• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A është shqipëria si Kolumbia? Ja përgjigja e gruas që u mbajt peng 6 vite nga rebelët e FARK

by Java News
26/02/2017 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emri i saj nga 23 shkurti i vitit 2002 e deri më sot, vijon të jetë në vëmendjen e mediave botërore. Ajo u mbajt peng për më shumë se 6 vite nga rebelët e FARK në Kolumbi.

Në atë kohë Ingrid Betancourt ishte kandidate për Presidente, një mision i lënë në mes, por jo vendosmëria e saj për të luftuar korrupsionin. Por edhe sot, 15 vite pas marrjes se saj peng, ajo e ka të vështire të flas për atë ngjarje.

“Më erdhën mesazhe nga gazetarët në Kolumbi të cilët më kërkonin intervista pasi ishte 15 vjetori i rrëmbimit tim. Unë iu përgjigja duke i thënë se isha shumë e prekur që ata më kujtonin në këtë dite, por u kërkova që ta lënë dhimbjen në qetësi, sepse akoma dhemb”, u shpreh Ingrid Betancourt.

Ne 6 vitet larg njerëzve të saj, Betancourt rrëfen se shpesh herë mendonte se nuk do dilte dot e gjallë.

“Ishte një si zhurmë në kokën time, e cila çdo herë që unë mendoja se nuk do dilja dot e gjallë, shihja imazhin e fëmijëve të mi dhe thoja: Do të kthehem. Do te kthehem. Nuk ka rëndesi si, por unë do te kthehem”, tregon Betancourt.

Por ish-politikania kolumbiane, ka dhe një mesazhe për politikën shqiptare dhe paralelizmave që hidhen herë pas here duke e quajtur Shqipërinë “Kolumbinë e Europës”.

“Nuk besoj që është e vërtetë. Ekuacioni i Kolumbisë ishte shumë i komplikuar. Por ajo që mund të them është që duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm gjithmonë, sepse demokracia është në të vërtetë leva jonë për drejtësinë. Na duhet një sistem drejtësie, në çdo vend të botës, që nuk i bindet politikës. Prandaj është kaq e rëndësishme pavarësia e tre pushteteve. Ne na duhet pavarësia. Mënyra se si caktojmë gjyqtaret, është thelbi”, thotë Betancourt.

Këtu kandidatja për presidente thotë se ngjashmëritë mes dy vendeve mund të gjenden.

“Në Kolumbi ne kemi provuar shumë mënyra, sepse e kemi atë problem. Shtete të tjera bëjnë gjera të tjera. Por për sa kohe te keni një polici të pastër, shkëmbim të mirë të informacioneve me fqinjët tuaj dhe të bashkëpunoni me ta, për sa kohë të keni politikane të përkushtuar që mos të kenë lidhje me mafian, e cila nënkupton, mos marrjen e parave të mafias për t’u zgjedhur. Kjo është bërthama e problemit. Dhe nga eksperienca ime, është shumë e rëndësishme që të veprohet shpejt, sepse nëse kanceri ju prek, atëherë do të keni metastaza dhe një vend të tërë që mendon në mënyrë tjetër, kur njerëzit e mirë mendojnë që e vetmja mënyrë për të qenë i suksesshëm, është që të bëhesh i keq”, shprehet Betancourt.

Next Post
Grabitja e parave të bankës/ Tahiri takim në Policinë e Tiranës

Tiranë, policia arreston "biznesmenin" e punishtes ilegale të xaxiqit e konservave të peshkut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

March 23, 2026
Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

March 23, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

March 23, 2026
Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

March 23, 2026
Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

March 23, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Deputetët nxitës të dhunës, duhet të mbajnë përgjegjësi penale

March 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 24 Mars 2026

March 23, 2026
Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

March 23, 2026
Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

March 23, 2026
Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

“Pa logjikë të qartë”, analiza që zbërthen veprimet dhe fjalët e Trump

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In