Admir Luma nga Gllobocica e Kaçanikut, beson se është sozia e futbollistit më të mirë në botë, Lionel Messi.
Kështu beson edhe vetë trajneri i klubit të fshatit Flamurtari, Zimer Luma, transmeton Klan Kosova.
Përveç dukjes, Luma luan me top ngjashëm si Messi i vërtetë. E vetë futbollisti, ka dëshirë që të luajë përkrah idolit të tij.
Luajti apo jo me Messin e Argjentinës, 21 vjeçari që luan futboll që nga mosha 7 vjeçare, tashmë e ka marrë epitetin. Së paku, në fshatin tij të lindjes.









