• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

A fitojmë me lekun e forcuar ndjeshëm?

by Fatos Çoçoli
29/07/2026 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Çoçoli

Sot, një euro në tregun tonë këmbehet me 93.2 lekë. Më 29 korrik 2025, një vit më parë, blihej me 96.5 lekë. Sot leku është 3.5 përqind më i fortë se vetëm një vit më parë. Ose 22 përqind më i fortë se katër vite më parë, kur më 29 korrik 2022 blihej me 119.1 lekë.

Euro këmbehet me lekë sot, më 2025 dhe më 2022
29 korrik 2026                   93.2 lekë
29 korrik 2025                   96.5 lekë (+3.5%)
29 korrik 2022                   119.1 Lekë (+22%)

Që nga ditët e largëta 12-14 shtator të vitit 1998, në kohën e vrasjes së Azem Hajdarit dhe puçit të shtetit që erdhi dy ditë më vonë, leku, monedha jonë kombëtare nuk është shvlerësuar ndjeshëm asnjëherë. As kur hyri euro në fuqi në BE, më 1 janar të vitit 1999.

Leku ka vijuar një udhëtim “odisean” në kohë, prej pothuajse 28 vitesh tashmë, duke qenë i qendrueshëm dhe, sidomos vitet e fundit, për shkak të turizmit, parave të emigrantëve dhe investimeve te huaja direkte rekord, duke u mbivlerësuar në tregun tone, me gati një të tretën e vlerës së tij, në raport me euron dhe dollarin.

Lind natyrshëm: a na duhet ne si qytetarë, një lek kaq i fuqishëm dhe i mbivlerësuar në tregun shqiptar? Përgjigjja është e menjëhershme dhe e prere: po!

Në po, pse?

Çfarë fitojmë me lekun e forcuar ndjeshëm

Forcimi i lekut shqiptar ndaj euros dhe dollarit amerikan gjatë viteve të fundit ka qenë një nga zhvillimet më të rëndësishme makroekonomike të vendit tonë. Përfitimet janë të shumta.

Së pari, fiton shumica e popullatës sonë, pasi 87 përqind e qytetarëve tanë të ardhurat (kryesisht rrogat) i kanë në lekë.

Së dyti, një monedhë kombëtare më e fortë sjell përfitime të rëndësishme për ekonominë tonë, si shtimi i fuqisë blerëse të lekut dhe shtimi i kredive në lekë. Edhe pse krijon njëkohësisht sfida për sektorë të caktuar, si qytetarët që mbahen me paratë e emigrantëve dhe eksportuesit e mallrave.

Së treti, leku i fortë i ul kostot e importeve. Edhe pse këtë nuk e ndjejmë, ngaqë perceptimin e kemi që çmimet janë dukshëm shumë larta. Dhe ashtu janë. Por do të ishin shumë më tepër të larta me lekun e dobët.

Ne, në dhjetë euro që japim e marrim, importojmë shtatë dhe eksportojmë tre. Përfitimi më i drejtpërdrejtë është se mallrat dhe shërbimet e importuara që blejmë në tregun tonë, na kushtojnë më pak në lekë.

Së katërti, me lekun e qendrueshëm dhe të fortë, banka jonë qendrore, Banka e Shqiperisë e kontrollon më mirë inflacionin, pasi, kur importet bëhen më të lira, ulet presioni mbi çmimet e konsumit.

Inflacioni i lartë është sëmundja më e rrezikshme e një ekonomie, që gërryen fuqinë blerëse të qytetarëve. Me politikën e saj të mbajtjes ulët dhe kontrollit çdo ditë të inflacionit, Banka e Shqipërisë është ruajtësja më e mirë e parave tona.

Së pesti, një monedhë kombëtare e qëndrueshme dhe e fortë rrit besimin në ekonomi dhe ul pasiguritë që lidhen me luhatjet e kursit të këmbimit. Ajo përmirëson klimën e investimeve, pasi investitorët e huaj priren të vlerësojnë pozitivisht stabilitetin monetar. Një lek stabël dhe i fortë ul rrezikun valutor dhe krijon një mjedis më të parashikueshëm për investime afatgjata në Shqipëri.

Së gjashti, në periudhat kur Shqipëria importon shumë energji elektrike, si kjo thatësirë e gjatë që mund të vijojë deri në tetor, një lek i fortë ul barrën financiare të këtyre importeve.

Së shtati, kosto më e ulët e makinerive dhe e teknologjive të importuara përshpejton modernizimin e industrisë, bujqësisë dhe sektorit të shërbimeve.

Dhe së fundmi, forcimi i lekut, kur mbështetet nga faktorë realë si turizmi, remitancat dhe investimet e huaja, reflekton një integrim më të madh të ekonomisë shqiptare me tregjet ndërkombëtare dhe një aftësi më të lartë për të tërhequr kapital e për të gjeneruar të ardhura në valutë.

Sfida jonë kryesore mbetet gjetja e ekuilibrit ndërmjet një monedhe të fortë dhe ruajtjes së konkurrueshmërisë së sektorëve eksportues të mallrave, në mënyrë që rritja ekonomike të mbetet e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Next Post
E neveritshme! Ola gjen diçka të pazakontë në makarona: “Nuk porosis më kurrë”

E neveritshme! Ola gjen diçka të pazakontë në makarona: Nuk porosis më kurrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com