• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A i detyrohemi një ndjesë Fatmir Xhafajt?!

by Alfred Lela
04/03/2020 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Lela

Fatmir Xhafajn e njoh vetëm prej emisioneve televizive, ku kemi rastisur të ftuar, ai si ministër ose eksponent i PS, unë si gazetar. Jashtë kësaj kornize e kam takuar njëherë në pritjen e Ambasadës Amerikane, 4 korrikun e shkuar. Si shenjë kortezie, kur u përballëm, e pyeta ‘si ke qenë?’. ‘Pavarësisht luftës suaj, mirë jam”, ma ktheu aty për aty. Nëse kujtesa nuk më tradhëton, i thashë diçka të përafërt me ‘e di që nganjëherë e teprojmë’. Kisha ndërmend veten dhe të tjerë në komentariatin politik.

Mu faneps sot ky dialog me z. Xhafaj kur pashë një intervistë të gjatë në gazetën ‘Dita’. Siç më është kujtuar edhe disa herë gjatë muajve të fundit kur rezultoi, përtej dyshimeve, se ‘Babalja’ nuk kishte qenë më shumë se një trillim banal, inskenuar nga spekulantë të vegjël me ndihmën e disa eksponentëve politikë, ndër ta edhe një politikan i ri që nuk përtoi të vishte pa drojë xhaketën e kthyer mbrapsht të politikës së vjetër.

Nëse, për synime politike, duke ndjekur logjikën ‘qëllimi e justifikon mjetin’, veprimtarët partiakë shkojnë drejt manipulimeve dhe shantazheve si rasti ‘Babale’, gazetarët dhe analistët politikë duhet të jenë më të kujdesshëm. Nuk mund të kemi ‘një qen në këtë luftim’ sepse mund të ndodhë, siç edhe ngjau, që lufta të ketë qenë një simulim, pra një inskenim apo rrenë.

Në një vend normal, ky i yni nuk është i tillë, politikanët do të kishin dhënë llogaritë dhe mbajtur përgjegjësitë e veta, por dhe gazetarët më së paku do të ishin turpëruar, do të kishin humbur kredite ose kërkuar ndjesë.

Nuk ka ndodhur e para dhe as e dyta, dhe shqetësimi për këtë pandjeshmëri i prin përsëritjes së rasteve të ngjashme. Përjashtimi bëhet rregulli, shkelja bëhet norma, ndërkohë që normalja shtyhet në një cep, si të ishte karantinimi i të prekurve nga koronavirusi.

Përpjekja për ta fundosur politikisht dhe ligjërisht Fatmir Xhafajn, duke mbledhur për vete kredite politike, ka prodhuar të kundërtën. Një efekt bumerang. Kjo nuk do të thotë se politikani Xhafaj nuk e ka përjetuar të gjithë sulmin si njeriu Xhafaj. Pavarësisht gjithë kësaj, ai ka ditur të jetë korrekt dhe ky është ndoshta ‘reparacioni’ më i mirë i luftës që ai mund të merrte.

Sa më takon, kam qenë një prej atyre që, në shkelje të kodeve të gazetarisë, në shkelje të prezumimit të pafajësisë, në shkelje po deshe edhe të urdhëresave fetare, e kam intepretuar si fakt një të pavërtetë për z. Xhafaj. Mbrojtja pas lirisë së shprehjes dhe ‘opinionit’ është një membranë e dobët që nuk e shmang turpërimin.

Kur ke marrë pjesë në aktin e turpërimit publik të dikujt, sidomos mbi akuza të rrejshme, më e pakta është të kërkosh ndjesë.

politiko.al

Next Post
COVID-19 / Nga lakuriqi i natës te njeriu… Studiuesit italianë shpjegojnë mutacionin kyç

COVID-19 / Nga lakuriqi i natës te njeriu... Studiuesit italianë shpjegojnë mutacionin kyç

Comments 8

  1. Lili says:
    6 years ago

    Faleminderit,z,Alfred Lela.Meriton gjithe respektin Tim per gjestin dhe ndjesen njerezore aq te munguar sot.Faleminderit.

    Reply
  2. Lili says:
    6 years ago

    Faleminderit,z Alfred Lela Me ne fund nje Njeri i mire beri gjestin fisnik per Xhafajn qe e shperfytyruan politikisht,familisht e shoqerisht

    Reply
  3. Kometa 001 says:
    6 years ago

    U befasova pozitivisht!

    Reply
  4. petrit.lecka@gmail.com says:
    6 years ago

    Profesionist gazetar !

    Reply
  5. Petrit says:
    6 years ago

    Vertet profesionale !
    Befasi ???

    Reply
  6. jt says:
    6 years ago

    me këtë shkrimin tuaj besoj se krijohet ndjesia e një etike pozitive në mediat e sotme. sinqerisht
    është për tu përshëndetur

    Reply
  7. Shpetim Dashi says:
    6 years ago

    Respekt z. Lela, te pakten nuk keni turp qe te kerkoni falje kjo tregon kulture.

    Reply
  8. Sh. Koleka says:
    6 years ago

    Përgëzime z. Lela. Është një gjest që ju nderon edhe si njeri edhe si gazetar, që pavarësisht simpative politike, keni një ndërgjegje profesjonale dhe respektoni “Kodin e Mirsjelljes”!

    Reply

Leave a Reply to jt Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In