• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

A ishin gjeneralët nacionalistë të L2B, shërbëtorë të pushtuesit?!

by
11/05/2015 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Nëse do të shikosh patriotizmin e vërtetë shqiptar dhe të kinse heronjve të fundviteve “30 të shekullit të shkuar mjafton të kujtosh kontributin e tyre në kundërshtimin e pushtimit fashist. Vetëm atëherë ti kupton realisht se çfarë ndodhi me këto personazhe në Shqipëri dhe pastërtinë e atributeve të tyre. Megjithatë, pseudo-historianët e shumtë të kohës shtuar më tepër me amatorët që i drejtohen historisë për tu bërë qoka figurave të dyshimta, kanë bërë që njerëzit e pasionuar pas historisë të konfuzohen disi. E megjithatë, janë dokumentet, nëse do t’i lexosh thjeshtë që të japin një mundësi të kuptosh më së miri se në radhët e nacionalistëve të vërtetë pati idealistë, njerëz të tjerë që gabuan në idealin e tyre apo komunistë të devotshëm por edhe shumë syresh prej tyre që të hiqnin qafe për asgjë. Por, mbi të gjitha, do të mbetet në mëndje dhe e nderuar ajo luftë e atyre njerëzve që pavarësisht ngjyrimit i treguan botës antifashiste se fashizmi nuk kishte vend në Shqipëri.
Fillimi i Erës gjermane
Në këto dokumente që po botojmë, është protagonist komandanti i ushtrisë shqiptare Prenk Pervizi, i shumë njohur në kohën e Zogut si një nga oficerët më madhorë të tij, tashmë si lider i ushtrisë shqiptare nën Regjimin gjerman. Në njërin dokument kërkon furnizimin prej kryeministrisë së kohës sepse “Myslim Peza ndodhet në katundin Kërçuke të Ndroqit. Po përgatitet me msye Shijakun e Kavajën. Janë marrë masat. Kërkohen me ngutje municjone e nji fuqi e re për t’i dhanë nji grusht deçisiv çetës së nalt përmendun”. Të mendosh se ai vetë ka qenë pjesë e Mukjes së shumëpërfolur, por tash i duhet të luftojë kundër një armiku, që vërtetë konsiderohet si potencial, megjithëse, ai është thjesht komandant i një njësie të vogël. Justifikimi i historisë mungon ashtu si nga biografët e Pervizit ka vetëm apoteoza për kontributin e tij. Megjithatë shqiptarët e kanë marrë mesazhin e luftës. Në një dalje të rrallë tek “Zëri i Amerikës”, atëkohë, simboli i shqiptarëve Fan Noli bën një deklaratë të jashtëzakonshme: “Katër vjet më parë, ju sulmuan, ju shtypën dhe ju skllavëroi një tiran shtazarak. Dërgoi anije, trupa dhe e mori vendin. Tani ky tiran ra. Ushtria e tij u mposht dhe kështjellat e tij kanë rënë. Italia u detyrua t’u dorëzohej Kombeve të Bashkuara. Ushtarët italianë tani përpiqen të kthehen në vendin e tyre. Tani, gjermanët janë armiqtë tuaj dhe Kombet e Bashkuara janë aleatët tuaj. Ky është rreziku më i madh që keni përballur ndonjëherë”…Në të njëjtën kohë me të, Komiteti Ekzekutiv i porsakrijuar bën një “Thirrje që i drejtohet popullit shqiptar” ku dënohen “ katër vjetët e sundimit të huaj që shpartalluan të gjitha vlerat landore e morale të kombit shqiptar”. Në të njëjtën thirrje deklamohet se ”Duke u shpallur luftë ushtrive gjermane që kanë ardhë vetëm si miq dhe vetëm për një nevojë thjesht ushtarake, duke vrarë ushtarin gjerman ne po vrasim veten”.. Në mbledhjen e Kuvendit organizator, një nga figurat interesante të kohës, Mihal Zallari saktësisht më 22 tetor 1943, i njohur si antifashist italian bën një fjalim patetik duke kërkuar që komunistët të zbrisnin tek ata dhe të flisnin për të ardhmen. Shumë syresh i kam pasur nxënës, shprehet patetik.  