A firmosën votuesit në Greqi për zarfet? KQZ i tregon PD-së provat e DHL-së

Partia Demokratike është ftuar sot nga KQZ të tërheqë të gjitha nënshkrimet e votuesve shqiptarë në Greqi, që kanë tërhequr zarfet. PD këmbënguli për këtë provë, pasi akuzoi PS-së se korruptoi postën dhe i mbushi vetë thasët me vota, e zgjedhësit nuk i morën fare zarfet.

Materialet voluminoze KQZ tashmë i ka, dhe është e gatshme t’ia ofrojë PD-së, por me kushtin që përfaqësuesi ligjor i tyre të nënshkruajë një deklaratë konfidencialiteti, pasi aty janë të dhënat personale të afro 50 mijë shqiptarëve të Greqisë. Ja korrespodenca e KQZ për PD, siguruar nga Shqiptarja.com:

Dokumenti i shkruar dhe/ose Regjistri i nënshkruar personalisht nga çdo zgjedhës në Diasporë, që vërteton marrjen personalisht të zarfit me materialet zgjedhore nga secili zgjedhës në adresën e regjistruar nga ky i fundit në KQZ (ose në të kundërt dokumentacionin që vërteton se zarfi, i cili nuk është dorëzuar personalisht tek zgjedhësi është kthyer nga DHL në KQZ). Përgjigje: Pas Vendimit të Komisionit Ankimimeve dhe Sanksioneve të datës 27.05.2025 mbi vënien në dispozicion të provave, bashkëlidhur shkresës ju dërgojmë dokumentacionin e kërkuar të provave të dorëzimit të dërgesave të mundësuara nga DHL Greqi. I njëjti informacion për dërgesat e dorëzuara në të gjitha shtetet do tju vihet në dispozicion sapo të dërgohet nga operatori postar DHL në KQZ. Fjalëkalimi për aksesimin e të dhënave do t’i dërgohet përfaqësuesit ligjor tuaj të akredituar në KQZ me email, pasi të ketë nënshkruar deklaratën e konfidencialitetit për mbrojtjen dhe ruajtjen e të dhënave personale, ditën e sotme datë 28.05.2025 në ambientet e KQZ, ku do të mundet të tërheqë fizikisht edhe provat e kërkuara për dorëzimet sa i takon zgjedhesve me banim në Greqi, në format elektronik në pajisje ruajtjeje të jashtme (usb).

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com