• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

A ishte i ligjshëm sulmi i Trump ndaj Venezuelës? Ekspertja: Shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare

by A R
04/01/2026 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sulmi i urdhëruar nga presidenti amerikan, Donald Trump, ndaj Venezuelës përbën një “shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe një akt agresioni ndaj një shteti sovran”.

Kështu e cilëson profesoresha Marina Castellaneta, pedagoge e së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Barit, duke komentuar arrestimin e presidentit venezuelian Nicolás Maduro nga forcat amerikane.

Sipas saj, veprimi bie ndesh drejtpërdrejt me Kartën e Kombeve të Bashkuara.

“Neni 2, paragrafi 4 i Kartës së OKB-së ndalon përdorimin e forcës. Kjo është një normë detyruese, nga e cila mund të devijohet vetëm në rast të vetëmbrojtjes, pas një sulmi të armatosur të pësuar. Në këtë rast, kjo kusht nuk ekziston”, shpjegon Castellaneta.

Administrata Trump e ka justifikuar operacionin si pjesë të luftës kundër narkotrafikut ndërkombëtar, por për profesoreshën ky argument nuk qëndron.

“Për trafik droge, trafik qeniesh njerëzore apo korrupsion ndërkombëtar ekzistojnë konventa specifike të OKB-së. Instrumentet janë juridike: bashkëpunimi mes autoriteteve, hetimi dhe gjykimi. Në asnjë rast nuk lejohet përdorimi i forcës ushtarake kundër një shteti sovran”, thekson ajo.

As akuzat e rënda ndaj Maduros nuk justifikojnë një ndërhyrje të tillë.

“Ekziston një çështje e hapur në Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe Venezuela e ka ratifikuar Statutin e saj. Atje proceset zhvillohen sipas shtetit të së drejtës. Ky nuk është mandat arresti, por rrëmbim i një personi. Për më tepër, një kryetar shteti gëzon imunitet, parim që SHBA e ka mbrojtur edhe në raste të tjera, si ai i Netanyahut”, nënvizon Castellaneta.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së e ka cilësuar rastin si një “precedent të rrezikshëm”. Sipas ekspertes italiane, arsyeja është e qartë.

“Bëhet fjalë për një shkelje flagrante nga një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit. Reagimet e vakëta të komunitetit ndërkombëtar tregojnë frikë për t’u pozicionuar hapur dhe rrezikojnë të minojnë një nga shtyllat e së drejtës ndërkombëtare”.

Sa i përket reagimeve, Castellaneta shprehet se Këshilli i Sigurimit është praktikisht i paralizuar për shkak të së drejtës së vetos që kanë SHBA-të, por një rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të ishte e mundur.

“Do të ishte interesante të shihej sa shtete do ta dënonin hapur Trump. Nëse dënojmë agresionin rus ndaj Ukrainës, me të njëjtin standard duhet të dënojmë edhe agresionin amerikan ndaj Venezuelës”, thotë ajo.

Qëndrimet e paqarta të disa qeverive evropiane, përfshirë Italinë, që flasin për “ndërhyrje legjitime” duke dënuar njëkohësisht përdorimin e forcës, cilësohen si formula diplomatike pa bazë të qartë ligjore.

“Askush nuk shpjegon mbi çfarë legjitimiteti juridik mbështetet ky veprim. Edhe rasti i Panamasë me Noriegën ishte një shkelje e hapur e së drejtës ndërkombëtare”, shton ajo.

As vënia në dyshim e legjitimitetit të zgjedhjeve të Maduros nuk përbën justifikim.

“Probleme të tilla ekzistojnë në shumë vende dhe trajtohen nga organizma ndërkombëtarë me sanksione, jo me vendime të njëanshme ushtarake. Kjo tregon një qasje imperialiste, e reflektuar edhe në dokumentet e strategjisë së sigurisë kombëtare të SHBA-ve”, thekson Castellaneta.

Më 16 dhjetor, administrata Trump e kishte shpallur regjimin e Maduros si “Foreign Terrorist Organization”, duke e paraqitur këtë si bazë ligjore për veprim ushtarak. Por për profesoreshën, kjo është një iniciativë e njëanshme pa vlerë juridike ndërkombëtare.

“Edhe më parë, etiketime të tilla janë përdorur për të justifikuar luftëra, si rasti i Irakut”, kujton ajo.

Edhe nga këndvështrimi i së drejtës amerikane, veprimi i Trump shihet si i diskutueshëm.

“Do të nevojitej autorizimi i Kongresit, përveç rasteve kur ekziston një rrezik i menjëhershëm për SHBA-në. Megjithatë, edhe presidentë të tjerë në të kaluarën kanë vepruar pa miratim paraprak, duke raportuar më pas”, përfundon Castellaneta.

Next Post
Rënie gurësh në disa akse rrugore në Tropojë, energjia elektrike vijon me ndërprerje në disa njësi

Rënie gurësh në disa akse rrugore në Tropojë, energjia elektrike vijon me ndërprerje në disa njësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Inflacioni në nivele të ulëta”, Sejko: Tensioni i lartë gjeopolitik dhe tarifat tregtare mund të sjellin një goditje oferte me pasoja negative!

Thyerja e bankomateve nga protestuesit, Sejko siguron qytetarët: Depozitat tuaja janë të sigurta

October 21, 2026
Paketë mbështetjeje për të rinjtë, Rama: Qeveria do të paguajë 50% të qirasë për studentët

Paketë mbështetjeje për të rinjtë, Rama: Qeveria do të paguajë 50% të qirasë për studentët

October 21, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Doktor, dil ti i pari e vrite frikën!

October 21, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

“PS dënon dhunën”, Balla: Protestuesit të zgjedhin përfaqësuesit, qeveria është gati për dialog

October 21, 2026
Vuçiç paralajmëron për Luftën e Tretë Botërore: Evropa po armatoset me shpejtësi

Vuçiç paralajmëron për Luftën e Tretë Botërore: Evropa po armatoset me shpejtësi

October 21, 2026
LIVE! Protestuesit thyen 38 banka e 42 bankomatë, Rama: Dhuna, nga lëvizja anarkiste dhe neokomuniste ‘ANTIFA’

LIVE! Protestuesit thyen 38 banka e 42 bankomatë, Rama: Dhuna, nga lëvizja anarkiste dhe neokomuniste ‘ANTIFA’

October 21, 2026
Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

“Kush thyen do të paguajë” Meloni: Po zbulojmë identitetin e personave me kapuç

October 21, 2026
Intelektuali që do një protestë të revoltuar, por dhe të pavotuar

Intelektuali që do një protestë të revoltuar, por dhe të pavotuar

October 21, 2026
FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin sërish

FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin sërish

October 21, 2026
Thirrja për bojkot, Universiteti i Gjirokastrës nuk e njeh Sindikatën e Pedagogëve

Thirrja për bojkot, Universiteti i Gjirokastrës nuk e njeh Sindikatën e Pedagogëve

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In