• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A është parlamenti… tempull?!

by Pandeli Majko
22/04/2016 14:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Pandeli Majko/*
Të kuptojmë vetë gjërat është e vetmja liri thelbësore që kemi.
Në politikë shqiptarët kanë menduar atë që popuj të tjerë kanë bërë. Kjo cilësi ka qenë e lidhur me paaftësinë për të kuptuar kundërshtarin me pikëpamje të ndryshme në historinë tonë kombëtare.
Bashkë me Jozefina Topalli në këtë panel përfaqësojmë dy histori të ndryshme politike. Xhaxhai im doli partizan që 14 vjec ndërsa xhaxhai i Jozefinës besoi në dicka tjetër. Të dy jemi një provë se politika preferon idetë para njerëzve.
Padyshim që përbën sinqeritet selektiv trajtimi i Parlamentit me Tempullin. Ky i fundit përfaqëson diçka që nderohet apo mbahet si e paprekshme.
Parlamenti simbolizon pasionin për intelektin abstrakt që prodhoi politikën. Kanë kaluar rreth 200 vjet që kur politikanët kanë zëvendësuar klerikët si udhëheqës dhe këshilltarë të shoqërisë njerëzore.
Rusoi ka paracaktuar në këtë marrëdhënie me politikën se “Kush kontrollon mendimet e njerëzve kontrollon veprimet e tyre”
Tempulli i Parlamentarizmit në Shqipëri është goditur nga revolucionet shqiptare si dështim i tij. Që nga vrasja e Esat Toptanit, Revolucioni i 1920-ës, pas-Lufta Clirimtare e 1944-ës, dhe Lëvizja demokratike e 1990-ës kanë pasur bashkëudhëtarë revoltën e brezit të ri.
Kjo revoltë nxitej nga arsyetimi se ishte trashëguar një botë false të përfaqësuar nga kultura e prindërve. Ajo shoqërohej nga bindja se morali i ri vjen nga mënyra e të treguarit të ngjarjeve në histori.
Parlamentarizmi i 25 viteve të fundit përfaqëson gjëndjen shpirtërore të poskomunizmit. Ai karakterizohet nga mungesa e respektit për të vërtetën dhe dëshira për tu identifikuar me të rinjtë.
Në fazën e parë jeta parlamentare në Shqipëri u dha pas urrejtjes. Ajo ishte një ndjenjë autentike dhe e edukuar mirë në komunizëm. Shqipëria në rregjimin komunist përjetoi një periudhë që ka stigmatizim thënien e Bertolt Brehtit: “Askush nuk është i cmendur sa një komunist i cmendur”. Antikomunizmi shqiptar i pas viteve 90-të nuk pati një fat të ndryshëm.
Revolucioni ynë demokratik i ngjau një fëmije të frikësuar dhe të plakur përpara kohe.
Pavarësisht kritikës, Kuvendi i Shqipërisë në tranzicionin 25 vjecar modifikoi mënyrën e të menduarit të një brezi dhe të atij pasardhës. Mbi dështimet e veta tempulli i politikës hodhi themelet e një shoqërie tolerante.
Të dashur miq
Dështimi në politikë është një dështim intelektual. Ai në cdo rast mbetet një dështim i dobishëm dhe që të ofron mundësinë e mospërsëritjes.
Kur flasim për parlamentarizmin si tempull të mos harrojmë se politikanët që zgjedhin të vërtetën përballë famës janë pak. Në Shqipëri politika nuk arriti transformimin moral të shoqërisë falë burimeve të zgjuarsisë apo forcës shpirtërore brenda vetes. Pagimi i borxheve të vjetra u konsiderua një gjest teatral.
Përpëlitja jonë sociale tregoi ndarjen midis klasës politike dhe shtresës intelektuale. E vërteta është se as njëra dhe as tjetra nuk përcuan ndonjë lloj ideologjie vec oportunizmit.
Tempulli i parlamentarizmit tonë nuk ndërtoi botën e ndërgjegjes por atë të privilegjit. Ai krijoi me shumicë politikanë që jetojnë në flluskën e tyre të ajrit dhe të qartë vetëm për mungesën e koherencës.
Kjo është një analizë që nuk mbart panik. Ajo është vlerësim se trajtimi i politikës si ekspertizë po e vret atë nga pak cdo ditë.
Parlamentarizmi i sotëm po goditet edhe nga fenomeni i marrjes me sensacionalen dhe përpjekjen dëshpëruese për të qëndruar në “pararojë”.
Kriza në politikë jeton me pritjen e zgjidhjes. Vjen një moment kur politika nuk e formon më politikanin por është ky i fundit që përcakton politikën. Dilema e këtij momenti i jep kuptim Parlamentit si Tempull i fjalës dhe mendimit. Pavarësisht, se në vendin tonë jo rrallë e para ka luftuar të dytën.
Në Shqipëri kanë ndryshuar mjaft gjëra. Ajo mbetet e varur midis një të kaluare komuniste që tenton ta kapërcejë dhe një të ardhmeje europiane të shkruajtur në letër. Toka e shqiponjave gjithsesi mbetet vendi i nipave dhe mbesave ku desidenca është trajtuar si rebelim.
Në Tempull, nga të gjitha despotizmat, më e keqja është ajo e ideve. Bashkimi i fjalëve “tempull” dhe “parlament” ku njëri vlerëson shenjtërinë dhe tjetri të kuptuarit, janë rezultati hibrid i politikës
Ky është një përfundim aspak cinik për ti uruar kujtdo mirëserdhjen në Tempullin e politikës shqiptare. Fjala “hibrid” na justifikon mjaftueshëm.
*(Fjalë e mbajtur në aktivitetin e organizuar nga Fondacioni “Konrad Adenauer” me temë “25 vjet demokraci parlamentare në Shqipëri”)
Next Post

