• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A është model suksesi Berisha në përballjen me SPAK?

by Mero Baze
26/12/2025 20:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Prej gati dy vitesh Sali Berisha është në betejë të përditshme politike me SPAK për shkak të nisjes së një procesi penal ndaj tij dhe dhëndrit të tij për ‘kapje të shtetit’ në procesin e kthimit të pronës dhe privatizimit të territorit të ish-Klubit Partizani.

Të gjithë ata që ishin skeptikë për fitoren e Berishës, tani ka një statistikë konkrete që i jep fitoren Berishës.

Pas betejës së tij më shumë se dyvjeçare, të përditshme, kundër SPAK, Berisha është i vetmi politikan ndaj të cilit SPAK nuk ka reaguar me masa më të ashpra ligjore, për shkak të kundërshtimit të tij. Edhe pse ai ka folur me një gjuhë degraduese ndaj institucionit dhe kreut të tij Altin Dumanit, nuk ka pasur ndonjë “hakmarrje” ndaj tij në aspektin ligjor, siç ka pasur ndaj politikanëve të tjerë që kundërshtuan akuzën.

Fjala vjen, Ilir Beqaj, i cili u procedua fillimisht në gjendje të lirë për koncesionin e sterilizimit, vetëm se bëri betejë ligjore me SPAK për marrjen e dosjes pa qenë nevoja të paguante, iu shtua një akuzë tjetër banale për një faturë restoranti të një ndihmësi të tij dhe u burgos. Pastaj iu shtua dhe akuza për grup kriminal, pasi kërkoi nga qelia të njihej me akuzën.

Erion Veliaj po ashtu u nis me tre akuza dhe pas çdo kundërshtimi i shtonin edhe nga tre të tjera, sa herë numëronin fustanet e Ajolës.
Ndërsa Dumani ka premtuar të shtojë dhe tre të tjera “që të mos e shohë dritën e diellit”.

Por kjo qasje hakmarrëse ndaj politikanëve të lartë të pushtetit, nuk ka qenë e njëjtë me Berishën. Përkundrazi, qasja e Berishës ndaj SPAK ka funksionuar.
Politikanët socialistë, për të cilët prokurorët përbetohen se “nuk do ta shohin dritën e diellit”, janë shumë larg fuqisë që ka Berisha, i cili ka bërë së paku që katër qytetarë të mos e shohin dritën e diellit më kurrë prej tij dhe 26 të tjerë të mos e shohin më dritën e diellit prej djalit të tij.

Berisha dhe i biri gëzojnë jo vetëm dritën e diellit, por dhe gjithë pasuritë e fituara nga pushteti i tyre.

Kjo qasje agresive e Berishës ndaj SPAK, në fund, rezulton shumë më e suksesshme se qasja e Edi Ramës, i cili, ngaqë e konsideron Reformën në Drejtësi pjellë të vetën, vazhdon të ketë një qasje donkishoteske në raport me SPAK, pasi nga një anë i duhet si stoli për në Evropë, nga ana tjetër po i bën gropën rrugës së Shqipërisë për në Evropë, pasi me këtë ritëm SPAK do ta klasifikojë Shqipërinë si vendin më të korruptuar në glob, jo më në Evropë.

Për këtë arsye, ose jemi përballë një institucioni të dobët që shmang përballjen me politikanë të fortë dhe gjurmon ata që i hapin rrugë, ose jemi para një institucioni që ka një pakt politik me Berishën, dhe kjo e bën tragjikomike gjithë ngrehinën e reformës.

Cilado të jetë nga këto arsye, qasja e Berishës në këtë histori ka rezultuar shumë më e suksesëshme se ajo e Ramës. Dhe më e shpërblyer prej tyre.

Next Post
Tragjedi familjare/ Burri në Florida vret gruan dhe plagos të bijën pas sherrit mbi ndeshjen e NFL

Tragjedi familjare/ Burri në Florida vret gruan dhe plagos të bijën pas sherrit mbi ndeshjen e NFL

Comments 2

  1. Vlora says:
    2 weeks ago

    Po si qenka banale akuza ndaj Beqajt o Mero??
    Pupupu
    Relativizimi keshtu i korrupsionit nuk e ndihmon opinionin publik. Shpresoj ta besh pa dashje

    Reply
  2. Builder says:
    2 weeks ago

    Më bëj baba, të të ha kokën.
    O Ramë, o sot, o kurrë.
    SPAK, ka rekrutuar njerëz të afert me ty në staf, në shtepi e zyrë, të kanë futur çimka, morra, tartabile e bubuuzhela, vetëm e vetëm të të kontrollojnë, të mbledhin prova që ti kenë të gatshme në finalizim, me një fjalë të të ndjekin pa leje gjykate dhe pa të të hequr mandatin.
    Po ndiqesh non stop.
    SPAK-un e ke në sofër, në votër, në shtepi e zyrë, deri edhe tek shoferët e truprojat.
    Kot nuk ka kerkuar SPAK të ketë forcën e vet policore dhe ate të nderhyrjes së shpejtë, në varësi të sajë e të pavarur nga policia e shtetit ??? !!!
    Po Dumanit, kot i ka dalë emri, si guvernator i përgjithshem i Kosovës ?
    Prandaj o Ramë, o sot, o kurrë.
    Spakistet, duan të shkrijnë PS dhe të të denojnë ty, vetëm e vetëm, pse i krijove.
    Kaq.

    Reply

Leave a Reply to Builder Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

January 10, 2026
Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

January 10, 2026
Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

January 10, 2026
Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

January 10, 2026
Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

January 10, 2026
“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të  Berishës

“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të Berishës

January 10, 2026
U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

January 10, 2026
Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

January 10, 2026
Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

January 10, 2026
Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In