• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A është kjo arsyeja pse Basha-Kryemadhi nxitojnë për vettingun në politikë?

by A R
19/09/2018 10:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha në mënyrë të papritur, këtë fillim shtatori kërkoi veting në politikë.

Tashmë ka bërë edhe një draft për këtë nisëm.

Përveç kontradiktave të shumta për nismën e tij, pikëpyetja më e madhe është përse Lulzim Basha dhe aleatja e tij Monika Kryemadhi, e kanë me kaq nxitim, pasi sipas Bashës, vetingu në politikë duhet të bëhet sa më shpejt, pasi është një urgjencë kombëtare.

Dhe ky nxitim duket se e ka një arsye: Basha-Kryemadhi po tentojnë të shmangin Strukturën e Posaçme Antikorrupsion.

Që SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit të jenë tërësisht funksionale do të duhen disa muaj.

Së pari, duhet ngritur KLGJ e KLP dhe 2 muaj pas tyre nis ngritja e SPAK.

Por që kjo strukturë të jetë funksionale, është po në dorë të opozitës.

Kushtetuesja ka rrëzuar nenet bazë të ligjit për KLGJ dhe KLP dhe këto organe nuk marrin dot vendime.

Ato duhet të emërojnë gjyqtarët dhe prokurorët e SPAK.

Nëse nuk bëhen ndryshimet në ligj, SPAK nuk funksionon.

Pra duket se kemi të bëjmë me dy skenarë: Nga njëra anë opozita shtyn ngritjen e SPAK dhe nga ana tjetër do që të bëhet sa më shpejt vetingu në politikë.

Duket pra, se e gjithë kjo lëvizje është strategji për të mbyllur vetingun para se SPAK të marrë jetë.

Kjo bëhet me qëllim që ata që largohen të mos jenë objekt i SPAK.

Ky organ në fokus të tij do të ketë fillimisht politikanët aktivë, pra nga presidenti te deputetët.

Por nëse dikush prej tyre largohet me vetingun në politikë, ai i shpëton SPAK, pasi kur ky organ të ngrihet, ai nuk do jetë në politikë.

Pra duket se kemi të bëjmë me një skenar të mirëmenduar nga dyshja Basha-Kryemadhi, që ata që kanë të hapura punët me prokurorin, t’i mbyllin para se të vijë SPAK dhe ata që mbeten në Parlament, të kenë sistemuar të gjithë problemet që kanë me pasurinë dhe pastërtinë e figurës.

Kjo pasi për ata që e kalojnë vetingun do jetë më e vështirë të rihapen hetimet.

Nisma e Lulzim Bashës ndërkohë ka disa pikëpyetje.

Të cilave, as ai, as këshilltarët dhe as aleatët e tij, nuk dinë si t’iu përgjigjen.

Pikëpyetja më e madhe është se kush do e bëjë vetingun në politikë?

Basha tha se do bëhet nga ekspertë që nuk do i zgjedhë Parlamenti.

Atëherë kush do i zgjedhë? Do kemi të bëjmë me një komision ad hoc, apo do jetë një strukturë tjetër që do merret me këtë proces?

PD po ashtu ka deklaruar se nuk do lejohen në proces asnjë prej institucioneve që kanë lidhje politike.

Por nëse ndodh kjo, gjithçka do dështojë.

Për pastërtinë e figurës janë vetëm 3 institucione që kanë informacione: në krye është DSIK, më pas vijnë SHISH dhe Prokuroria.

Dy të parat kanë varësi drejtpërdrejt nga kryeministri, ndërsa sa i takon kryeprokurores ajo është zgjedhur po nga politika.

Në lidhje me pasurinë, i vetmi institucion kushtetues për verifikim është ILDKP, kryetari i të cilës është zgjedhur po nga politika.

PD e pranoi që të ketë veting për pasurinë, por nuk thotë nëse aty do përfshihen apo jo familjarët.

Basha deklaroi se do kërkojë monitorim ndërkombëtar, por nuk dihet se kush do e bëjë këtë monitorim, pasi në rastin e vetingut në drejtësi ishte një proces goxha i gjatë përzgjedhja e ekspertëve të ONM.

Pra, as vetë Basha dhe PD nuk e dinë se çfarë kërkojnë dhe si do e zbatojnë vettingun në politikë.

Se nga ato që kanë thënë deri më tani, mbetet vetëm që të ngrihet një komision me Klevisin e Fahriut dhe Ervinin e Shegushes, për të bërë vetingun e politikës!/Tema

Next Post
3.4 mln eurot/  ‘Më lironi, do shkoj në shkollë’, Gjykata rrëzon Klevi Likën

3.4 mln eurot/ 'Më lironi, do shkoj në shkollë', Gjykata rrëzon Klevi Likën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In