• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

A frikësohet Sali Berisha nga Saljanji në garën pa garë?

by Ylli Pata
29/04/2026 19:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Ervin Salianji ka “rastisur” që ditën e dorëzimit të dokumenteve për kandidimin si kryetar i PD-së nuk ndodhet në Shqipëri. Por ka bërë të ditur për mediat se ai do ta dorëzojë kërkesën për kandidim.

E cila sipas të gjitha gjasave nuk do të pranohet, natyrisht me justifikimet e njohura e të gjetura proceduriale. Kur në të vërtetë, refuzimi është politik, madje është një lloj kllape apo morse politike, të cilën si kuptim dhe pasoja e kuptojnë pak, apo ka gjasave që vetëm doktori, si një mjeshtër i vjetër i kësaj loje.

Sali Berishës, në një situatë normale nuk i prishte asnjë punë garimi i Salianjit, Alesia Balliut, apo edhe Evi Kokalarit.

Kjo larushmëri kandidatëh, jo vetëm do të kthehej në lajm, jo vetëm do të bënte zhvillimet në PD interesante, por do të freskonte sadopak apo edhe rinonte çehren e Sali Berishës, si dhe të përditshmen e tij.

Politikisht, Berisha i ha për mëngjes të gjithë garuesit, për energji “marshalla” konkurron jo keq, pasi është i stërvitur dhe stoik në një disiplinë pune. Nëse do të kërkonin mediat, apo do t’ja jepte mendja e vet për të organizuar ndonjë debat me kandidatët në rrjeti sociale, do ta fitonte padyshim. Siç dhe do të fitonte garën në fund me të gjitha gjasave. Madje edhe ata që janë kritikë brenda strukturave të PD-së me doktorin, do të entuziazmoheshin dhe fitonin empati për “zemërgjerësinë” e lexhendës që po e lë garën të lirë. Gjë që normalisht duhet të ishte një standard i palëvizshëm në partitë shqiptaret, por si i thonë fjalës, ishim mirë kur ishim keq.

Duke e ndaluar garën, Berisha humb shumë. Humb imazh për partinë e tij vazhdimisht në rrudhje, por ajo që është më problematikja ndryshe dhe më strukturat apo militantët e PD-së në territor.

Po pse atëherë Sali Berisha nuk e lejon garën? Së pari sepse është një metodë shtampë e tij, të krijuar që në fillim kur mori partinë në 1990, ku ka treguar se drejton me forcë dhe vendosmëri.

Berisha është një model politikani jo elastik, që ka dhënë të kuptojë mënyrën e vet të operimit hapur, për të vendosur vulën. Ky model në fakt i ka bërë fajde, edhe pse në realitet doktori është edhe i negociatave, lojrave ku përdor edhe shkollën e karrotën. Shkolla e vjetër trockiste, kështu quhej në logjikën bolshevike, modeli më i butë i atij burrit me mustaqe, i cili operonte me tjetër nivel.

Ndërkaq, sot, Sali Berisha, edhe sikur të kishte braktisur Trockin e ndjerë dhe metodat e tij, e të bëhej një republikan amerikan me primare e zgjedhje kaotike, nuk lëviste dot.

Dhe në fakt, pikërisht kjo është frika e vërtetë që doktori ka për Ervin Saljanjin, apo ndonjë kandidat tjetër që vjen nga partia.

Faktori potencial politik në PD sot është vetëm Berisha vetë, ndërsa duke u nisur nga nënkryetari Luçiano Boçi, kreu i grupit Gazmend Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, nuk kanë impakt real. Ata po, mund të kryejnë punët që i lë doktori, ose mundohem t’i kryejnë, por në degët e partisë, strukturat, grupet reale të interesit që vijnë nga territor, ose nuk i përfillin, ose duan t’i gjuajnë me gurë.

Shkrirja e degës së Fierit dhe largimet masive publike të disa aspirantëve për kryetarë dege, tregon pikërisht mllefin ndaj kupolës që ndodhet përkrah Sali Berishës. Mjaft kryetarë degësh, që kanë edhe impakt në territor, edhe pse nuk e pëlqejnë performancën e doktorit në lidhje me suitën e tij, asnjëherë nuk i dalin kundër, kjo jo thjeshte politikisht, por edhe emocionalisht

Ndërsa Salianji e ka treguar me vepra se jo vetëm ka impakt në struktura, por në të gjithë takimet që ka zhvilluar, ka sfiduar edhe Sali Berishën.

