• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

A është vërtetë Dibra një test për koalicionin PS-LSI?

by Skënder Minxhozi
12/08/2016 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Nga Skënder Minxhozi/

Në një editorial te fundit në Tema, Mero Baze trajtonte situatën elektorale mjaft specifike që po krijohet në Dobër, pas provokimit aty të zgjedhjeve të parakohshme, për shkak të skandalit “Xhelili”. Kolegu Baze e vendoste theksin tek ajo që duket si pika më interesante e kësaj fushate: marrëdhënia mes PS e LSI, duke u shprehur se testi zgjedhor në Dibër do të tregojë temperaturën e raporteve brenda të majtës, në një optikë kombëtare, edhe në funksion të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.

Përtej peshës dhe rëndësisë në fakt relative që një bashki si Dibra ka aktualisht në peshoren kombëtare të votave, konstatimi se aty do të testohet aleanca në pushtet duket se ha diskutim. Dhe kjo për disa arsye kryesore:

Së pari, zgjedhjet në Dibër duken të kompromentuara për të majtën qysh në nisje, për shkak të skandalit të shëmtuar të kryebashkiakut Xhelili. Në një qytet ku të majtët fituan ngushtë, kryesisht për shkak të ndarjes së të djathtës, duket tepër e vështirë që tani, në pozitën e re jo komode, ata të dalin sërish mbi ujë.

Së dyti, edhe pa skandalin e Shukri Xhelilit, e majta, pra PS e LSI, kanë qenë të ndara në Dibër në vitin e fundit. Pikërisht për shkak të raporteve që u krijuan mes kryebashkiakut dhe deputetëve e zyrtarëve të LSI atje. Është e vështirë që kjo çarje të qepet me pe të bardhë tani, kur kanë mbetur pak ditë nga votimi.

Së treti, Rama dhe Meta po hyjnë në mikro-fushatën dibrane, pa një marrëveshje kombëtare dhe në kushtet kur marrëdhëniet mes tyre janë në minimumin historik. Në një kohë që s’janë marrë vesh për pushtetin qëndror dhe kandidaturën e kreut të shtetit, është e vështirë që në këtë klimë të ftohtë mes tyre, ata të prodhojnë një fushatë të koordinuar dhe dashamirëse mes njëri-tjetrit.

Së katërti, e jo më e parëndësishmja, vetë Dibra ka qenë dhe mbetet një rajon i djathtë i vendit. Me konsumin fiziologjik trevjeçar që qeveria ka pasur, si dhe me një skandalin Xhelili në mes, është e vështirë që kjo bashki e djathtë të mbetet sërish majtas.

Për këto arsye, testi elektoral në Dibër vështirë se mund të shërbejë si një epruvetë për të testuar funksionimin e ardhshem të aleancës në pushtet. Aq më tepër, duke e lidhur këtë test me zgjedhjet e vitit 2017. Aktualisht aleanca e majtë nuk funksionon si e tillë në planin zgjedhor. Ka shumë rrugë dhe shumë të panjohura drejt formësimit të një bashkëpunimi të sinqertë mes dy partive në zgjedhjet e ardhshme. Gjithmonë nëse do të vendosin sërish të jenë së bashku. Dhe kjo nuk vendoset në zgjedhjet e bashkisë së Dibrës.

Next Post

Rikonstruktohet kopshti 51, Veliaj: Përfitojnë 200 fëmijë

Comments 1

  1. Milena says:
    10 years ago

    Nuk po komentoj,se nuk dua te keqkuptohet zoti Skender.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com