Kuptohet se është retorikë se rrugët e dy palëve janë ndarë keqazi.. Në këto kushte, Prenk Pervizi dhe elementë të tjerë që kanë shërbyer nën regjimin e Zogut, e gjejnë veten oportun të rimëkëmbin pozitat e tyre. Kalimi i viteve ka fetishizuar rolin e tyre që në fakt është shumë larg të vërtetës. Ndërkohë që gjermanët nuk falin as edhe incidentin më të vogël. Në kronikat e kohës janë regjistruar reprezalje të frikshme në Shqipëri. Kujtojmë masakrën e paparë të Borovës dhe djegiet e vrasjet e pafundme në të gjithë vendin, që megjithatë konsiderohen shumë më të pakta se në vendet e tjera fqinje. Por, për këto, gjenerali ynë hesht. Si të gjithë njerëzit që shërbyen në atë kohë kishte një justifikim ”Gjermanët s’janë pushtues dhe ata janë realisht për mbrojtjen e Kosovës nga serbët”. Në një kohë, kur vetë serbët luftojnë dhe janë nën një regjim të pamëshirshëm pushtimi dhe më tepër akoma plot njerëz të qeverisë së erës gjermane do tregohen se mbajnë lidhje me çetnikët serbë, antikosovarë të tërbuar dhe njëkohësisht aleatë të gjermanëve. Megjithatë ka sërish dallim. Ndërsa Xhaver Deva dhe pak figura të tjera do bëjnë masakra, një grup nacionalistësh të tillë si M. Frashëri. R. Mitrovica, F. Dibra, B. Omari bëjnë të gjitha përpjekjet që Shqipëria të mos jetë pjesë e Reich gjerman dhe nuk e himnizojnë pushtimin si kinset e viteve të italianëve, Shefqet Verlaci, Ernest Koliqi, Mustafa Kruja, Eqerem Vlora etj. Qëllimi është “për ti kursyer vendit dëmet dhe jetën e njerëzve nga reprezaljet e përgjakshme të forcave gjermane”. Nga ajo, që do zbulohet më vonë, kjo është thjesht një pragmatizëm. Pushtuesit italianë nuk mundën ti mbështesin ndaj komunistëve, por gjermanët munden, sipas llogarive të tyre.
Autoriteti gjerman
Po gjermanët? Në fakt, duket se vetë gjermanët janë të konfuzuar me autoritetin që u është lënë nga qendra. Ata bëjnë shumë më pak gabime se pushtuesit e tjerë dhe madje dinë të shfrytëzojnë dhe gabimet që bëjnë Aleatët. Këta të fundit thurin elozhe për nacionalistët që s’luftojnë. Kurse, gjermanët shfrytëzojnë dhe nuk bëjnë gabimet e italianëve, madje ka referenca që në fillim se arrijnë të dialogojnë dhe me komunistët. Gjenerali Theodor Greib, që drejton punët në vend, e thjesht duhet ”të përfaqësonte interesat e Wehrmachtit pranë qeverisë shqiptare” duket se ka një autoritet të kufizuar. Të gjitha marrëdhëniet mes dy vendeve do të mbahen me anë të Schliep, i cili do jetë pak më vonë edhe ambasador i Gjermanisë në Shqipëri. Bernd Fischer do argumentojë se “Oficerët ankoheshin pareshtur në raportet e tyre se nuk ekzistonte një ndarje e qartë autoriteti, duke u dhënë kështu mundësinë shqiptarëve të futnin grindjen midis ushtrisë gjermane dhe përfaqësuesve të saj diplomatikë. Oficerët ankoheshin se ajo që ata e quanin një pavarësi fiktive po ua bënte detyrën, që nuk ishte aspak e qartë në vetvete, edhe më të vështirë. Por Neubacher kishte qëllimin e vet dhe nuk kishte ndërmend aspak të hiqte dorë prej tij”, cilësohet në raportin përfundimtar të Wehrmachtit që i referohet historiani i njohur. Në këtë vazhdë duket se gjermanët s’janë aspak të kënaqur. Dy qarkoret e komandantit shqiptar Pervizi tregojnë se ushtarakët shqiptarë duhet të respektojnë dhe nga ana tjetër atyre u janë krijuar të gjitha lehtësitë e duhura të lëvizin me gjermanët. Pervizi duket me nuhatjen e madhe e ka kuptuar këtë mosmarrëveshje, por nga ana tjetër është i frikësuar për veten. Në një dokument tjetër të komandës gjermane, që po e botojmë si faksimile thuhet se roja i shtëpisë së tij nuk duhet të përkitet.