Kjo situatë, që është reale; as iluzive dhe virtuale, e ka nxjerrë realisht Berishën jashtë lojës së madhe në PD. Ai operon me fuqinë e tij financiare e mediatike, duke e oerientuar nga lart, me imazhin e influencën e tij që jo vetëm është, pore dhe do të jetë e rëndësishme brenda PD. Por kjo nuk mjafton, pasi ka shkatërruar totalisht bazën e tabanin organizativ, njerëzor të partisë së tij me rrumujën e 2021.

Të gjitha herët e tjera, këtë e ka bërë për kapriço, për të përhapur “terror” tëk të tijtë dhe rivalët se ai nuk pranon dikë ta rivalizojë, pasi në parti nuk ka të dytë. Këtë herë është krejt ndryshe, ngaqë një garë, sido të ishte ajo do ta ndihmonte në imazh. Në fund, në duar ka edhe gurin edhe arrën për ta çuar dhe orientuar aty ku do ai.

Megjithatë, këtë radhë, duket se edhe guri është më i vogël, ndërsa arrën ja ka marrë Ervin Saljanji dhe shokët e tij që kanë kontroll në struktura. Edhe sikur të mos fitojë Salianji, ai mund të rrerzikojë njeriun më të domosdoshëm për Berishën, Flamur Nokën, mund të rrezikojë Edi Palokën. Pa të cilët mekanizmi Berisha, të cilin duhet ta mësosh përmendësh e ta kesh në tru si robot, nuk funksionon. Një rrethim i udhëheqësisë me të rinjtë që do të marrin vota në bazë, do të shtonte ankthin e doktorit, për atë që ai njeh më mirë; kontrollin e pushtetit real, qoftë ai edhe si shantazh apo iluzion.

Next Post

Njeriu që e bëri Kosovën, siç e deshën serbët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

October 6, 2026
LIVE/ San Marino shtang Shqipërinë, barazon rezultatin me Lazarin, kuqezinjtë shpërdorojnë! Bjellorusia po fiton me Finlandën (VIDEO)

LIVE/ San Marino shtang Shqipërinë, barazon rezultatin me Lazarin, kuqezinjtë shpërdorojnë! Bjellorusia po fiton me Finlandën (VIDEO)

October 6, 2026
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Presidenti Begaj i jep OK “Bordit të Paqes”, dekreton ligjin për pjesëmarrjen ushtarake të Shqipërisë në Gaza!

October 6, 2026
“Jo në emrin tim”, sërish protestë në Prishtinë, tensione para Kuvendit të Kosovës! Kërkohet miratimi i Ligjit për Specialen

“Jo në emrin tim”, sërish protestë në Prishtinë, tensione para Kuvendit të Kosovës! Kërkohet miratimi i Ligjit për Specialen

October 6, 2026
VIDEO/ Skenat e turpit, ndeshja miqësore Serbi-Rusi përfundon në arenë lufte, grushte dhe shkelma mes lojtarëve! Shikoni pamjet

VIDEO/ Skenat e turpit, ndeshja miqësore Serbi-Rusi përfundon në arenë lufte, grushte dhe shkelma mes lojtarëve! Shikoni pamjet

October 6, 2026
Frikë për përplasje në protestën e 8 tetorit te Kuvendi? Eksperti paralajmëron Berishën: Mos u fut në mes të turmës për të provokuar! Ekziston mundësia për…

Frikë për përplasje në protestën e 8 tetorit te Kuvendi? Eksperti paralajmëron Berishën: Mos u fut në mes të turmës për të provokuar! Ekziston mundësia për…

October 6, 2026
“Ofruam garanci, por Opozita mungoi disa muaj”- Mazniku për Territorialen: Reforma 2.0 ishte pjesë e programit  të PS-së! I dhamë një seri shansesh PD-së

“Ofruam garanci, por Opozita mungoi disa muaj”- Mazniku për Territorialen: Reforma 2.0 ishte pjesë e programit të PS-së! I dhamë një seri shansesh PD-së

October 6, 2026
“Qytetarët nuk duan Berishën në protestë”- Aktivisti Qiraxhi debat me nënkryetarin e PD: E vjetra na ka zënë rrugën!

“Qytetarët nuk duan Berishën në protestë”- Aktivisti Qiraxhi debat me nënkryetarin e PD: E vjetra na ka zënë rrugën!

October 6, 2026
Ekspertët: “Është shumë vonë që vendet të shmangin përhapjen e Omicron”

Mister dhe alarm, çfarë po ndodh në Rusi? Autoritetet mohojnë shpërndarjen e virusit, por karantinojnë qindra njerëz

October 6, 2026
“Kemi vetëm tre orë kohë…”- Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

“Kemi vetëm tre orë kohë…”- Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com