• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A është ky drejtori i BE që sulmoi Berisha?

by A R
13/04/2017 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita vijon prej më tepër se 50 ditësh protestën e saj në çadrën e ngritur në bulevard, nga ku kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe formimin e një qeverie teknike. Opozita në të njëjtën kohë ka bojkotuar Kuvendin dhe procesi i Vettingut është bllokuar. Përballë paralajmërimeve të opozitës se nuk do të shkojë në zgjedhje, ndërkombëtarët kanë intensifikuar thirrjet drejt opozitës për t’i dhënë fund bojkotit dhe braktisjes së procesit zgjedhor.

Por teksa qëndrimet nga Bashkimi Evropian dhe SHBA kanë qenë konstante kundër aksionit të opozitës për bllokimin e reformave, tashmë krerët e opozitës janë hedhur në sulm duke akuzuar rëndë zyrtarët e BE. Lulzim Basha ka deklaruar se  “ndërkombëtarët që kanë dalë kundër PD janë pjesë e komplotit të Edi Ramës dhe janë korruptuar me lekët e drogës”.

Ndërkohë, Berisha sot nga çadra sulmoi ashpër një zyrtar të BE të cilin nuk i’a përmendi emrin. Ai tha se një drejtor i BE “erdhi në Tiranë si anëtar i klubit të kanabisit të Edi Ramës”.

Ai i’u referua zyrtarit që sipas kreut të PBDNJ Vangjel Dule, u kërkoi partive të vogla të braktisin PD e të shkojnë në zgjedhje.

Por, nëse Berisha nuk i përmend emrin, në disa portale pranë Partisë Demokratike kanë publikuar emrin e Eduard Auer, shef i Divizionit për Ballkanin Perëndimor, si zyrtari që sipas tyre u ka kërkuar partive të vogla të largohen nga çadra.

Berisha teksa e akuzonte, i’u referua “drejtorit që nuk ia di emrin”, siç tha ish-kryeministri.

/JavaNews/a.m.

Next Post
PD mes bojkotit të Kuvendit dhe protestës, pritet mbledhja e kryesisë

Edhe "Associated Press" pasqyron thirrjet e BE: Bojkoti i opozitës po bllokon integrimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com