• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A është edhe heshtja e Presidentit Ilir Meta, flori?

by Alfred Peza
07/11/2018 22:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Prej 10 ditësh, pyetja që po bëhet gjithnjë e më shpesh nga shqiptarët, është: Përse hesht Presidenti i Republikës Ilir Meta, në lidhje me arësyet e mosdekretimit të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm? Përse nuk ka asnjë gjurmë të qëndimit të kreut të shtetit në lidhje me këtë çështje, në website-n zyrtar të institucionit? Përse hesht opozita jonë në lidhje me aktin e mosdekretimit të z. Meta? Pse hesht Partia Demokratike? Pse hesht Lulzim Basha? Pse hesht Sali Berisha? Pse hesht Lëvizja Socialiste për Integrim? Pse hesht Monika Kryemadhi? Pse? Pse? Pse… Heshtje. Heshtje. Heshtje…

Duke dashur që të kuptoja e të gjeja më shumë shembuj heshtjesh të tilla shurdhuese, në raste analoge me këtë rast politik shqiptar, por edhe me këshillat e njerëzve të mençur, rreth heshtjes, hasa në këtë shkrim të postuar në rrjet mbi një vit më parë. Eshtë si të ishte shkruar me porosi enkas për këtë rast. Ndaj, spo zgjatem dhe po jua propozoj që ta lexoni vetë. Kujdes. Për ta kuptuar që të mos heshtni edhe ju pas kësaj, do të duhet ta lexoni deri në fund. Lexim të këndshëm!

KESHILLA/ Ja 10 arsyet pse heshtja është vërtet flori

Ne jetojmë në një botë, ku përmbytemi me tinguj gjatë gjithë ditës- disa të këndshëm, ca të tjerë jo dhe aq- por shumë rrallë përjetojmë heshtjen. A ka kjo shumë rëndësi? Në fakt, po. Forumi Ekonomik Botëror, ka publikuar pak javë më parë një listë me qytetet më të këqija sa i përket ndotjes akustike, bazuar në mbi 200.000 teste mbi dëgjimin.

1.- Është zbuluar se heshtja stimulon rritjen e trurit: Në një studim të vitit 2013 mbi strukturën dhe funksionet e trurit, konstatoi se një minimum prej 2 orë heshtje, mund të rezultojë në krijimin e qelizave të reja në zonat të trurit tonë, të lidhura me të mësuarit dhe kujtesën.

2.- Zhurma ndikon në nivelin tonë të stresit- duke rritur kortizolin dhe adrenalinën. Një studim i publikuar në revistën “Heart” në vitin 2006, arriti në përfundimin se heshtja mund të lehtësojë tensionin brenda 2 minutash.

3.- Heshtja është më tepër “relaksuese” për trupin dhe trurin tuaj se sa të dëgjuarit muzikë-duke u matur me uljen e presionit të gjakut në tërësi, dhe një rritje të fluksit të gjakut në tru.

4.- Periudhat e heshtjes gjatë ditës, përmirësojnë gjumin dhe zvogëlojnë pagjumësinë. Ne të gjithë dëgjojmë këshilla në lidhje me shkëputjen e vëmendjes nga gjithçka para se të flemë, por pak prej nesh e zbatojmë realisht këtë.

5.- Studime të shumta gjatë shekullit të shkuar, e kanë lidhur ndotjen akustike me rritjen e sëmundjeve të zemrës dhe të veshëve. OBSH e krahasoi atë me një “plagë moderne”.

6.- Një studim tjetër përfshiu 100 persona, që u tërhoqën për njëfarë kohe në vetmi. Ata raportuan një rritje të ndërgjegjësimit, dhe pasjen e më shumë kohe për reflektim personal. Prandaj lërini vend dëgjimit të zërit tuaj të brendshëm, dhe merrni vendime të matura.

7.- Ju do të zbuloni se jeni në gjendje të përqëndroheni më mirë. Kjo duket shumë e qartë, por sa prej nesh përpiqen të përfundojnë një punë të rrethuar nga zhurma apo kolegët aty pranë, dhe sa të rinj këmbëngulin të dëgjojnë muzikë, ndërsa janë duke studiuar? Studime të shumta, dëshmojnë se kjo është e padobishme.

