• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A është edhe kjo ish-mësuese viktimë e degradimit të shoqërisë?

by Mentor Kikia
26/02/2026 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia

Kjo ish-mësuese, tashmë do të ketë punë edhe me drejtësinë, për ushtrim dhune ndaj nxënësve. Nuk ka asnjë arsye që ta justifikojë sjelljen e saj dhe veshjen e përparëses së mësuesit. Nuk kam asnjë qëndrim tjetër për këtë.

E di që mund të duket tepër, por unë nuk ndaj as të njëjtin mendim me lumin e sharjeve, mallkimeve, kërcënimeve e përbetimeve që mbushën rrjetin, për “t’ia këputur kokën, nëse do ia kishte bërë këtë fëmijës tim”, etj etj.

Edhe në këto kushte, unë po tentoj të them, se kjo mësuese është po kaq viktimë sa edhe fëmijët që ajo rreh.

Çfarë ndodhte në klasë?

Asnjë nxënës nuk kishte bërë detyrat.

Asnjëri nuk kishte hapur librin. Këdo që pyeste, nuk dinte asgjë.

Ajo, si një e çakërdisur, e lëshuar nga nervat, turret mbi ata që duhet ti mësojë, por që nuk mësojnë, duke u tjetërsuar në një njeri të dhunshëm.

Unë dua të bëj avokatin e djallit, në të cilin ishte shndërruar ajo.

Përse po i qëllonte fëmijët? Që të mësonin, apo jo? Por fëmijët janë “dru” dhe ajo bëhet bishë duke thënë se “ju jeni dru, jeni vetëm për të ngrënë e për të dhj…”. Por në fund, ajo kërkon që ata të mësojnë, jo që ti lajnë makinën asaj, apo jo? Dhuna nuk justifikohet, dhe ajo duhet të dorëzojë përparësen e bardhë. Por ajo është 58 vjeçe. Pret pensionin. Nuk është dorëzuar, që të thotë “në djall vafshi po nuk deshët të mësoni”. Në përpjekjen e saj për të bërë mësuesen, ka dalë nga binarët.

Unë jam i bindur se ka shumë, po shumë mësues që janë në pozicionin e saj. Ata duan ti mësojnë fëmijët, por kur dështojnë, thjeshtë shtrëngojnë dhëmbët. Britma e saj “Ma shpifët” është britma e një arsimtari që iu është shpifur profesioni.

Po prindërit e atyre fëmijëve e dinë se në ç’gjendje i kanë fëmijët e tyre? Sa prindër ka në këtë vend që nuk dinë as në cilën klasë i kanë fëmijët?

Unë nuk e justifikoj në asnjë fjalë e asnjë veprim atë ish mësuese, por e shikoj atë si viktimë të një sistemi arsimor, shoqëror e social që ka ardhur në degradim dhe ku detyra kryesore e mësuesit shpesh është të mbajë qetësi në klasë.

P.S: Për kursim kohe, atë pyetjen “po sikur t’ia bënte fëmijës tënd atë gjë, çfarë do të bëje ti?” -, mos ma bëni se nëse fëmija im do ishte në atë gjendje, unë do isha duke bashkëpunuar me atë mësuese e shpullën e parë ndoshta do ia jepja vetë.

Kjo është një ftesë për diskutim, pasi problemi nuk zgjidhet me përjashtimin apo arrestimin e një mësueseje.

Next Post
“Prania ushtarake e SHBA në Kosovë mbetet e rëndësishme”, Osmani pret të Ngarkuarën me Punë në ambasadën amerikane

“Prania ushtarake e SHBA në Kosovë mbetet e rëndësishme”, Osmani pret të Ngarkuarën me Punë në ambasadën amerikane

Comments 3

  1. ppa says:
    2 months ago

    Kikia eshte kokecepsh, por kete here aresyetimi i tij qendron dhe une i jap te drejte!

    Reply
  2. Prind i vertete says:
    2 months ago

    Plotesisht e vertete.Mesuesja para se te jete kriminele ,eshte nene,eshte prind por ne kete rast mbase per shkak edhe te profesionit eshte kthyer ne bishe.A nuk mendoni qe ajo ka nevoje per nje mjek se pari dhe te mos i veme duart aq thjeshte.Ajo nuk ka qene e tille per 30 e ca vite pune ,deri kur disa femije e nxoren nga binaret.Para se tia fusni gishtat ne sy tjetrit provoni njehere ti ktheni nga syte tuaj.

    Reply
  3. Hodo says:
    2 months ago

    Ajo mësuese, në rradhë të parë, është e pa edukatë, e pa formuar, është “LOPÇARE” në tru, duke ecur me parimin “ dajaku ka dalë nga xheneti”….sepse me këtë frymë është rritur e brumosur.
    Nga kjo monstër, nuk ke se ç’pret tjetër.

    Reply

Leave a Reply to ppa Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandal në Ukrainë! Ushtarë të kequshqyer në front, gruaja e njërit prej tyre nxjerr fotot, shkarkohet një komandant i lartë

Skandal në Ukrainë! Ushtarë të kequshqyer në front, gruaja e njërit prej tyre nxjerr fotot, shkarkohet një komandant i lartë

April 24, 2026
Sulmi terrorist në Banjskë, dënohen me burg përjetë dy serbë

Sulmi terrorist në Banjskë, dënohen me burg përjetë dy serbë

April 24, 2026
NATO reagon zyrtarisht! Mohon mundësinë e përjashtimit të Spanjës, pavarësisht presioneve nga Pentagoni

NATO reagon zyrtarisht! Mohon mundësinë e përjashtimit të Spanjës, pavarësisht presioneve nga Pentagoni

April 24, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Hëna e Plotë në Akrep ‘trondit’ shenjat, Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e horoskopit

April 24, 2026
“Falë zotit e mposhta”, Kryeministri izraelit Netanyahu me kancer në prostatë

“Falë zotit e mposhta”, Kryeministri izraelit Netanyahu me kancer në prostatë

April 24, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

April 24, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Kafshët e Fermës dhe kafazi i gjykatës

April 24, 2026
Ndryshime në Kodin Rrugor, 70 orë trajnim për shoferët e rinj profesionistë, ndryshon testi teorik dhe praktik

Ndryshime në Kodin Rrugor, 70 orë trajnim për shoferët e rinj profesionistë, ndryshon testi teorik dhe praktik

April 24, 2026
Fjalimi i Qoses në Novi Sad në 1985: Për ju që akuzoni shqiptarët për genocid

Fjalimi i Qoses në Novi Sad në 1985: Për ju që akuzoni shqiptarët për genocid

April 24, 2026
Arrestohet Altin Shehu në Tiranë, në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar

Operacion në Sarandë, lëvizte i armatosur në qytet, prangoset 30-vjeçari nga Vlora

April 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In