• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A i kemi shndërruar dhe sistemet ekonomiko-sociale?!

by Ben Andoni
19/08/2018 19:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Shqipëria ka kaluar disa regjime pushteti në gati 110 vitet e ekzistencës së saj. Ndërsa sa i përket sistemeve ekonomiko-shoqëror e ka përshkruar më shumë zhvillimin e saj përmes Ekonomisë së Centralizuar ose të Komanduar dhe prej gati tre dekadash me Ekonominë e Tregut të Lirë. Rezultati është i dhimbshëm: paçka se shumë shtete nuk kanë histori shtetare më të vjetra ose të themi dhe ato që janë vetëm pak më të vjetra gjenden shumë e shumë më përpara sa i përket zhvillimit ekonomiko-shoqëror. Ashtu si ndodh me ne, faji u ka mbetur paraardhësve, një fenomen që se kemi adresuar asnjëherë llogjikisht por kurdo e pa mëshirë dhe duke fshirë gjithçka që është arritur më parë tek të tjerët.

Për një shtet mënyra sesi funksionon struktura e brendshme e tij lidhet me sistemin ekonomik të zgjedhur dhe vetë kjo e fundit është e lidhur me individët dhe organizmat e krijuara, të cilat ndërveprojnë me qëllimin për të përmbushur nevojat e shoqërisë nëpërmjet shfrytëzimit të burimeve të ndryshme në vend. Të flasësh për burimet e Shqipërisë nuk është temë e këtij shkrimi, porse nuk duhet lënë pa përmendur se ato janë të pasura nga të gjitha anët.

Zakonisht pyetjet themelore të ekzistencës, që shtrohen para çdo regjimi, janë bazike dhe zgjidhja e tyre sa më racionale tregon seriozitetin e një ekipi qeverisës me vendin e vet, por nga ana tjetër edhe pjekurinë e shteteve. Dhe, pyetja themelore është të dish dhe të identifikosh burimet që ka vendi yt dhe se çfarë mund të realizojë me to për mirëqenien e të gjithë banorëve të vet. Po ashtu bazike është sesa e mundshme është t’i shfrytëzosh burimet me mjetet që ke ngritur, projektuar  dhe trashëguar, sa duhet të prodhohet, cilët do t’i konsumojnë dhe si do shpërndahet prodhimi dhe shërbimet ndër bashkëvendasit.

Sistemi Socialist shqiptar e zgjidhi të gjithë këtë me Planet pesë-vjeçare, që shpalleshin në kongrese dhe në dukje detyrat që vendosën qeveritarët e kohës ishin shumë racionale. Për hir të së vërtetës janë ndërtuar gjëra që ndikuan në zhvillimin dhe përparimin e vendit. Në atë organizim gjithçka e kishte Ekzekutivi, që ishte nën urdhrin de facto të Partisë së Punës, madje kjo e fundit e shpallte gjithçka në organizimet e saj. Strukturat e Partisë së Punës dhe Ekzekutivi kontrollonin burimet, punën por edhe përdorimin, përgatitjen e kuadrove dhe mënyrën sesi ky prodhim shkonte për njerëzit. I gjithë qerthulli rezultoi më së shumti i gabuar sepse kërkesën nuk e drejtonte konsumatori i zakonshëm por drejtuesit, që u shkëputën krejt nga realiteti. Kjo ndodhte që për materiale që duheshin në treg të kishte mungesa të mëdha, kurse ato që nuk duheshin të mbushnin magazina! Shqiptarët ishin në një sistem që e modifikuan në kuptimin e vërtetë në mënyrën më të shëmtuar dhe duke bërë eksperimente që nuk i bëri asnjë vend i kampit socialist, që e aplikoi këtë sistem. Sistemi nxori në fund një grup të privilegjuarish, që pothuaj nuk dinin asgjë për jetën e njerëzve dhe që kishin vetëm kopertinë socialiste por që ishin mirëfilli sundues. Socializmi shqiptar ishte aq absurd saqë normat e veta nuk përkonin asfare me sistemin ekonomik. Modifikimi që i bënë shqiptarët lidhej me kalimin në një model ekonomik-social krejt të huaj për ta por edhe të diktuar frikshëm në një strukturë që nuk e mbante dot.