Në këtë mjedis, i vetmi që mbetet dashamir me shqiptarët është Neubachert. Ai bashkëpunon me shqiptarët, duke bërë përjashtim vetëm ata që janë shumë të shpërfaqur si mbrojtës të italianëve. Kjo është arsyeja që Mustafa Krujës dhe Eqerem Libohovës i mbyllet dera para fytyrës. Neubacher me mençurinë e tij organizative bën thirrje për krijimin e një komiteti kombëtar, i cili do të shpallë pavarësinë e Shqipërisë dhe kërkon të krijohet një qeveri e përkohshme në trajtën e një komiteti ekzekutiv. Shqiptarët ngatërrohen si zakonisht mes vete dhe Neubacher në kujtimet e tij do të shkruajë se u lë të nënkuptojnë vendasve se: mosbërja e qeverisë do të thotë të njihet nevoja e pushtimit gjerman, ku vendi rrezikon realisht të mbetet nën një regjim pushtimi tradicional. Taktika ecën sepse frika i bën shqiptarët të krijojnë një Komitet Kombëtar përbërë nga 22 veta, kryesuar nga Bedri Pejani dhe një Komitet Ekzekutiv prej gjashtë vetësh kryesuar nga Biçaku, që ka funksione qeverie. Diçka funksionon dhe funksionarët shqiptarë arrijnë të marrin dhe një aprovim që ushtria gjermane të mbahet me burimet e saj. Vetëm se gjermanët e përdorin sërish ekonominë shqiptare. Kurse dështimi më i madh i tyre lidhet me të ashtuquajturin divizionin e SS “Skënderbeu”, ku komandanti i saj gjeneral-major August Schmidhuber e shpjegon dështimin e tij duke thënë se shqiptarët nuk ishin zhvilluar kulturalisht qysh nga koha e Skënderbeut në shekullin e 15-të?! “Ata nuk kishin zhvilluar kurrfarë koncepti ‘shteti’ ose ‘kombi’ por vetëm sa kishin vegjetuar”. Këto janë zbuluar më vonë në raportin e Kühmel. Kurse gjenerali Fitzthum shkon dhe më tej. Ai ia hedh të gjithë fajin oficerëve shqiptarëve, “të cilët sipas tij nuk vlenin fare, por edhe që ishte… i mbushur me pederastë”, thuhet në të njëjtin raport. Të gjitha këto pakënaqësi gjenerali ynë i di mirë, ashtu si përpjekjet e kota për të bërë një ushtri dhe polici model. Ai vetë ka një përgatitje model. E ka provuar vetë se kush është ushtria shqiptare. Shqiptarët e tregojnë shpejt veten e tyre, jo vetëm në ushtri. Administrata është e paaftë dhe gjermanët në principin e tyre të mosndërhyrjes pothuaj nuk ndërhyjnë fare në punët e brendshme. Rezultati: Tirana kthehet në katrahurë. Kolaboracionistët duke parë rënien e fuqisë gjermane fillojnë e arratisen në masë. Mes tyre është edhe Prenk Pervizi, komandanti i ushtrisë shqiptare dhe Hysni Dema, një personazh po kaq interesant. Rrjedh një periudhë e ashtuquajtur e qetë sepse edhe lufta e partizanëve është më pa ashpërsi. Gjenerali Fitsthum insiston të marrë masa brutale,por s’ka më kohë. Partizanët egërsohen sërish, kurse më 2 tetor gjermanët marrin urdhër të evakuohen Shqipërinë dhe komandën e merr gjenerali Ernst von Leyser. Më 9 tetor Shqipëria shpallet zonë operacionale dhe gjermanët zhvendosen në Veri. Përparimi i partizanëve shkon në përpjestim të drejtë me tërheqjen e vazhdueshme të tyre. Në këtë kuadër, gjermanët krijojnë një komitet mbrojtje në Tiranë që ka në krye gjeneralin plak Gustav von Myrdacz, një kre lokal të policisë dhe Previzin, që sipas dokumenteve gjermane nuk e besojnë. Në raportin e Werhmactit që do të referohet nga Fischer, personazhi ynë arratiset drejt komunistëve?! Në raportin e Kühmel s’del ashtu. Pervizi bashkë me Fiqiri Dinen u vjen radha të sakrifikojnë sërish në jetë prej zgjedhjes së gabuar. Përfundojnë në Greqi. Patër Anton Harapi dhe Ibrahim Biçaku, që do rrinë në vend, do dënohen ashpër. Previzi do jetë në emigracion dhe do të dalë shumë më pak në kronikat  e emigracionit derisa do të ndërrojë jetë në vitin 1977 në Belgjikë, pa mundur të shohë më asnjëherë vendin e tij.
Materali u konsultua nga Shqipëria gjatë Luftës 1939-1945 e Bernd J.Fischer;
Raporti i Wehrmachtit për Shqipërinë;
Lufta Italo-greke (Diktatorë dhe Kuislingë) e Arben Putos…

 

Next Post

"Kumanova", anulohet dhënia e "Honoris Causa" për Rama-Thaçi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

December 28, 2025
Bisedimet për paqen/ Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump!

Bisedimet për paqen/ Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump!

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com