A i ka dëmtuar pandemia kujtimet tona?

Nga Claudia Hammond

Në nëntorin e vitit të kaluar, unë shkrova sesi pandemia po na bën më harraqë. Provat fillestare që mblodha ishin raportet anekdotike nga njerëzit që më thoshin se kujtesa po i linte më shpesh në baltë gjatë bllokimeve të vendosura për shkak të pandemisë.

Unë bisedova me studiuesen e kujtesës, Kethrin Lavdei, që është profesoreshë e neuroshkencës njohëse në Universitetin e Uestminster në Britani. Ne diskutuam mbi faktorët e ndryshëm që mund të ndikoni, por në atë fazë nuk kishte ndonjë të dhënë që të përcaktonte se sa e zakonshme mund të ishte kjo dukuri.

Tani, falë Lavdait, ne kemi të dhënat. Në hulumtimin e saj, ajo përdori Pyetësorin e Kujtesës së Përditshme, që u kërkon të anketuarve të japin vlerësime subjektive sesi janë shfaqur aspekte të ndryshme të kujtesës së tyre kohët e fundit. Ajo përmbante pyetje të tipit:Mos ke harruar t’u thuash njerëzve diçka të rëndësishme? A fillove të lexosh diçka, dhe pak më vonë e kuptove se e kishe lexuar më parë?

Po ashtu njerëzit u pyetën nëse për secilën pyetje, ata besonin se kujtesa e tyre ishte përmirësuar, ishte e njëjtë apo po përkeqësohej gjatë pandemisë. Dhe të dhënat duket se mbështesnin dëshmitë anekdotike. Ndërsa disa njerëz me fat, mendonin se kujtesa e tyre ishte përmirësuar, 80 për qind e njerëzve që morën pjesë në studim, pohuan se ishte përkeqësuar të paktën një aspekt i kujtesës së tyre, një përqindje kjo dukshëm më e lartë se sa ajo që duhej të prisnim normalisht.

Ndryshimi më i zakonshëm ishte harresa e kohës kur kishte ndodhur një ngjarje ose incident, që u pohua nga 55 për qind. Kjo sugjeron se pandemia ka ndikuar shumë në perceptimin tonë mbi kohës, gjë që nuk është për t’u habitur.

Kur shqyrtova literaturën mbi perceptimin e kohës në librin tim “Time Warped“, ishte e qartë se disa kujtime vijnë me atë që quhet “vulë kohore”. Pra kur një kujtim është i veçantë, ai shndërrohet në një histori të cilën ne e rrëfejmë shumë herë, ndaj kemi mundësi që ta përcaktojmë saktësisht në kronologjinë e jetës sonë.

Por shumica e ngjarjeve në jetën tonë nuk janë të tilla, ndaj ne e kemi shumë të vështirë ta gjejmë se kur kanë ndodhur saktësisht. Kjo gjë ka qenë veçanërisht e vërtetë për shumë aspekte të pandemisë. Në këtë kohë, gama e aktiviteteve tona ka qenë shumë e kufizuar:takime në internet, shëtitje, televizion, dhe një tjetër vakt në shtëpi.

Ditët, javët dhe muajt u bënë bashkë në një gjë të vetme. E mërkura e kaluar ndihej njëlloj si e hëna e mëparshme, dhe është shumë e vështirë të dihet se në cilin muaj mund të keni shëtitur në një park të veçantë, dhe lëre më pastaj të mbash mend ditën e saktë.

Vështirësi të tjera të zakonshme të kujtesës, të zbuluara nga të dhënat e reja, ishin harrimi i gjërave që i ishin thënë nga njerëzit e tjerë, apo harrimi i bërjes së gjërave që njerëzit kishin thënë se do të bënin.

Shpjegimi më i mundshëm për këtë dukuri, është mungesa e shenjave në mjedisin e jashtëm. Në vend se të udhëtonin për në punë, të lëvizin në një zyrë, të shkonin në vende të tjera për takime apo të ndesheshim vazhdimisht me njerëz, shumë prej nesh kanë qenë kryesisht të mbyllur në një dhomë në shtëpi, duke parë në të njëjtin ekran për takime të pafundme online.

Kur njerëzit nisën të dilnin më shumë, ata kaluan nga dhoma ku kishin një takim të caktuar online tek tryezat në zyrë, duke pasur të llojet e shenjave që na kujtojnë se po, duhet të bëjmë një raport për takimin tjetër apo që nesër është datëlindja e kolegut.

Njerëzit që dilnin jashtë dhe hynin në ndërtesa të ndryshme, apo ishin në gjendje të lëviznin nga një dhomë në tjetrën, raportuan më pak vështirësi në kujtesën e tyre. Këto të dhëna mund të përshtaten me hipotezën se kur ne jemi larg shtëpisë, hipokampusi në trurin tonë bëhet më aktiv, ndoshta në një përpjekje për t’u siguruar që ne të jemi gjithnjë në gjendje ta gjejmë rrugën tonë të kthimit.

Në të kundërt, nëse jetët tona bëhen më të kufizuara, aktiviteti në këtë pjesë të trurit që është kaq i rëndësishëm për kujtesën autobiografike ka të ngjarë që të zvogëlohet. Një faktori tjetër i rëndësishëm ishte gjinia. Gratë kishin më shumë të ngjarë të raportonin përkeqësimin e kujtesës së tyre.

Kjo ka ndodhur sepse ato përjetojnë më shumë ndryshime negative në situatat e punës, marrëdhëniet e tyre dhe nivele më të larta të stresit të përgjithshëm. Këto raportime, përputhen me studime të tjera, të cilat kanë treguar se gratë u goditën më shumë nga bllokimet për shkak të pandemisë. Fatmirësisht së shpejti, si aspektet e tjera të këtij viti të çuditshëm dhe të trishtë, edhe harresa e shtuar do të zbehet nga mendjet tona. / BBC – Bota.al

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com