• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A është Faton Hajrizi patriot?

by Berat Buzhala
19/07/2024 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Berat Buzhala

Entuziazmi kur Faton Hajrizi e ka vra ushtarin rus, pas luftës, osht kanë pak a shumë i njëjtë me entuziazmin kur i njëjti Faton e ka vra policin serb tash.

Dallimi i vetëm që para vrajes së policit serb Fatoni e shijoi lirinë në arrati, e bashkë me lirinë edhe botën online, e cila i ka ikë për shkak të dy dekadave burg. U bo hit i tiktok për disa ditë, duke i atraktu mijëra veta në llajvat e tij.

E di qe shumë veta edhe nuk m’kuptojnë, ama bashkë me ushtarin rus, policin serb, Fatoni është viktima e tretë. Përveçse Fatonin ndoshta e ka vra shoqnia.

Dështimi me e socializu dhe rehabilitu, e ka shndërru Fatonin në të varur kronik nga adrenalina që ta jep vëmendja e publikut. Pra Fatoni e ka pasë të pamundun me e paramendu veten në margjina shoqnore, ku nuk folet për të.

Këtë standard ai ia ka imponu vetes që prej moshës 14 vjeçare.

Janë tragjike, jo veç krimet e tij, por edhe jeta e tij.

Ai ne botën e tij e konsideron veten në shërbim të një kauze kombëtare, njëfarë Don Kishoti që po lufton për interesa nacionale, përveç se kombi që ai flet në emën të tij tash e ka bo shtetin, ushtrinë e policinë, e nuk është i njëjti komb që ai e ka përfaqësu si femijë kur e ka vra ushtarin rus fill pas luftës.

Drama e Fatonit osht shume e ranë, po aq sa krimet e tij.

Fatkeqesisht ky shtet dhe kjo shoqni ka dështu dhe po dështon t’i edukojë edhe personat që janë ne liri, e le mo ata që janë në burg.

Burgjet tona viteve të fundit janë shndërru në institucione shkollore të grupeve të ndryshme radikale dhe kriminale.

Tash kur ju, shumë prej jush, rej kauçave të sallonave të juaj, po i thurni lavde Fatonit, familja e tij dhe ai vet po jetojnë momente të tmerrit.

Kurse krimi i kryer prej tij, perveç një satisfaksioni, le të themi – pasionant, se Fatoni e ka vra një polic serb, a përveç ndonjë kange idiotike, kurrfarë të mire shqiptarëve nuk ju bjen.

Next Post
E dashura 23-vjeçare e Robert Berishës “ndez” rrjetin me linjat e saj trupore

E dashura 23-vjeçare e Robert Berishës “ndez” rrjetin me linjat e saj trupore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In