• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

A është mungesa e ujit, shkaktar i konfliktit në Siri? 

by
08/09/2015 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lufta më e hershme e dokumentuar rreth ujit ka ndodhur rreth 4500 vite më parë, kur ushtritë e Lagash dhe Umma, qytetet shtet pranë kryqëzimit të lumenjve Tigër dhe Eufrat, luftuan me shtiza dhe me qerre pasi mbreti i Ummas kishte drenazhuar një kanal vaditës që vinte nga lumi Tigër. “Enannatum, sundimtari i Lagash, shkoi në luftë”, thuhet në një shkrim të gdhendur në një gurë të lashtë dhe “la pas 60 ushtarë [të vdekur] në bregun e kanalit”.

Humbja e ujit e dokumentuar nga Gravity Recovery and Climate Experiment (GRACE), një grup satelitësh që operojnë nga NASA dhe Qendra e Hapësirës Ajrore e Gjermanisë, sugjeron se një konflikt për ujin mund të shpërthejë në bregun e lumit përsëri, transmeton Telegrafi.

Gjatë matjeve të ujërave nëntokësorë të bëra ndërmjet viteve 2003-2009, është vlerësuar se pjesa Tigër-Eufrat e cila përfshinë Turqinë, Sirinë, Irakun dhe Iranin Perëndimor, është pjesa e cila është duke humbur ujin më shpejt se çdo vend tjetër në botë, përveç Indisë veriore.

Gjatë kësaj periudhe, miliona e miliona kubikë ujë janë zhdukur na rajoni, si rezultat i pakësimit të shirave dhe politikave të dobëta të menaxhimit të ujit.

Kjo sasi e ujit llogaritet e barabartë me të gjithë ujin e Detit të Vdekur.

Drejtori GRACE së, Jay Famiglietti, një hidrologët në Universitetin e Kalifornisë, këto të dhëna i quan “alarmante”. Ndërsa shkencëtarët kanë kapur rënie të nivelit të ujit, ekspertët politikë kanë vërejtur tensione në rritje. Në Irak, mungesa e një qeverie të fortë që nga viti 2003, thatësira dhe ngushtimi i akuifereve kanë çuar në një valë të fundit të vrasjeve të zyrtarëve të departamentit të ujitjes dhe në përleshje mes klaneve rurale.

Disa ekspertë kishin parashikuar se këto grindje lokale mund të eskalojnë në konflikte të armatosura në shkallë të gjerë. Në Siri, një thatësirë shkatërruese duke filluar në vitin 2006 detyroi shumë fermerë të braktisin fushat e tyre dhe emigrojnë në qendrat urbane, transmeton Telegrafi. Siç shkruajnë mediat e huaja, ka disa prova se migrimi ka nxitur luftën civile atje, ku 80.000 persona kanë vdekur. “Kishte shumë të zemëruar, meshkuj të papunë që ndihmuan shkaktimin e një revolucioni”, kishte thënë Aaron Wolf, një ekspert i menaxhimit të ujit në Oregon State University, i cili shpesh viziton Lindjen e Mesme. Shkaku i ujit, tensionet mes kombeve janë gjithashtu të larta. Që nga viti 1975, diga dhe hidrocentrale të ndërtuara nga Turqia kishin ulur rrjedhjen e ujit për Irakun me 80 për qind dhe në Siri me 40 për qind. Siria dhe Iraku kanë akuzuar Turqinë për krijimin e rezervave të ujit. Dhe hidrologët thonë se vendet duhet të gjejnë alternativa për të gjetur zgjidhje. “Uji nuk njeh kufij politikë. Njerëzit kanë nevojë për të”, thotë Famiglietti.

Një shembull i tillë është edhe ai i takimit të zyrtarëve izraelitë dhe jordanezë për herë të parë në dy dekada, për të diskutuar rehabilitimin e lumit gati të tharë Jordan, ku Izraeli kishte rënë dakord për lirimin e ujërave të ëmbla poshtë lumit.

“Do të mund të ishte një model” për rajoni Tigri-Eufrat, thotë Gidon Bromberg, bashkëdrejtor i “Miqve të Tokës së Lindjes së Mesme”. Dhe ndoshta historia mund të sugjerojë një rrugë: Traktati i parë në botë ndërkombëtar i ujit, tani që qëndron në Louvre, i dha fund luftës midis Lagash dhe Umma-s.

Next Post

Mona, qeni antidrogë që zbuloi 1 ton kokainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
Të përjashtuarit në PD/ Gazetari Hoxha: Ishin mbështetës të Rithemelimit të Berishës, dalja pro Salianjit u kushtoi

Të përjashtuarit në PD/ Gazetari Hoxha: Ishin mbështetës të Rithemelimit të Berishës, dalja pro Salianjit u kushtoi

April 5, 2026
“Situata po del jashtë kontrollit”, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran

“Situata po del jashtë kontrollit”, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran

April 5, 2026
Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

April 5, 2026
Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

April 5, 2026
Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In