• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

A është Interi për titull? Ja 5 dritëhije pas derbit

by
14/09/2015 12:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A është Interi për titull? Ja 5 dritëhije pas derbit

Tani është zyrtare. Tifozët e Interit kanë të drejtën të ëndërrojnë për diçka më shumë se kualifikimi në Champions League në këtë sezon. Derbi i mbrëmjes së djeshme e ka treguar këtë. Skuadra e Mancinit është kthyer të kryesojë në kampionatin italian pas një kohe të gjatë dhe është treguar cinike duke marrë tri pikë pavarësisht se kuqezinjtë kanë krijuar më shumë raste të pastra. Por jo gjithçka ka shkuar mirë për Interin në sfidën e “San Siros”

Puna e Mancinit

Ky kryesim është veçanërisht meritë e tij. Po, dakord, klubi ka fituar titullin e merkatos. Por Interi i tij, që ka aktivizuar pesë lojtarë të rinj nga minuta e parë, ka luajtur si skuadër. Në këtë moment krahasimi me Juventusin është shumë i lehtë. E njëjta situatë, tetë pikë më shumë në tri javë. Si Mancio, Allegri po përballet me një organikë të revolucionarizuar, por ka marrë një barazim dhe dy humbje. Tani trajneri i Interit ka në dispozicion dy module dhe interpretuesit e duhur për të rezistuar deri në fund. Çelësi do të jetë kroati Perisic, që gjithsesi duket se nuk i ka pëlqyer aktivizimi si fantazist. Me Jovetic, autor i një paraqitje shumë të mirë në pjesën e parë, ka mundësi që në të ardhmen të shohim një rreshtim 4-3-3 të nivelit të lartë.

Melo, lider taktik dhe jo vetëm

Një moment i keq për ata që janë tifozë të Juves. “Po si, ai mesfushor që ka bërë një paraqitje të bukur para mbrojtjes zikaltër është lojtari i dhunshëm dhe histerik që kemi parë ne në Torino?”. Mancini ka këmbëngulur shumë për ta pasur në dispozicion brazilianin. Dhe 90 minutat e para kanë qenë më shumë se pozitive. Dy ndërhyrje të tijat dhe Honda, që në të vërtetë ka zhgënjyer dje, ka dalë jashtë lojës. Gjithmonë i gatshëm të ndihmojë skuadrën në mbulim dhe në rikuperimin e topave. Lider taktik dhe emocional: i ka dhënë menjëherë një shqelm Balotellit për ta provokuar. Dhe në një derby duhen edhe gjëra të tilla.

Handanovic bind

Në këtë botë të rrëmujshme të futbollit ku gjithçka ndryshon sa hap dhe mbyll sytë vihen në diskutim edhe lojtarë si ai slloven. “Ta shesim dhe të fitojmë një shumë të mirë, nuk është më ai i mëparshmi”, kanë thënë këtë verë tifozët interistë, ose një pjesë e mirë e tyre. Pritja ndaj Luiz Adriano pas 3 minutash lojë vlen sa goli i Guarin. Daljet e tij i japin garanci dhe siguri mbrojtjes dhe në fund i ka thënë jo edhe Balotellit. I rigjetur, edhe pse nuk kishte humbur asnjëherë.

Icardi, me vonesë

A mund të mjaftojë një ndeshje zhgënjyese për të hequr dorë nga një qendërsulmues i talentuar i datëlindjes 1993? Sigurisht që jo, flasim për një lojtar që do të shkruajë shumë faqe në librin e futbollit. Gjithsesi, mbrëmjen e djeshme është dukur pak me vonesë për sa i takon gjendjes fizike pas dëmtimit të pësuar kundër Atalantës në javën e parë. Rasti i humbur në minutës së 43-të nuk i takon repertorit të tij. Por do të zhbllokohet shumë shpejt.

Kondogbia, në hije

Edhe në këtë rast kemi të bëjmë me një dështim, nëse mund ta quajmë kështu. Ish-lojtari i Monaco e ka mbyllur në rritje një ndeshje të filluar duke qëndruar shumë në hije. Deri kur Kucka ka qenë në fushë francezi ka vuajtur, duke u dukur i turpshëm në disa momentet dhe shumë i lidhur me këmbën e majtë. E ka pasur më të lehtë me Polin. Përshtypja është se një mesfushor me cilësitë e tij duhet të guxojë më shumë, duke kërkuar portën dhe depërtimet më shpesh. Siç ka thënë Mancini, i duhet kohë, por mund të bëhet një lojtar shumë i madh./Telesport.al

 

Next Post

Boçi: Në Berat një i dënuar për korrupsion, drejtor shkolle

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ngriti” në këmbë policinë e Dibrës, kush është 35-vjeçari i akuzuar për tre vepra penale. Efektivi 40-vjeçar i “Shqiponjave” ra nga muri

“Ngriti” në këmbë policinë e Dibrës, kush është 35-vjeçari i akuzuar për tre vepra penale. Efektivi 40-vjeçar i “Shqiponjave” ra nga muri

March 4, 2026
I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

Goditen ambasadat e SHBA në Dubai e Katar, mbi 1 mijë viktima në Iran, Izraeli: Do vrasim pasuesin e Khamenei

March 4, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

March 4, 2026
Bllokohen në Rinas gati 1 mijë pajisje elektronike

Bllokohen në Rinas gati 1 mijë pajisje elektronike

March 4, 2026
“Fituesi i parë i luftës me Iranin”/ The Economist: Si po imponon Netanyahu logjikën izraelite të luftës në Perëndim

“Fituesi i parë i luftës me Iranin”/ The Economist: Si po imponon Netanyahu logjikën izraelite të luftës në Perëndim

March 4, 2026
Pse Shqipëria është vendi më i dallluar i Europës kundër Iranit

Pse Shqipëria është vendi më i dallluar i Europës kundër Iranit

March 4, 2026
A është nul çështja penale e “Sterilizimit”?

A është nul çështja penale e “Sterilizimit”?

March 4, 2026
“Trump nuk e di çfarë do”, Ish-drejtori i CIA-s: Nuk ndryshohet një regjim me bomba. Rreziku i kësaj lufte…

“Trump nuk e di çfarë do”, Ish-drejtori i CIA-s: Nuk ndryshohet një regjim me bomba. Rreziku i kësaj lufte…

March 4, 2026
I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

March 4, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

“E dimë ku do të takohen Khamenei dhe këshilltarët e tij”, telefonata e fundit Trump-Netanyahu që dha dritën jeshile për sulmin ndaj Iranit

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In