• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A janë të gjithë britanikët vrasës, zonja Braverman?

by A R
28/04/2023 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një skuadër vrasësish profesionistë erdhi nga jashtë Shqipërisë, për të realizuar një atentat që i mori jetën biznesmenit dhe politikanit lokal Ardian Nikulaj. Hetimet nxorën në dukje se bëhet fjalë për një skuadër vrasësish nga Britania e Madhe.

Kjo bandë është evidentuar si strukturë kriminale me rrezikshmëri të lartë, dhe ajo ka bërë me siguri krime edhe në Britani para se të demostronte aftësitë e saj vdekjeprurëse në një qytet të Shqipërisë.

Nuk dëgjuam asnjë politkan shqiptar të bënte thirrje për të bllokuar ardhjen e gjithë britanikëve në Shqipëri. Dhe nuk kemi për të dëgjuar, kjo është e sigurtë. As mediat nuk i mbushën faqet e para me rrezikun e madh që po i kanoset Shqipërisë nga britanikët.

Nuk kemi dëgjuar madje as që kriminelët shqiptarë të ngrihen grup prej këtu dhe të shkojnë në Britani t’i marrin jetën një politikani apo biznesmeni britanik. Merret lehtë me mend, se çfarë tsunami antishqiptar do ngrihej atje, në rast se kjo do ndodhte.

Dhe mirë fort bëjnë politikanët tanë që nuk e hapin gojën. Mirë shumë bëjnë edhe mediat apo gazetarët që nuk bëjnë thirrje që gjithë britanikët apo portugezët, janë kriminelë dhe duhen dërguar në Ruanda.

Sepse nuk është ashtu. As britanikët nuk janë të gjithë kriminelë, as portugezët jo. Historia e tyre është shumë më e pasur se ajo e Shqipërisë me krime, kolonizime, shtypje, por as kjo nuk i bën të gjithë anglezët e sotëm apo banorët e Portugalisë; gjakatarë, hajdutë, apo vrasës.

Por ngjarja e rëndë e Shëngjinit, është ama një çok i mirë, në kokën e zonjës Suela Braverman dhe të gjithë atyre që u flet goja para mendjes, si ajo.

Ministrja e Brendshme e Anglisë, bijë emigrantësh nga India, e konsideron imigrimin e huaj nëpërmjet ‘La Manshit’ si “pushtim” të Britanisë dhe ndër të tjera, është shprehur se asnjë shqiptar nuk do të lejohet në atë vend.

Ajo pasoi dhe amplifikoi në nivele të larta, zërat qeveritarë dhe mediatikë të Anglisë që kanë kohë që fajësojnë, kryesisht shqiptarët, për kriminalitetin e lartë në atë vend.

Megjithëse numri i shqiptarëve të përfshirë në veprimtari kriminale brenda territorit të Anglisë nuk përbën më shumë se 1 për qind të numrit të shqiptarëve që jetojnë atje dhe, gjithashtu, një përqindje fare të vogël të banorëve të atij vendi që merren me këto veprimtari, vlerësimi i tyre si “delja e zezë” dhe “pushtues” të vendit që dikur ishte perandori, të trishton thellë.

Si të gjithë popujt e tjerë të botës, duke përfshirë edhe anglezët, shqiptarët kanë elitat e tyre morale, por edhe fundërrinat morale. Si të gjithë popujt e tjerë, as shqiptarët nuk ndjehen krenarë për këtë kategorinë e dytë, por ndihen të fyer kur dikush përpiqet t’i identifikojë, si komb apo si vend, me pakicën e tyre më të keqe.

Krimin dhe kriminalitetin nuk ia kanë sjellë Anglisë shqiptarët. Nuk mund të besohet se një grusht njerëzish të padenjë nga Shqipëria kanë ngritur në Angli një industri prodhimi, trafikimi dhe shpërndarje të drogës që kap shifrat e frikshme të rreth 200 miliardë paund në vit (!)

Është e pamundur që disa individë të ardhur nga njëri prej vendeve më të vegjël të Europës, nga Shqipëria, ta kenë katandisur “perandorinë” angleze në vendin e dytë në botë për përmasat e pastrimit të parave, që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale.

Gazetari investigativ antimafia nga Italia, z. Roberto Saviano, i ftuar në Parlamentin anglez para pak vitesh, u tha përfaqësuesve dhe qeveritarëve të atij vendi se Londra ishte qendra më e madhe e pastrimit të parave në botë dhe askush prej tyre nuk e kundërshtoi.

Nuk ka dyshim se veprimtaritë kriminale që lidhen me trafikimin e drogës, janë të rrezikshme dhe të papranueshme, por nëse në Britani, ashtu si në shumë vende të tjera të botës, nuk do të ekzistonte tregu i drogës, atëherë do të shuhej dalëngadalë edhe procesi antiligjor i prodhimit, trafikimit dhe shpërndarjes së saj.

Megjithëse bijë emigrantësh të ardhur nga një vend dikur i pushtuar dhe masakruar nga vetë perandoria ku sot është zyrtare, zonja Braverman duket se nuk e ka fort të qartë konceptin e krimit, dhe aq më pak, burimin e disa të këqijave që ndodhin në shoqërinë që asaj i është besuar ta mbrojë.

Shqipëria është e vogël dhe ka kaq shumë kusure, po ja që asnjë nuk sulmon në grup këtu britanikët pas një krimi që e kryejnë disa prej tyre.

Shteti shqiptar ka për detyrë të gjejë vrasësit dhe t’i ndëshkojë ata, gjë që këtë herë po e bën mirë. Edhe Britania duhet të identifikojë, ndëshkojë dhe kthejë mbrapsht vetëm atë pakicë të papërfillshme shqiptarësh që kryejnë krime në atë vend, dhe jo të ndëshkojë të gjithë ata që thjesht janë në kërkim të një jete më të mirë, që synojnë ta arrijnë nëpërmjet punës dhe jo pisqollës.

Si ajo që mori jetë në Shëngjin.

Marrë nga gazeta Dita

Next Post
Rama publikon spotin e ri: A do të kthehemi në kohën e krimeve shtetërore, borxheve dhe pisllëkut?

Rama publikon spotin e ri: A do të kthehemi në kohën e krimeve shtetërore, borxheve dhe pisllëkut?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In