• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A janë Berisha me Vasilin, dy të paralajmëruarit e mëdhenj të ambasadores Kim?

by S M
11/03/2021 10:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka shkuar këtë të mërkurë në Elbasan, ku ka zhvilluar takime me drejtuesit politik të këtij Qarku, Taulant Balla, Gazmend Bardhi dhe Monika Kryemadhi.

Nuk dihet pse Kim zgjodhi Elbasanin, kur mund të shkonte edhe në ndonjë qytet tjetër, si fjala vjen Durrësi apo Shkodra, në qarqet e të cilave gara për 25 prillin pritet të jetë shumë më e ashpër.

Interesant është fakti se vetëm një natë më parë, kandidati i LSI-së në Qarkun e Elbasanit, Sokol Skura, u denoncua nga Fiks Fare se bënte pazare për shitblerje votash.

Në videon e publikuar nga Fiks Fare nuk flitet me çmime konkrete, por dëgjohet vetë kandidati Skura të pohojë se çmimin do e vendosi e do e ngrejë sa të dojë ai.

Skura ndërkohë u arrestua disa ditë më parë nga policia pasi u kap i dehur duke drejtuar makinën.

Më pas u la i lirë.

Ky rast, i pari në këtë fushatë, ndoshta mund ta ketë detyruar ambasadoren që të shkojë pikërisht në Elbasan, pikërisht për të dhënë mesazhet e saj.

Ambasadorja amerikane paralajmëroi ndërkohë se disa emra nga listat e shpallura për deputetë mund të përjashtohen që aty, pasi sipas saj nuk është ndjekur kriteri i përcaktuar nga SHBA. Fjala është për ata që Departamenti i Shtetit i trajton si persona “non grata”.

“E di që disa persona mund të thonë ‘është e përcaktuar në bazë të ligjit të SHBA por nuk është i dënuar’, dhe në fakt, njerëzit me logjikë të thjeshtë do ta kuptonin se është një evidencë që mungojnë faktet por për shkak të boshllëqeve në ligjin shqiptar.

Kjo nuk ka lidhje nëse SHBA pëlqen apo jo dikë. Kjo ka të bëjë me faktin se Sekretari i Shtetit ka përcaktuar që ky person përbën kërcënim për SHBA. Ka ardhur koha që votuesit shqiptar të mendojnë se përbëjnë rrezik edhe për shtetin shqiptar”, tha Kim në një deklaratë nga Elbasani.

Po cilët janë këta emra?

Kim ju afrua konkretes por gjithsesi pa emra konkretë:

“Ka 3 njerëz që Sekretari i Shtetit të SHBA ka përcaktuar nuk do i përmend emrat e tyre dhe nuk do dalin nga goja ime, por mund ju mund t’i shihni dhe t’i gjeni”.

Njëri dihet, pasi vetë ambasadorja e ka përmendur edhe me emër: Tom Doshi.

Dy të tjerët ajo nuk i përmendi, por mund të spekulohet.

Kush janë dy kandidatë, të cilët nuk mund të udhëtojnë dot në SHBA?

Për momentin, vetëm Sali Berishën dhe Petrit Vasilin dimë publikisht.

Ta ketë pasur për këta të dy ambasadorja?!

(TemA)

Next Post
Dritan Leli dëbohet nga PS: S’ka vend mes nesh, refuzoi kërkesën e Ramës

Dritan Leli dëbohet nga PS: S’ka vend mes nesh, refuzoi kërkesën e Ramës

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    5 years ago

    Jo a jane,kta zduhet ta mendojne nji gje te tille per te kandiduar per deputete,plaku as vasaili nuke jane te denje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In