Drenica kërkon pjesë në zgjedhjet e PDK-së dhe në qeveri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nëntë ish-magjistratë të shkarkuar nga vettingu kërkojnë rikthimin në drejtësi

Nëntë ish-magjistratë të shkarkuar nga vettingu kërkojnë rikthimin në drejtësi

October 4, 2026
Irani vendos kushtet për fundin e luftës, në fokus Ngushtica e Hormuzit

Irani vendos kushtet për fundin e luftës, në fokus Ngushtica e Hormuzit

October 4, 2026
Ofensivë dhe kundërsulm! Taizi përfshihet nga luftimet e ashpra

Ofensivë dhe kundërsulm! Taizi përfshihet nga luftimet e ashpra

October 4, 2026
Pse flamingot e mbetura prishin koncertet?

Pse flamingot e mbetura prishin koncertet?

October 4, 2026
“Jo në emrin tim”/ Protesta masive në Bruksel pas dënimit të ish-krerëve të UÇK

“Jo në emrin tim”/ Protesta masive në Bruksel pas dënimit të ish-krerëve të UÇK

October 4, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Kurti po i ofron “ujë në shoshë” opozitës

October 4, 2026
Maqedonia e Veriut sfidon Bullgarinë, kërkon takim pas ndërhyrjes së BE-së

Maqedonia e Veriut sfidon Bullgarinë, kërkon takim pas ndërhyrjes së BE-së

October 4, 2026
“Lufta” nis para 90 minutave! Përplasje e fortë në prag të Irlandë-Izrael

“Lufta” nis para 90 minutave! Përplasje e fortë në prag të Irlandë-Izrael

October 4, 2026
Hetimi/ 3335 celularë dhe karta SIM, politikanë dhe anëtarë të grupeve kriminale në përgjim nga SPAK!

Kur shoqëria humb kufirin mes publikes dhe privates

October 4, 2026
BE sfidon Rusinë: Nuk largohemi nga Kievi, kërcënimet nuk do të funksionojnë

BE sfidon Rusinë: Nuk largohemi nga Kievi, kërcënimet nuk do të funksionojnë

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com