• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

A është Wagner “Kali i Trojës”? Avioni privat i Prigozhin ulet në Minsk

by A R
27/06/2023 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Yevgeny Prigozhin dhe grupi i tij i mercenarëve Wagner ka qenë kryefjala e zhvillimeve të luftës në Ukrainë këtë javë dhe jo vetëm.

“Kuzhinieri i Putin” alarmoi Kremlinin këtë fundjavë kur dërgoi trupa të marshonin drejt kryeqytetit rus, duke detyruar autoritetet të rrisnin gatishmërinë maksimalisht.

Por për shumë ekspertë ndërkombëtare të sigurisë, kjo lëvizje e Wagner duhet parë me dyshim pasi jo gjithçka është ashtu si duket.

Trupat e Wagner u zhvendosën nga jugu i Ukrainës dhe tashmë pjesa më e madhe e tyre ndodhet në Bjellorusi, vend ku nisi dhe ofensiva e Rusisë shkurtin e vitit të kaluar.

Është kjo një nga arsyet se përse ekspertët i frikësohen një tjetër sulmi nga ky vend, duke qenë se edhe Kievi është shumë afër kufirit.

Dyshimet shtohen edhe më tej, pasi vetëm një javë më parë ishte vetë presidenti Putin ai që pyeti bashkëkombësit e tij përmes televizionit kombëtar nëse do të ishte më mirë që ushtria ruse të kthehej në Kiev.

Pak ditë më parë, Bjellorusia mori një tjetër hap të rëndësishëm në këtë konflikt, duke pranuar dislokimin e armëve bërthamore taktike të Rusisë, nëse do të kishte një përshkallëzim të situatës.

Por një fakt tjetër që bën ekspertët të mendojnë edhe më tej është se dhe vetë kreu i Wagner, Prigozhin tashmë ndodhet në Minsk. Avioni i tij u ul në Bjellorusi dhe pak pas tij mbërriti dhe një jet nga Shën Peterburgu.

Mbrëmjen e kaluar presidenti Putin, ndonëse më herët kishte ofruar amnisti për ushtarët mercenarë të Wagner, paralajmëroi se organizatorët e “grushtit të shtetit” të mbetur në tentativë do të mbajnë përgjegjësi.

E gjithë pakënaqësia e Wagner (të paktën ajo që raportohet në media) është fakti që të gjitha grupimet luftuese në Ukrainë, nga 1 korriku do të kalonin nën urdhrat e Ministrisë ruse të Mbrojtjes dhe mercenarët do të trajtoheshin si gjithë ushtarët e tjerë rusë, gjë që nuk u kapërdi nga Prigozhin.

/a.r

Next Post
Republika Sërpska kërcënon qytetarët e Bosnjës dhe të Kosovës me veto për heqjen e vizave

Republika Sërpska kërcënon qytetarët e Bosnjës dhe të Kosovës me veto për heqjen e vizave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com