• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

A është serioz shteti me të zhdukurit e komunizmit?

by Java News
12/12/2015 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Gjatë periudhës ‘44-‘91 rreth 6.000 qytetarë shqiptarë, por edhe pak të huaj, u ekzekutuan me apo pa gjyq dhe trupat e tyre nuk iu kthyen familjeve edhe pas kërkesave të tyre humane për varrim. Një numër jo i pakët vdiqën edhe në kampet e punës. Cili prej politikanëve shkon në Spaç, para se të bëjë show-n e radhës duhet të mendojë për një zgjidhje për eshtrat që po dalin zbuluar prej kushteve natyrore nga shpati dhe që duhet të merren menjëherë në konsideratë. Dhe, më e trishta akoma: ata të shkretë që vdiqën në agim të demokracisë, duke tentuar të kalonin kufijtë. Ka një emërues të përbashkët me të gjitha qeveritë e deritanishme post ’90, që thjesht kanë folur dhe u kanë premtuar familjarëve të tyre, kurse në të vërtetë janë po kaq mijëra varre që presin një emër sipër kokës edhe sot më Dhjetorin 2015.

Për fat, në muajt e fundit, Gentiana Sula një personazhe e njohur në çështjet sociale por edhe me tagër shtetëror ka marrë përsipër, që duke shfrytëzuar dhe impenjimin de jure të shtetit, ta çojë përpara procesin e identifikimit të tyre. Disa aktivitete kombëtare janë bërë me këtë rast dhe një numër i madh aktorësh janë të përfshirë. Në fund, pyetja që mbetet është e thjeshtë: sa i mundur është ky proces, kur degjenerimi i dialogut politik ka arritur kulmin apo mosbesimi i shtetasve ndaj qeverisë së tyre është kaq i madh? S’ka përgjigje. Do jenë faktet e bërjes apo jo të procesit që do hedhin poshtë apo do i aprovojnë argumentet e përdorura deri më tani.

Në konferencën e bërë pak ditë më parë për këtë qëllim dhe ku duhej të ishte edhe kryeministri Rama, personazhi që duket i angazhuar ta bëjë këtë, s’mundi prej diskutimeve në parlament, kurse leximin e fjalimit të tij mbushur me metafora e bëri me vështirësi ministri Klosi, teksa donatorët që duhet të angazhoheshin rrinin në pritje dhe i thanë auditorit thjesht fjalë ngushëlluese.

Kjo është arsyeja pse familjaret e këtyre të humburve, që janë mësuar deri më tani të dëgjojnë retorika të tilla, falë një instinkti të pagabuar se duhet t’i dalin vetë zot vetes, janë përpjekur në mënyrë individuale ose në grupe të hedhin dritë mbi fatin e familjareve të tyre të zhdukur. Ka pak që ia kanë dalë, por shumica presin. Nuk kanë mundësi, moshë, forcë dhe energji. Dhe, në të gjithë këtë kaos shtohet edhe malinjiteti i regjimit komunist, që vendvarrimet i ka maskuar dhe ndërruar shpesh, por edhe më keq akoma i ka vendosur afër lumenjve. Deri më tani, falë infrastrukturës së dobët të mjekësisë sonë ligjore identifikimi biologjik i mbetjeve mortore ka qenë i pamundur. Në mos gaboj, janë ende skeletë të paidentifikuara, gjetur prej kohësh.

Ndërkohë që shteti shqiptar veç përballjes jo të drejtë me pronat e qytetarëve të tij i qëndron si Shpata e Demokleut, edhe kjo çështje: mosdhënia e një përgjigje ndaj familjeve. Që znj. Sula e konsideron me të drejtë si të rëndë, e që e rëndon edhe më tej  peshën e kësaj dhimbje të tejzgjatur; cenon brishtësinë e proceseve të pajtimit dhe paqes sociale; si dhe vonon  konsolidimin e lirisë dhe sistemit demokratik në vend.

Fjalë të sinqerta, por tashmë vullneti e kalon qeverinë dhe duhet veç një mbështetje totale nga spektri politik dhe angazhim idealist i shumë forcave. Deri më tani vetëm kemi folur, kurse shteti ynë që vazhdimisht e ka ngrenë në besë qytetarin e vet ka ardhur koha t’i tregojë se është shtëpia e tij dhe se nën këtë çati e meritojnë me të gjithë të drejtën e kanonit sublim të vend-vdekjes një vend dhe ata, të gjorët, që ende gjenden në vende pa emër, dënuar prej fatit të keq, të një shteti armiqësor me vetë banorët e vet.

Next Post

Ermali do të bëhet baba për herë të katërt?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lirohet nga burgu me amnistinë penale, i dënuari: Nuk më lanë të takoja fëmijën për dy vite

Lirohet nga burgu me amnistinë penale, i dënuari: Nuk më lanë të takoja fëmijën për dy vite

July 15, 2026
“Protestat nuk prodhuan lidership”, avokati: Në fund fitoi politikisht Rama!

“Protestat nuk prodhuan lidership”, avokati: Në fund fitoi politikisht Rama!

July 15, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Ekzaltimi me idenë se “SPAK po tremb paranë”

July 15, 2026
VIDEO/ Historiani: Protestat mund të shfrytëzohen si “dritare” për neofashizmat në Shqipëri

VIDEO/ Historiani: Protestat mund të shfrytëzohen si “dritare” për neofashizmat në Shqipëri

July 15, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve të parë, Ambasada Gjermane: Moment historik për Shqipërinë! Mbështesim rrugën drejt BE-së

Mbyllja e tre grupkapitujve të parë, Ambasada Gjermane: Moment historik për Shqipërinë! Mbështesim rrugën drejt BE-së

July 15, 2026
Prokuroria godet pasuritë e të dënuarit për trafik droge, sekuestrohen dy apartamente dhe një garazh në Tiranë

Prokuroria godet pasuritë e të dënuarit për trafik droge, sekuestrohen dy apartamente dhe një garazh në Tiranë

July 15, 2026
Alarmi për stokun e dosjeve të pashqyrtuara, Gogu mbledh institucionet e drejtësisë në takim

Alarmi për stokun e dosjeve të pashqyrtuara, Gogu mbledh institucionet e drejtësisë në takim

July 15, 2026
Raporti i OKB-së: Qershori, muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga fillimi i luftës

Raporti i OKB-së: Qershori, muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga fillimi i luftës

July 15, 2026
“Debatet dhe mosmarrëveshjet do marrin fund”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

“Debatet dhe mosmarrëveshjet do marrin fund”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

July 15, 2026
Rama publikon ‘prapaskenat’ nga Brukseli: Batuta me ministrat dhe momentet nga mbyllja e tre kapitujve me BE

Rama publikon ‘prapaskenat’ nga Brukseli: Batuta me ministrat dhe momentet nga mbyllja e tre kapitujve me BE

July 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In