…

Ashtu si merrej me mënd, në fund të viteve ’80, sistemi ishte krejt i falimentuar dhe përçudnimi që i shqiptarët i bënë sistemit, ashtu si edhe vetë mosreformimi i tij në kohën e duhur, e bënë Shqipërinë të përfundonte në kolaps. Ashtu si shumë nga vendet e Lindjes që Sistemin e kishin më të kontrolluar por edhe krejt më liberal, Shqipëria u fut në Ekonominë e Tregut të Lirë me një deficencë të theksuar të kulturës ekonomike, por edhe me eksperimente të reja shkatërrimtare. Terapia “0” e katandisi vendin në një gërmadhë të madhe, ku u deshën vite e vite për ta mëkëmbur vendin, por asnjëherë ashtu si duhet. Çështjet kryesore të një ekonomie racionale filluan të kërkonin zgjidhje në realitetin shqiptar, ku shqiptarët për herë të parë kuptuan ndërthurjen e kërkesës me ofertën. Qeveria shqiptare është e vërtetë që është gjithnjë e më shumë e distancuar, anipse procesi që ka bërë i privatizimit është pothuajse katastrofik. Tashmë privati, jo pak herë ngritur në forma të errëta, pothuaj zotëron gjithçka dhe shteti  ndërhyn shumë dobët në ekonomi për të qenë një arbitër i drejtë. Megjithatë, edhe në ato pak ndërhyrje, shteti s’ka qenë aq shumë rezultativ. Sot, Shqipëria trashëgon një spirale pozitive të rritjes ekonomike, por me një borxh të brendshëm dhe të jashtëm aspak pozitiv. Në fakt, ndërhyrja e shtetit shqiptar nuk është ndërhyrje si ajo që bëhet në vendet më të zhvilluara kapitaliste, ndërsa publiku shpesh e ka kërkuar ndërhyrjen e saj për të zbutur plagë reale sociale. Por si i përgjigjet shteti shqiptar? Në shumë momente, shikon një ndërhyrje që nuk është aspak miqësore dhe diferencat e sotme të klasave të shoqërisë shqiptare është flagrant. Modeli shqiptar i Ekonomisë së Tregut ka ndihur në një shpërndarje të çrregullt të të ardhurave dhe të pasurisë së përbashkët ekonomike. Ajo ka sjellë varfërimin e mëtejshëm të të varfërve, duke përqendruar pasurinë në duart e një pakice të pasurish dhe duke lënë një pjesë jo të pakët të popullsisë pa burimet më të mjaftueshme së të ardhurave për të jetuar. Modeli shqiptar dhe regjimi që e ka drejtuar atë ka qenë nga më të padrejtët në historinë e ekzistencës së shtetit, duke ndihur frikshëm të pasurit dhe kryesisht marifetçinjtë. Dhe, klasa politike shqiptare me programet politike dhe premtimet ka treguar se nuk e ka merituar besimin e zgjedhësve të saj. Ne jemi dëshmitarë se bizneset dhe individë të ndryshëm prevalojnë mbi politikat edhe sot arrijnë të jenë deri pjesë e politikave tatimore, subvencionuese me synimin për përfitimin ekonomik dhe ndikimin direkt në treg. Shqiptarët e kanë modifikuar edhe këtë sistem për ta përçudnuar vetë kapitalizmin duke përfituar një pakicë në kurriz së të varfërve por edhe mbi atë  të klasës së mesme.

Rasti i Shqipërisë ka treguar se edhe Ekonomia e Tregut të Lirë në kuptimin e lirisë nuk ekziston në parametrat që duhen, kurse ne mbetemi ende në mëshirën e politikave shtetërore që mund të rregullojnë disi mirëqenien tonë të munguar shoqërore. Fatkeqësisht, drejtuesit tanë bëjnë më shumë luftë mes partish për të treguar kahun “e Majtë” apo të “Djathtë”, anipse sistemi ynë i ngjan një të tilli, fare të zakonshëm në Ballkan, që afrohet jo pak dhe me sistemin e komanduar të dikurshëm pasi shumë nga politikanët drejtojnë vetë biznesin e Tregut të Lirë!!!

…

Në një shtet të emancipuar shteti është pika kryesore e ndryshimeve në sistemin shoqëror në atë formë që tregu i lirë të mundësojë një lloj niveli konkurrimi  të ndershëm dhe një jetë me mundësi të barabarta për qytetarët. Por, kjo nuk ndodh, sepse të paktën në rastin tonë  shqiptarët e kanë modifikuar edhe Sistemin e Tregut të Lirë, në një sistem për t’i dhënë jetë makutërisë së pak njerëzve. E ky nuk quhet sistem i Ekonomisë së Lirë të Tregut…por anarki ekonomike. (Homos Albanicus)

 

 

Next Post
Biznesmeni jep një milion stërlina që britanikët t’i kthehen… BE-së!

Biznesmeni jep një milion stërlina që britanikët t’i kthehen… BE-së!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda, Trump: S’lejojmë ta marrin Kina ose Rusia, ata nuk mund të jenë fqinjët e SHBA

January 9, 2026
Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

January 9, 2026
Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

January 9, 2026
Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

“Një zjarrfikës u plagos”, prefekti i Tiranës jep detaje nga hetimet për flakët te 5 Maji

January 9, 2026
Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

January 9, 2026
EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

January 9, 2026
Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

January 9, 2026
Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

January 9, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

January 9, 2026
Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In