• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A është Vetëvendosja ende e Majtë?!

by Ben Andoni
02/03/2024 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

“Vetëvendosja” është formacioni politik në Kosovë, që e mbron dukshëm ideologjinë e saj dhe madje nuk e kamuflon më, pas retorikave boshe. Për shkak të individëve, realisht të përgatitur sa i përket njohjes ideologjike dhe frymës politike që kanë krijuar, Vetëvendosja se ka fshehur asnjëherë qëndrimin e Majtë. Vetë lideri i tyre, Albin Kurti, tashmë është pjesëmarrës në Romë në aktivitetin e radhës të Internacionales Socialiste, ashtu si është shpesh e rregullisht në takimet e tyre.

Për shumë kohë, sensi ideologjik ka mbizotëruar në parashtrimet e individëve të formacionit politik “Vetëvendosje”. Në artikulimet e “Vetëvendosjes”, para se të vinte në pushtet me një masivitet votash realisht mbresëlënëse, kur lihej disi aksioni me gaz lotsjellës nga ideologët e saj artikulohej se: Në 20 vite, Kosova ishte sunduar nga “pakica që ka shumë”, por me ta në fuqi gjërat do të ndryshonin rrënjësisht!!!

Dhe, nga Vetëvendosja e majtë pritej realisht shumë për atë masë votash që iu besua, besohej se duhej t’i konsideronte sindikatat në Kosovë sa i përket të drejtave, të përmirësonte shërbimin shëndetësor, t’u asistonte më shumë shtresave të vuajtura dhe madje të kishte politika ndihëse specifike, që sot lënë shumë për të dëshiruar. Në vend të këtyre, qeveria e Kosovës u ka shpallur “luftë” grevistëve duke i paralajmëruar punonjësit e sektorit publik se shteti nuk do të paguaj paga për ata që dilnin në greva. Cinizmi i Ministrit të Financave Hekuran Murati shkoi deri aty sa të kumtonte se punonjësit që gjendeshin në grevë nuk do të paguheshin. Nuk po e rëndojmë me shembuj të tjerë.

Anipse, Kosova, edhe me këtë politikë,  e ka lënë pas Shqipërinë (98) sa i përket korrupsionit, të paktën për vitin 2023. Transparency International ka evidentuar se Kosova ka shënuar përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit, duke u renditur e 83-ta nga 180 vende, por raporti thekson se ende nuk ka predispozitë prej ndërhyrjeve në gjyqësor dhe se vendi duhet të punojë ende në luftimin e korrupsionit. Dhe, duket se nepotizmi është i papërballueshëm në Kosovë. “Konkurset shpallen vetëm formalisht, sepse ka raste kur njeriu ia ka nisë punës ende pa u shpallë konkursi. Me aktet ligjore për punësim, duhet bërë seleksionimi profesional i konkurruesve për t’u pranuar në punë. Mirëpo, edhe sot e kësaj dite po vazhdon punësimi dhe emërimi i njerëzve, jo sipas normave juridike dhe profesionale, por mbi baza të nepotizmit familjar dhe farefisnor. Duke u shpërfillur profesionalizmi ka ardhur në shprehje nepotizmi, natyrisht i ndihmuar edhe nga interesi material”, shkruhet në Ekonomia.info (2024).

Vetëvendosja foli për punësime sipas aftësive dhe kjo e ngazëlleu publikun, ashtu si premtoi spastrime nga elementët nepotikë dhe të paaftë në sistemin e drejtësisë, në organet policore dhe kudo në administratë, apo edhe në jetën e gjerë ekonomike-shoqërore. Por, sot kjo është harruar. Në vend të kësaj, kemi një kryetar të saj si Albin Kurti, që pas retorikës i është shmangur shumë asaj që prisnin të gjithë prej Vetëvendosjes. Tek raporti “Busulla ideologjike e Kosovës,…” jepet një përcaktim më i thukët për argumentin tonë: “Vetëvendosje është e majtë sa i përket ekonomisë, konservative në çështjen e identitetit dhe liberale për liritë personale”. Por, sërish në këtë raport për Kosovën përcaktohet se: “Politikat konkrete publike nuk janë përcaktuese për orientimin e partisë dhe se partitë përbrenda janë po aq të larmishme sa janë edhe kur krahasohen me të tjerat”. Me pak fjalë, Vetëvendosja sa u ngul në pushtet e braktisi të Majtën për pragmatizmin e pushtetit…dhe për këtë duhet vlerësuar se nuk kamuflohet më…nga e Majta. (Javanews)

 

Next Post
E lartë 56 metra e peshon 5 mijë ton, vijon puna për vendosjen e urës së madhe në Kukës: Gati për qytetarët këtë sezon veror

E lartë 56 metra e peshon 5 mijë ton, vijon puna për vendosjen e urës së madhe në Kukës: Gati për qytetarët këtë sezon veror

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In