorët e drejtësisë së re, të cilët shfaqen të emocionuar para ambasadorëve, si para një mësuesi, dhe arrogantë para udhëheqësve të shtetit shqiptar.

Të dyja ishin qëndrime ekstreme. Mund të silleshin më profesionalisht para të dy palëve.

E vërteta është se jo vetëm SPAK, por gjithë bota është gjendur papritur para një politike të re të SHBA-së në botë, e cila po trajton edhe Bashkimin Evropian si një kundështar të saj.

Do të mjaftonte ta ilustrojë këtë me dy takime të mëdha që kanë ndodhur sot, njëra në Riad dhe tjetra në Paris.

Në Riad të Arabisë Saudite, SHBA dhe Rusia kanë rënë dakord sot për tre gjëra të rëndësishme. E para; që të punojmë përmes ekipeve diplomatike, që të rikthejmë funksionimin e ekipeve diplomatike në të dy vendet; e dyta, që të formojmë një ekip të nivelit të lartë, për të udhëhequr bisedimet rreth fundit të luftës në Ukrainë; dhe më e rëndësishmja, që të fillojmë të identifikojmë mundësitë për të bashkëpunuar me rusët, si nga këndvështrimi gjeopolitik, ashtu edhe ekonomik.

Nga ana tjetër, udhëheqësit evropianë u mblodhën në Paris për të diskutuar situatën që i ka zënë tani me SHBA, me fuqizmin e së djathtës ekstreme, tani dhe me mbështetje nga administrata e lartë e SHBA-së dhe mundësinë e vakët të zgjerimit të aleancës evropiane dhe me vende të tjera demokratike si Kanadaja.

Tani, në gjithë këtë skenë globale të krijuar nga politika e re e Shtëpisë së Bardhë, në gjithë këtë pasiguri globale dhe arogancë ndaj politikave ekzistuese që kanë krijuar kornizën e sigurisë botërore, ky debat në Shqipëri se kush do të jetë garanti i SPAK dhe e drejtësisë së re, është pak qesharak dhe krejt jashtë vemendjes

Të kesh shpresë se do të kesh një pergjigje për këtë, sidomos nga Uashingtoni, në këto momente është një torturë për vete.

Shqipëria, për fat, nuk është në qendër të këtij cikloni botëror, por mund të përjetojë pasojat e kësaj ndarje të madhe, si pjesë e aspiratës per t’u integruar në Bashkimin Evropian.

Nga fati që do të kenë marrëdhëniet transatlantike mes Evropës dhe SHBA-së në të ardhmen, do të përcaktohet edhe fati i Shqipërisë.

Ndërsa SPAK dhe drejtësia e re kanë vetëm një parakujdes: atë të pavarësisë nga politika dhe të mos përzierjes në politikë, duke standardizuar vendimet e tyre, që të mos jenë selektive dhe hakmarrëse, dhe duke i vendosur vetes prioritet që i japin shans drejtësisë në Shqipëri.

Aspirata e Shqipërisë për një drejtësi të pavarur nga politika, tani është shumë e madhe, por që do të jetë gjithashtu dhe fundi i një drejtësie të varur nga diplomacia ndërkombëtare.

Vetë ndryshimet e papritura në botë janë një mësim se si drejtësia e re shqiptare duhet të pushojë të mendojë si një drejtësi ambasadorësh dhe të mbështetet në këmbët e veta, në standardet që krijon dhe në seriozitetin me të cilin i përgjigjet nevojës për drejtësi në Shqipëri.

Shqipëria, ka boll problemet e saj, me presionet e politikës për të ndikuar mbi drejtësinë, me premtimet për ta shkrirë atë apo për ta mbrojtur, dhe do të ishte e tepërt që tani drejtësia jonë të bëhej edhe përçuese e krizave të diplomacisë botërore.

Next Post
Ndjeheni të rraskapitur? Mund të ketë diçka që nuk shkon me shëndetin tuaj

Ndjeheni të rraskapitur? Mund të ketë diçka që nuk shkon me shëndetin tuaj

Comments 1

  1. L.Xh says:
    12 months ago

    Kali i botës, të lë në baltë – thotë një fjalë e urtë nga Kuçi i Vlorës.
    Ruaj pulën tënde, e mos shiko pulat e botës- thotë një fjalë e urtë nga Dukagjini.
    Kam një pyetje, për këto zhvillime, në se duhet hequr dorë nga nderhyrja në kushtetutë, ku është futur prania e nderkombëtareve në çdo fazë të drejtësisë tonë.
    Në se mundet ndokush, të na e sqarojë këtë paradoks.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

24 masat e sigurisë te UBT, Rama: Universiteti në kthesë historike, s’ka asnjë arsye për këtë lloj goditje

LIVE! “Në Kushtetuese kanë bllokim në tru…”, Për Ballukun morën vendim politk për të mbajtur ekuilibrat…

February 16, 2026
Ndërtimi i paligjshëm, propozimet e reja të kodit penal/ Manja: Dënim deri në 10 vite burg

LIVE! Propozimi i PS, Manja: Shtohen 7 subjekte ndaj të cilëve nuk mund të jepet masa e pezullimit nga detyra

February 16, 2026
“Nuk është kurrë vonë”/ Prezantuesja bën thirrje tjetër për lirimin e nënës së saj, prova e re në duart e FBI

“Nuk është kurrë vonë”/ Prezantuesja bën thirrje tjetër për lirimin e nënës së saj, prova e re në duart e FBI

February 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Shtëpinë nuk e mbajnë në këmbë muret

February 16, 2026
Çernobili “nuk harron”, zbulohen gjurmët e para të rrezatimit në ADN-në e fëmijëve të punëtorëve

Çernobili “nuk harron”, zbulohen gjurmët e para të rrezatimit në ADN-në e fëmijëve të punëtorëve

February 16, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Doza e hipnozës në recetën e rrëzimit të Edi Ramës çdo dhjetë ditë

February 16, 2026
Popullsia mbi 65 vjeç, Shqipëria me rritjen më të fortë në Europë nga 2015 në 2025

Popullsia mbi 65 vjeç, Shqipëria me rritjen më të fortë në Europë nga 2015 në 2025

February 16, 2026
Zbulohet skenari: Ushtria amerikane po përgatitet për operacione disa javore kundër Iranit

Zbulohet skenari: Ushtria amerikane po përgatitet për operacione disa javore kundër Iranit

February 16, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

February 16, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In