• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A i lejohet Presidentit të bashkëpunojë me ’Rithemelimin’ e Sali Berishës?

by Ervis Iljazaj
16/01/2024 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Sali Berisha dhe formacioni i tij politik ‘’ Rithemelimi’’  janë prej kohësh në një izolim total politik nga aleatët ndërkombëtar të Shqipërisë. Kjo për faktin se lideri i kësaj lëvizje politike është i shpallur non-grata nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe.

Aq e vërtetë është kjo, sa që në dy vite që ka filluar kjo lëvizje politike, Sali Berisha nuk ka arritur të zhvillojë dot asnjë takim ndërkombëtar edhe pse e konsideron vetën si kryetar të opozitës. Në dy vite , Berisha dhe Rithemelimi nuk ka takuar dot asnjë zyrtar amerikan, britanik apo europian. Madje, nuk ka arritur të takojë asnjë zyrtar dhe politikan të rajonit, qoftë edhe ndonjë lider të botës shqiptare. Me pak fjalë izolimi është aq i thëllë sa Berishën në këto dy vite nuk e ka takuar as ambasadori kosovar.

Ky izolim shpjegon faktin se përse pas arrestimit të tij, të cilin ai e quan burgosje politike të ‘’liderit të opozitës’’ nuk ka reaguar askush. Ka një heshtje totale për këtë arrestim.  Me pak fjalë, aleatët ndërkombëtar të Shqipërisë e kanë bërë të qartë , me tekst apo më nëntekst, se Sali Berisha dhe ‘’Rithemelimi’’ nuk mund të jenë më aleatë dhe interlekutorë të tyre politik.

Ky është fakt tashmë botërisht i njohur, edhe pse mbështetësit e tij në politikë apo në media bëjnë të pamundurën për ta shmangur nga diskutimet, apo e quajnë një gjë dytësore dhe të pavlefshme . Ndërkohë që izolimi dhe non-grata i Berishës, është thelbi politik i asaj çfarë ka ndodhur dhe po ndodh në opozitën shqiptare. Kush nuk e kupton këtë, nuk ka kuptuar asgjë se çfarë po ndodh.

Nëse e gjitha kjo që ka ndodhur është e drejtë apo jo, ky është një diskutim tjetër. E drejta në politikë është subjektive, faktet janë ato që mbetën dhe mbi të cilat ndërtohen analizat.

Në këto kushte, kur Berisha dhe Rithemelimi janë non-grata nga aleatët ndërkombëtar të Shqipërisë të cilët drejtojnë organizata ndërkombëtare të sigurisë, ku Shqipëria bënë pjesë dhe e ka të sanksionuar në Kushtetutë cedimin e sovraniteti në favor të këtyre organizatave, Presidenti i Republikës së Shqipërisë e ka të vështirë, pothuajse të pamundur të bashkëpunojë me një formacion të tillë politik.

Ditën e djeshme, Rithemelimi dhe disa deputetë të tjerë e akuzuan Presidentin e Republikës si ministër të propagandës së qeverisë, pasi pretendonin që ai të mos merrte pjesë në një seancë parlamentare me pretendimin se parlamenti nuk është  në një situatë normale. Është absurde të mendosh se një grup deputetësh mund të ndikojnë agjendën e Presidentit të Republikës. Sigurisht agjenda e tij mund të kritikohet, të protestohet por jo të ndikohet.

Megjithatë, seanca e djeshme nuk është thelbi i kësaj historie. Thelbi është se në një vend anëtar të NATOs President i Republikës nuk mund të bashkëpunojë apo negociojë për të zgjidhur edhe kriza parlamentare me një formacion politik i cili është i shpallur non-grata nga aleatët ndërkombëtar të Shqipërisë.

Presidenti i Shqipërisë është Kryetar i Forcave të Armatosura, Kryetar i Sigurisë Kombëtare, detyrë e cila i përcakton atij disa detyrime ndërkombëtare me aleatët e Shqipërisë.  Jo vetëm që ja përcakton interesi kombëtar për të ruajtura marrëdhëniet me ShBA , Britaninë e Madhe dhe Perëndimin në tërësi, por për disa aspekte ja përcakton dhe Kushtetuta e Shqipërisë. Në këtë kuptim të gjitha ata që i kërkojnë Presidentit të Republikës së Shqipërisë të legjitimojë formacionin politik të Rithemelimit dhe drejtuesin e tij Sali Berishën, akoma nuk e kanë kuptuar që është thjesht e pamundur, pikërisht për detyrimet që ai ka ndaj interesit të Shqipërisë dhe aleateve të saj.

Mirëpo mbështetësit e Berishës dhe Rithemelimit,  akoma nuk e kanë kuptuar se nëse vazhdojnë  këtë rrugëtim dhe pretendojnë një jetë normale parlamentare, nuk mund ta arrijnë dot me ndërmjetësim të Presidentit apo të ndërkombëtarëve nëse në krye të tyre vazhdon të jetë një politikan  i cili është dizajnuar si i padëshiruar nga aleatët Perëndimor të Shqipërisë.

Nëse e gjitha kjo histori është e drejtë apo jo, ky është një diskutim tjetër. Por kontesti politik dhe gjeopolitik, ndonjëherë s’ka të bëjë me drejtësinë por me interesat e një shoqërie, të cilat padyshim që realizohen më mirë nëse Shqipëria rreshtohet pa kushte me ShBA dhe Perëndimin.

Next Post
Ideja e Ramës për konferencën ndërkombëtare, BE: Të koordinohet me palët dhe lehtësuesin në dialog

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, kryeministri maqedonas fton Ramën, Kurtin e Vuçiçin në takimin e përbashkët në Shkup

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In