• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

A është politika k…?

by
18/07/2015 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Fuga

Une mendoj se nuk eshte e sakte.

Kjo shprehje popullore mendoj se ka nje gabim qe vjen nga nje ide jo fort realiste per prostitutat.

E para, ka prostituta ne bote qe jane shume profesionale. As genjejne, as mashtrojne, as te marrin mendt me manipulime, as me hipokrizi. Nuk bejne as si te ndershme ne kuptimin tradicional te fjales. Jane ato qe jane, gjithmone transparente. Shfaqen trotuareve a prapa vitrinave a para dyerve te bordellove dhe klienti ndac shkon ne paste nevoje e ne dac nuk shkon. Cmimi i sherbimit i afishuar, higjena e siguruar, gjithcka korrekte. Ka lezet…

E dyta, sigurisht ka prostituta ilegale, por ato jane gjynah, shesin trupin rrugeve a periferise te qyteteve, anash pyjeve e parqeve naten, por nuk jane ato vecse viktima te shoqerise dhe nuk i sjellin ato te keqiat qe kane te bejne me moralin familjar, semundjet, trafiqet, etj. Ato nuk jane perfitueset e perdaljes te tyre, por jane viktima. Politika nuk eshte viktime, ajo ben viktima.

Se treti, edhe sikur ta marrim sipas shprehjes : “Ik, mos k…”, perseri edhe ketu morali tradicional e ndeshkon nje cike si shume femren. Se per nje burre te levizshem nuk e ofendon ashtu, por e quan garip, usta, donkishot, etj., gjithe ato emra perkedheles. Nese k… quhet nje femer qe kerkon dashurine e vet, ajo mund te mos jete besnike, ama nuk mund te akuzohet se nuk ka ndjenja, ndoshta edhe te sinqerta qe kerkon t’i realizoje. Ndjenjat mund t’i kete te sinqerta. Eshte e vertete ne sjelljen e saj, Dhe nese e mashtron mashkullin e rradhes, e ben sepse duhet te perballet edhe me nje macizem te fuqishem qe nuk e lejon te jete ajo qe eshte. E ben pra nga nga e keqja. Ka politikani ndjenja te sinqerta qe kerkon t’i realizoje me cdo kusht???

E katerta, mund te kete edhe probleme hormonale ose psikologjike qe e shtyjne te jete e levizsshme, por jo se do te beje keq duke perfituar ne menyre te njeanshme nga te tjeret. Ka sjellje seksuale te vecante. Kur tani justifikohen edhe homoseksualet duke i quajtur me identitet specifik seksual, perse te mos justifikohen edhe ato ??? Njeriu ky eshte, faji eshte yni qe nuk e njohim sa duhet.

Pra, prostitutat jane profesionale, jo vetem nuk genjejne por jane edhe shume transparente sipas rregullave te tregut, ne raste te caktuara jane viktima te shoqerise dhe jo berese viktimash, kane ndjenja te sinqerta, dhe ne fund te fund kane te drejte te bejne cfare te duan me jeten e tyre individuale sepse nuk eshte se u kerkojne te tjereve as ndonje aprovim e as ju premtojne te tjereve parajsen.

Atehere perse ta quajme politiken kurve?

Nuk ka asnje lidhje ne kete gjykim midis subjektit dhe predikatit.

Une mendoj se shprehja eshte e gabuar dhe e padrejte. Edhe populli gabon ndonjehere…

Next Post

FOTOT/ Kjo bukuri italiane po tërbon rrjetet sociale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com