• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkarkimi i drejtorëve dhe “fshikullimi” i Ramës ndaj bashkisë Vlorë/ Dredha: Kemi bërë analizë të thellë

by E S
07/07/2025 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha në “Ditarin Qendror” me Loneta Prognin, në A2 CNN i dha përgjigje disa pyetjeve lidhur me raportin e tij me kryeministrin, pasi edhe sot Edi Rama u pa teksa debatonte me të gjatë vizitës në lagjen Muradie, në lidhje me lirimin e hapësirave publike në qytetin bregdetar.

I pyetur nëse shkarkimi i mbi 21 drejtorëve të Bashkisë Vlorë me një të rënë të lapsit, pas kritikave nga kryeministri ishte i drejtë, Dredha tha se kërkesa e bërë prej tij për dorëheqjet e tyre erdhi pas një analize mbi punën në qytet.

“Ne bëjmë më të mirën për qytetin dhe kërkojmë më të mirën për qytetin nga gjithë ajo skuadër e madhe që ka Administrata e Bashkisë. Nëse thirrjet kanë qenë të shpeshta për të vendosur piketat, qoftë edhe pjesën organizative apo përditshmërinë e punës që bëjnë kushdo nga drejtuesit në Administratën e Bashkisë, normal që kemi bërë një analizë dhe shikojmë që ka gjëra që mund të bëhen shumë herë më mirë. Kjo nuk do të thotë që ne duam të djegim edhe të njomin me të thatin”, tha Dredha në “Ditarin Qendror” me Loneta Prognin, në A2 CNN.

Në vijim, Dredha shtoi se vijon analiza e thellë në këtë drejtim, “me qëllim që edhe të mos gabojmë”.

“Nuk është pushuar nga puna, por është kërkuar një dorëheqje, edhe nga ana ime dhe të gjithë e kanë përqafuar, nuk diskutohet. Dhe pastaj do të shohim si do të realizohet deri në fund, patjetër duke respektuar edhe të gjitha ligjet në fuqi”, theksoi kryebashkiaku i Vlorës.

Dredha me diplomaci iu përgjigj edhe pyetjes në lidhje me “mallkimin” që zë kryetarët e Vlorës, duke nisur me Shpëtim Gjikën e Dritan Lelin, e tanimë deri tek ai vetë, ku duket se kryeministri ia ka “tërhequr veshin” për dështimin e administratës lokale.

“Ndoshta duhet ta kishit bërë ndryshe pyetjen… Pse me Vlorën, jo pse me kryebashkiakët e Vlorës. Sepse ka një dashuri dhe ndjesi shumë të madhe për Vlorën kryeministri i vendit. Ju e dini që kur filloi transformimi i gjithë Shqipërisë ishte zanafilla nga Vlora. Duke filluar me Lungomaren që unë përmenda, është bërë një punë kolosale, në 10 vitet kohë janë investuar gati 600 milionë euro për Vlorën dhe patjetër të gjitha ato investime duhet të mbajnë të njëjtin standard që nga minuta e parë kur janë vendosur në jetë. Dhe kjo besoj e justifikon më së miri dhe këtë ,merak që ka kryeministri i vendit për Vlorën, pasi shikon edhe potencialin e madh që ka ky qytet për të ardhmen”, tha Dredha.

Next Post
“Trafikimi” i votës brenda partisë, klimë e keqe”, avokati Petraj: Kodi të rishikohet, duhet një model më i mirë

“Trafikimi” i votës brenda partisë, klimë e keqe”, avokati Petraj: Kodi të rishikohet, duhet një model më i mirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

March 27, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Borë dhe temperatura nën zero, të dielën rikthehet pranvera

March 27, 2026
Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

March 27, 2026
Açka: Berisha në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

“Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë dhe as ajo tjetra…”, Açka sulmon PD: I dhatë Ramës 83 mandate më 27 korrik….

March 27, 2026
Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

March 27, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Gjyqi i Maduros në SHBA/ Prokurorët : Ish-presidenti “plaçkiti” pasurinë e Venezuelës

March 27, 2026
Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

March 27, 2026
Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit 3.75%, më e lartë se mesatarja e BE-së

“Pas naftës do monitorojmë edhe çmimet e shportës së konsumit”, Ibrahimaj: Bordi do funksionojë deri kur…

March 27, 2026
Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

March 27, 2026
Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In