• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A janë të besueshëm rivalët e Bashës?

by A R
31/05/2021 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Partia Demokratike është kthyer në minierë thashethemesh tanimë, ku gjysmat e tyre natyrisht janë të vërteta. “Të blesh mandatin 300 mijë euro”, “të blesh vota edhe atje ku nuk të njohin fare”, “të futesh në vallen e Lulit edhe pse ke paguar mijëra euro për të kapur listën e tij”, janë vetëm disa nga hamendësimet që po qarkullojnë dukshëm ditët e fundit në ambientet e demokratikasve. Por sa realë janë rivalët e Bashës, a janë ata të besueshëm, a janë besnikë të kryetarit apo anëtarësisë ? Kjo mbetet për tu vlerësuar në 13 Qershor. Por diçka tjetër bie në sy ditët e fundit në çdo deklarim të tyre në medie.

Ata janë konfuzë, nuk dënojnë “vijë e partisë” në 30 vjet, i thurrin elozhe “liderit historik”, dhe askush nuk denoncon me forcë bëmat e Bashës. Ata janë si të trembur, janë thjesht emra që kanë dalë për të mbushur mëndjen e bazës se “në 13 Qershor do të ketë garë të ndershme”. Të futesh në garën për kryetar partie pas 5 humbjesh, dhe të thuash thjesht se “unë jam më i mirë nga Lulzimi, me mua bie Edi Rama, me mua fitojmë pushtetin”, kjo më tepër ngjet me estradë postzgjedhore. Lulzim Basha nuk bie me “platforma” boshe, nuk bie me takime spontane dhe pa patur ekipin mbështetës. Ndryshe je futur në garë, ashtu siç je futur në listën 1 dhe 2 të Lulzimit, duke paguar mijëra euro, dhe tani po i kthen “nderin”. Në Partinë Demokratike, ka 30 vjet që nuk bëhen zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Të vetmet që kishin shansin të bëheshin, ishin ato me kandidat të ndjerin Sokol Olldashi, i cili e rrezikonte seriozisht Lulzim Bashës për postin e kryetarit, por që fatkeqsisht nuk arritën të shënonin kthesën e madhe. Edhe vetë Basha, e dinte se Olldashi ishte “peshë e rëndë” dhe se përballë tij, do ta kishte të pamundur të fitonte postin e kryetarit të PD. Ikja dhe largimet e shumta nga ajo parti, hakmarrja dhe dhuna verbale dhe fizike ndaj zërave kundër, e kanë zhbërë politikisht PD-në. Mendimi kundër dhe dëshira, janë dy gjëra të pamundura brënda asaj force politike. Edhe pse thuhet dhe deklarohet nga Basha se “ne jemi parti e vlera demokratike, partia është e hapur për cilindo, nuk përzëmë njeri, hajdeni të bashkohemi për të rrëzuar Ramën”, asnjë deri sot nuk ka dalë hapur të kundërshtojë propogandën e tij. Ata që sot kanë dalë si “rivalët e Lulzimit”, deri para 25 Prillit, ishin në mos ithtarët, kodoshët e tij.

Asnjë prej tyre nuk doli dhe tha “se me ty Lulzim nuk rrëzohet Edi Rama, se me ty nuk fitojmë kurrë pushtetin, se me ty kurrë nuk bashkohen demokratët e larguar”. Ata deri ditën e fundit i thurrnin “lavde” kryetarit dhe proklamonin me bujë “kryeministrin e ri të Shqipërisë”. Ata kanë qenë dikur, edhe në çadrën e “lirisë”, dhe dëgjonin me habi fjalimet tallëse të Lulzimit, dhe nuk flisnin. Atëhere pse tani, përse u “zgjuan” pikërisht tani kur Lulzimi e ka katandisur Partinë Demokratike si shoqatë, dhe e vetmja zgjidhje janë proceset rithemeluese të saj nga qendra deri në bazë ? Pak shanse ka të besojnë shumica e shqiptarëve (sepse anëtarësia jo) se rivalët e Lulzimit janë personazhe të pavarur nga zyra e Berishës. Edhe pse thonë se “kemi hyrë në këtë garë duke vënë si gur besimi nderin dhe emrin tonë”, askush deri sot nuk ka parë dhe dëgjuar nga rivalët e Lulzim Bashës, pikat kulmore të fushatës së tyre.

Ata thjesht janë goglat e rradhës, në ruletën e kryetarit, ku në fund Lulzimi do ti “mundë” të gjithë me 95 per qind të votave nga baza……..

Next Post
BE publikon videon dhe jep lajmin e mirë, çfarë ka ndodhur në Tiranë gjatë karantinës

Policia, 'amnisti' për makinat dhe patentat e bllokuara gjatë karantinës: Ja si t'i tërhiqni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas Aurela Gaçes reagojnë edhe Fifi dhe Rozana Radi: Do marrim hapa ligjorë!

Pas Aurela Gaçes reagojnë edhe Fifi dhe Rozana Radi: Do marrim hapa ligjorë!

October 1, 2026
Spahiu në Ditën e të Moshuarve: Do të dyfishojmë efiçencën e shërbimeve dhe kujdesit në banesë

Spahiu në Ditën e të Moshuarve: Do të dyfishojmë efiçencën e shërbimeve dhe kujdesit në banesë

October 1, 2026
Përplasje fatale në Fushë-Krujë, humb jetën pasagjeri egjiptian

Përplasje fatale në Fushë-Krujë, humb jetën pasagjeri egjiptian

October 1, 2026
“Prokurorët tani do duhet të vrapojnë”/ Juristët e njohur: Kodi i ri godet abuzimet me hetimet dhe paraburgimin

“Prokurorët tani do duhet të vrapojnë”/ Juristët e njohur: Kodi i ri godet abuzimet me hetimet dhe paraburgimin

October 1, 2026
Studioja prestigjioze “Bjarke Ingels Group” shpallet fituese e konkursit për “Tirana Fountain Tower”

Studioja prestigjioze “Bjarke Ingels Group” shpallet fituese e konkursit për “Tirana Fountain Tower”

October 1, 2026
Falja me kusht, afatet e fundit – Tatimpaguesit duhet të heqin dorë nga ankimi deri më 30 nëntor

Falja me kusht, afatet e fundit – Tatimpaguesit duhet të heqin dorë nga ankimi deri më 30 nëntor

October 1, 2026
Aurela Gaçe reagon ashpër ndaj aludimeve: Nuk jam pjesë e asnjë videoje, paralajmëron padi ligjore për shpifje

Aurela Gaçe reagon ashpër ndaj aludimeve: Nuk jam pjesë e asnjë videoje, paralajmëron padi ligjore për shpifje

October 1, 2026

Normale që nuk ju pëlqen

October 1, 2026
“2,700 euro për një vend pune në Shqipëri”, dëshmia e punëtorit indian për borxhet, minierën dhe kërcënimet

“2,700 euro për një vend pune në Shqipëri”, dëshmia e punëtorit indian për borxhet, minierën dhe kërcënimet

October 1, 2026
Kumbaro paralajmëron ndryshime në arsimin e lartë, nis rishikimi i ligjit të vitit 2015

Hapet thirrja për Programin e Financimit të Doktoraturave 2026, Kumbaro: Dyfishohet mbështetja!

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com