• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“A është ‘sulltani’ me agjendë të fshehur në Ballkan?”/ Ekspertja turke ‘zbërthen’ vizitën e Erdogan në Tiranë

by
20/01/2022 14:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksportet e droneve janë tregues se qeveria e Erdoganit po e konsolidon pozitën e Turqisë në rajon edhe me mjete të fuqisë së fortë, thotë për DW ekspertja turke për Ballkanin.

Deutsche Welle: Zonja Demirtas, vizita e presidentit turk Erdogan shkaktoi një debat të madh në Shqipëri. Për disa ishte “miku që mban premtimin”, për të tjerë “sulltani” me agjendë të fshehur në Ballkan. Cila palë ka të drejtë?

Prof. Birgül Demirtaş: Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, Turqia ka ndjekur një politikë të jashtme shumëdimensionale ndaj Ballkanit.

Ajo është një aktor i rëndësishëm në rajon që përdor jo vetëm diplomacinë klasike, por edhe diplomacinë ekonomike, diplomacinë kulturore, diplomacinë shëndetësore, sizmike dhe – kohët e fundit – edhe diplomacinë e qyteteve. Kjo nuk mund të shpjegohet vetëm me përpjekjen për pushtet dhe hegjemoni.

Cilat janë motivet e angazhimit turk në Ballkan?

Ballkani perceptohet nga vendimmarrësit në Ankara si një shtrirje transnacionale e asaj që ne e quajmë ‘vatan’, një nocion i mbushur me kujtime emocionale. Ka ngjashmëri kulturore dhe shumë lidhje njerëzore. Vlerësohet se në Turqi jetojnë më shumë shqiptarë sesa në Shqipëri.

Shumica emigruan në Turqi pas themelimit të Republikës Turke në vitin 1923. Ata janë të organizuar në shoqata të ndryshme ballkanike dhe rumeliane dhe përpiqen të ndikojnë në politikat e Turqisë ndaj Ballkanit. Prandaj, çfarëdo që të ndodhë në Ballkan ka ndikim edhe në Turqi.

Për shembull? 

Kur Shqipëria u godit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, Turqia ishte ndër vendet e para që dërgoi ndihma emergjente dhe punonjës të ndihmës së shpejtë. Ishte Turqia ajo që ndërtoi 522 shtëpi në Laç për njerëzit që humbën shtëpitë nga tërmeti, ishte Turqia që jo vetëm dërgoi ndihmë mjekësore gjatë pandemisë, por ndërtoi edhe një spital në Fier në 2021. Janë vetëm disa shembuj këto nga kohët e fundit. Turqia ka dhënë kontribut të rëndësishëm për Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit gjatë gjithë periudhës së tranzicionit.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, e falënderoi presidentin turk për këtë. Por kjo ndihmë ka edhe çmime. Shqipëria nënshkroi kontratë për blerjen e droneve dhe presidenti turk bëri thirrje të qartë për mbështetje në luftën kundër gylenistëve

Vizita e fundit e presidentit turk dëshmoi se çështja FETÖ është ende një çështje e rëndësishme mes Ankarasë dhe Tiranës. Autoritetet turke i kanë kërkuar Shqipërisë që të ndalojë të gjitha aktivitetet e FETÖ në sektorin arsimor, shëndetësor, fetar dhe privat, por deri më tani kjo kërkesë e palës turke nuk është përmbushur nga autoritetet shqiptare.

Autoritetet turke i kanë kërkuar Shqipërisë që të ndalojë të gjitha aktivitetet e FETÖ në sektorin arsimor, shëndetësor, fetar dhe privat, por deri më tani kjo kërkesë turke nuk është përmbushur nga autoritetet shqiptare.

Nga ana tjetër, Turqia  kohët e fundit e ka shtuar eksportimin e droneve në vendet fqinje partnere. Ky është një tregues i rëndësishëm se qeveria e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim po përpiqet të konsolidojë rolin e Turqisë si një aktor rajonal, edhe me mjete të fuqisë së fortë (hard power).

Ankaraja ishte fokusuar deri tani në mjetet e fuqisë së butë (soft power) në ndërveprimet e saj me Ballkanin. Përqendrimi i Turqisë në eksportet e droneve është diçka që meriton vëmendje, duke pasur parasysh rritjen e tensioneve gjatë kohëve të fundit në rajon.

BE-së në Ballkan? 

Politikëbërësit turq kanë deklaruar shpesh se Ankaraja mbështet anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet transatlantike. Edhe studimet e mia shkencore kanë treguar se Turqia dhe BE-ja nuk janë konkurrentë në Ballkan, por aktorë plotësues. Pra, ekziston një fushë e gjerë bashkëpunimi midis Ankarasë dhe Brukselit në lidhje me politikën e tyre në Ballkan. Por ky potencial nuk shfrytëzohet për shkak të problemeve politike aktuale mes Turqisë dhe BE-së.

Si mund të bëhet ky bashkëpunim?

Ka shumë fusha, ku diplomacia turke është aktive në Ballkan. Një shembull i mirë është nisma më e fundit e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem İmamoğlu., që bashkon 40 qytetet ballkanike, Nisma e njohur si B40 u lancua në nëntor 2021 dhe synon të kontribuojë për paqen rajonale duke punuar së bashku për të adresuar sfida të ndryshme globale.

Birgül Demirtaş është profesore për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Departamentin e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Turko-Gjerman në Stamboll. Në vitin 2005 ajo bëri doktoraturën në shkencat politike në Universitetin e Lirë të Berlinit. Është autore e shumë artikujve dhe librave, ndër të tjera, mbi politikën e jashtme turke në Ballkan, Gjermani dhe Lindjen e Mesme./ DW

/b.h

Next Post
“Policia europiane s’bëhet për dy ditë”/ Nano: Shumë shpejt do kemi rezultate për vrasjet e bujshme!

"Policia europiane s’bëhet për dy ditë"/ Nano: Shumë shpejt do kemi rezultate për vrasjet e bujshme!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

March 25, 2026
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

March 25, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

516 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në shkurt. Mbizotërojnë vizitorët nga Europa Jugore dhe Perëndimore

March 25, 2026
Gripi i shpendëve, ISHP: Nuk ka infektime në njerëz, gatuani mirë vezët dhe mishin

Gripi i shpendëve/ Shfaqet në Itali rasti i parë te njeriu në kontinentin evropian, ja gjendja e tij

March 25, 2026
“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

March 25, 2026
Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

March 25, 2026
Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

March 25, 2026
2 vite burg për tjetërsim pronash në Himarë, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun Goro

2 vite burg për tjetërsim pronash në Himarë, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun Goro

March 25, 2026
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve

Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve

March 25, 2026
U arrestuan në protestën e opozitës, gjykata lë në “detyrim paraqitje” 15 protestuesit

U arrestuan në protestën e opozitës, gjykata lë në “detyrim paraqitje” 15 protestuesit

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In