8.- Ulja e vëmendjes shqisore, na ndihmon të ripërtërijmë burimet tona njohëse. Ne ndalojmë së qeni të tej ngarkuar. Pastaj kyçemi në botën tonë kreative, dhe mund të ëndërrojmë, fantazojmë dhe meditojmë. Kur i lejojmë vetes këtë kohë të qetë reflektuese, zbulojmë se siç shkroi Herman Melville “Të gjitha gjërat dhe emocionet e thella, përpunohen dhe pasohen nga heshtja”.

9.- “Shpirti e di gjithmonë se çfarë duhet të bëjë për të shëruar veten. Sfida është të heshtësh mendjen”. Caroline Myss. Se si arrihet kjo është në dorën tuaj. Studiuesit thonë se një meditim 10-minutësh, në një heshtje totale dhe me frymëmarrje të thellë, ul stresin dhe tensionin dhe i mundëson njerëzve të përqëndrohen më mirë tek detyra që kanë nëpër duar.

10.- Dikur PRESIDENTI legjendar amerikan Abraham Linkoln është shprehur: “Më mirë të heshtësh, ndonëse të tjerët mund të supozojnë se jeni budalla, se sa të flasësh dhe të heqësh çdo dyshim”. Pra ne kemi nevojë të mësojmë, se heshtja është shpesh strategjia më e mirë, jo vetëm për veten tonë, por gjithashtu edhe për të tjerët. Jo të gjithë duan të dëgjojnë mendimin tuaj, ndaj para se të flisni duhet të pyesni veten: “Kush përfiton nga kjo? A është e sjellshme? A kam nevojë ta them këtë?”

“Flisni vetëm kur mendoni që fjalët janë më të mira se sa heshtja juaj”- Anonim. Pra, heshtja është padyshim flori, dhe e mirë për shëndetin tonë, prandaj ju duhet të përpiqeni dhe krijoni një praktikë në këtë drejtim, për të korrur përfitimet e saj të shumta.

Next Post

Vrasja e Kacifas, 14 deputetë grekë padisin televizionin: Nxiti nacionalizma...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Në emër të popullit të Kosovës

September 17, 2026
By Pass-i i Elbasanit, Himçi: Dy lotet nuk mjaftojnë; Karakaçi: Faza e tretë buxhetohet në 2027

By Pass-i i Elbasanit, Himçi: Dy lotet nuk mjaftojnë; Karakaçi: Faza e tretë buxhetohet në 2027

September 17, 2026
Alarmoi për bombë në shkollën “Edith Durham”, detyrim paraqitje për protestuesin

Alarmoi për bombë në shkollën “Edith Durham”, detyrim paraqitje për protestuesin

September 17, 2026
Gjyqi në Hagë/ Ekspertët ndërkombëtarë: E vështirë të shpallen fajtorë ish-krerët e UÇK-së

Eksperti: Gjykimi i Hagës u bë në unison me prokurorinë, vendimet janë pa sens juridik dhe armiqësore

September 17, 2026
Dyshohet se vodhi 16 lokale në Tiranë brenda dy muajve, arrestohet 34-vjeçari

Dyshohet se vodhi 16 lokale në Tiranë brenda dy muajve, arrestohet 34-vjeçari

September 17, 2026
Bllokuan fëmijët në ditën e parë të shkollës, Gjykata liron protestuesit e Zogut të Zi

Bllokuan fëmijët në ditën e parë të shkollës, Gjykata liron protestuesit e Zogut të Zi

September 17, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Leka pas dënimeve nga Haga: Turp historik! Shqipëria të ngrejë fond për ish-krerët e UÇK-së

September 17, 2026
Miku i Serbisë, “lot” për UÇK

Miku i Serbisë, “lot” për UÇK

September 17, 2026
VIDEO/ Momenti kur Xhelal Mziu me njerëzit e tij dhunojnë zyrtarin e Bashkisë Dibër, Kalosh Murra

Plagosën me mjete prerëse dy vëllezër në Sarandë, arrestohen në flagrancë tre të rinj

September 17, 2026
Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

Vodhën me dhunë xhiron ditore në dy pika karburanti, shpallet në kërkim një nga dy autorët

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com