• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A është i mundur patronazhimi i votës së diasporës?

by Ervis Iljazaj
10/12/2024 14:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Në mbledhjen e kryesisë të Partisë Socialiste, kryetari i saj Edi Rama, kërkoi nga partia e tij identifikimin e të gjithë votuesve të diaspsorës. Duket qartë që vota e emigrantëve është shqetësimi kryesor i kryeministrit. Fill pas kësaj porosie u ngritën dhe diskutime dhe qëndrime të cilët e akuzojnë Edi Ramën për ngritjen e një sistemi të ngjashëm me atë të patronazhistëve në Shqipëri.

Sigurisht patronazhimi i votës është në kufijtë e ligjshmërisë. Mazhoranca e quan atë procedurë normale elektorale që e aplikon çdo parti dhe në shtete të tjera, edhe pse praktikat e tjera janë pak më ndryshe dhe kultura politike është e ndryshme po ashtu. Sepse të marrësh të gjitha të dhënat e votuesve se ku punojnë, ku jetojnë dhe çfarë problemesh kanë, sigurisht që është një armë e fortë në duart e pushtetit duke patur parasysh që vota në Shqipëri është kryesisht klienteliste, dhe fati i njerëzve varet nga politika. Ndërsa në vendet e tjera demokratike puna, ekonomia dhe shumë gjëra të tjera janë të pavarura nga pushteti. Për opozitën sistemi i ptronazhistëve është plotësisht një manipulim elektoral.

Dhe kësaj here opozita ka ngritur alarmin dhe për patronazhimin e votës së diasporës. Jo vetëm PD, por edhe partitë e reja politike të cilat kanë një shpresë të madhe te vota e shqiptarëve në emigracion pasi shpresojnë që ata të gjykojnë më shumë me një lloj idealizmi, ndryshe nga ç’ndodh brenda Shqipërisë. Por pyetja që ngrihet është se a mundet të patronazhohet vota e diasporës? Vota e tyre duket që do të jetë beteja e fortë e të gjitha palëve politike duke parë që palët kanë një elektorat tashmë të kristalizuar në shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri.

Jashtë Shqipërisë dihet që ekziston një Shqipëri tjetër. Janë pothuajse aq votues sa janë dhe brenda kufijve. Por jo vetëm kaq, me shumë gjasa dhe sjellja politike e tyre është ndoshta e panjohur dhe mund të jetë ndryshe. Interesat, kultura apo bindjet i bëjnë votuesit jashtë Shqipërisë një target grup të vështirë për politikën.

Edhe fushata elektorale që do të zhvillohet për zgjedhjet e ardhshme do të ketë dy regjistra për sa i përket retorikës. Ose më saktë, kështu duhet të jetë. Dy regjistra, pasi ndryshe politika do të duhet ti flasë shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri dhe ndryshe atyre që jetojnë jashtë saj. Nuk dihet ende gjithashtu se sa do të jetë pjesëmarrja e tyre në votimet. Të gjitha këto elementë e bëjnë votën e diapsorës një të panjohur të madhe.

Në pamje të parë duket sikur vota e emigrantëve shqiptarë nuk mund të orientohet apo të kontrollohet, pasi ata tashmë kanë ndërtuar jetën e tyre jashtë Shqipërisë dhe nuk e e lidhin fatin e tyre me politikën këtu. Ndoshta kanë një kulturë tjetër të sjelljes politike dhe kjo i bën që të jenë më autonomë. Mirëpo një pjesë e madhe e tyre vazhdojnë akoma të kenë familjet këtu, të kenë probleme të pazgjidhura në vendin e tyre. Në këtë kuptim, pushteti ka të gjitha mundësitë të patronazhojë dhe votën e tyre.

Duke qenë se opozita ka shumë më pak mjete në duar se sa pushteti për të bërë fushatë jashtë Shqipërisë, atëherë vota e diasporës do të jetë një target edhe më i vështirë për të se sa i votës së shqiptarëve që jetojnë këtu. Prandaj aprovimi i votës së diasporës për të cilën opozita dha votën e saj, është një bast i madh për Partinë Demokratike. Mund të jetë një shans i madh por dhe një ‘boomerang’ për të cilën ndoshta do të pendohet. Megjithatë vota e diasporës e bën garën elektorale në 2025 edhe më interesate, edhe më kurioze nga pikëpamja politike. Sepse gjithçka mund të ndodhë!

Next Post
DASH dekoroi Dumanin, Ambasada e SHBA: Të nderuar të punojmë përkrah kampionëve për të mposhtur korrupsionin

DASH dekoroi Dumanin, Ambasada e SHBA: Të nderuar të punojmë përkrah kampionëve për të mposhtur korrupsionin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

April 5, 2026
Ekuipazhi i anijes “Shenzhou-21” realizon me sukses një sërë eksperimentesh hapësinore

Ekuipazhi i anijes “Shenzhou-21” realizon me sukses një sërë eksperimentesh hapësinore

April 5, 2026
Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, mesazh të koduar para protestës për gjuhën shqipe: Një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, mesazh të koduar para protestës për gjuhën shqipe: Një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm

April 5, 2026
“Mos komunikoni më në Signal”, KE u kërkon zyrtarëve të saj të shmangin bisedat në aplikacion: Është hakeruar

“Mos komunikoni më në Signal”, KE u kërkon zyrtarëve të saj të shmangin bisedat në aplikacion: Është hakeruar

April 5, 2026
Emri i saj u përmend në dosjet Epstein, reagon modelja Gigi Hadid: Shqetësuese ajo që thuhet për mua, unë…

Emri i saj u përmend në dosjet Epstein, reagon modelja Gigi Hadid: Shqetësuese ajo që thuhet për mua, unë…

April 5, 2026
Investigimi i ‘The Sun’: Pesë shqiptarë burgosen çdo ditë në Britaninë e Madhe

Investigimi i ‘The Sun’: Pesë shqiptarë burgosen çdo ditë në Britaninë e Madhe

April 5, 2026
Begaj uron Pashkët nga Shëngjini: Harmonia fetare në Shqipëri është gurthemeli i shoqërisë tonë

Begaj uron Pashkët nga Shëngjini: Harmonia fetare në Shqipëri është gurthemeli i shoqërisë tonë

April 5, 2026
Shqipja në rrezik? UGSH ngre alarmin për shkeljet në RMV, mbështet protestën e studentëve

Shqipja në rrezik? UGSH ngre alarmin për shkeljet në RMV, mbështet protestën e studentëve

April 5, 2026
Analiza e REL: A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

Analiza e REL: A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

April 5, 2026
Rrëmbyen dhe vranë Ridvan Lamajn pas prishjes së pazareve për drogën: Kush është 40-vjeçari i arrestuar sot në Spanjë

Rrëmbyen dhe vranë Ridvan Lamajn pas prishjes së pazareve për drogën: Kush është 40-vjeçari i arrestuar sot në Spanjë

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In