Ish-kryeministri Sali Berisha të mërkurën ka ngritur dyshime serioze se Sigurimi i Shtetit në periudhën komuniste mund të ketë bashkëpunuar me mafien italiane.
Në një shënim të shkurtër në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se Capo dei capi, Toto Rina, në regjistrimet e antimafjes italiane flet për një shqiptar specialist eksplozivi që shfaqej para akteve të mëdha terroriste dhe zhdukej.
“Ai nuk dinte italisht, nuk fliste nuk ishte anëtar i ndragetës, por përgatiste autobombat me të cilat mafia italiane kryente aktet terroriste”, shkruan ish-kryeministri.
Berisha thekson se nga Shqipëria në atë periudhë vetëm terroristët e sigurimit të shtetit mund të shkonin në Itali dhe të ktheheshin si dhe kur të donin.
“Pyetja legjitime shtrohet; a po ndihmonte Enver Hoxha mafjen italiane dhe Brigade Rose kundër borgjezisë dhe qeverisë së vendit fqinj”, shkruan ai.
Ndoshta duhet te kete degjuar ndonje gje Berisha, gjate kohes qe ka qene mjeku i ish bllokut komunist, apo kur shoqeronte femijet e diktatorit ne udhetimet me varke.
Shënimi i plotë:
A ekziston lidhja midis sigurimit te shtetit dhe mafjes italiane?
Capo dei capi Toto Rina ne regjistrimet e antimafjes italiane flet per nje shqiptar specialist eksplozivi qe shfaqej para akteve te medha terroriste dhe zhdukej.
Ai nuk dinte italisht, nuk fliste nuk ishte anetar i ndragetes por pregatiste autobombat me te cilat mafia italiane kryente aktet terroriste.
Nga Shqiperia ne ate kohe vetem terroriste te sigurimit te shtetit mund te shkonin ne Itali dhe te ktheheshin si dhe kur te donin. Pyetja legjitime shtrohet a po ndihmonte Enver Hoxha mafjen italiane dhe brigade rose kunder borgjezise dhe qeverise se vendit fqinje?!? sb
/m.j