Kosova mbeti “jetime”, kur kishte më së shumti nevojë për mbështetje. Pezulllimi i Sepp Blatterit dhe Michel Platinisë mund ta zvarrisë paksa pranimin e Kosovës në UEFA e FIFA. Megjithatë, njohësit luten që president i ri i FIFA-s të zgjidhet Jerome Champagne, mik i madh i futbollit kosovar. Në momentet kur Kosova po pret të pranohet në UEFA dhe kur po e pret dritën jeshile nga FIFA për t’u përfshirë në kualifikimet për Botërorin e Rusisë, futbolli kosovar është dridhur nga një “termet”.
Presidenti i deridjeshëm i FIFA-s, Sepp Blatter, dhe ai i UEFA-s, Michel Platini, janë pezulluar me nga tetë vjet nga të gjitha aktivitetet sportive, nga Komisioni i Etikës pranë FIFA-s, duke e lënë Kosovën “jetime”, në momentet kur ka më së shumti nevojë për përkrahje, shkruan Zëri. Blatter ishte i hapur me kosovarët. Tashmë, shtëpia e futbollit botëror dhe ajo e atij evropian, do t’i kenë hallet e tyre dhe do të fokusohen që të dalin në dritë, pas skandaleve në të cilat u përfshinë.