• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A është e vendosur politika amerikane te Reforma në Drejtësi?

by Spartak Ngjela
06/08/2019 22:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

 

Vetëm Reforma në Drejtësi është zgjidhja parësore për të ardhmen e Shqipërisë. Këtë reformë, e cila ka filluar dhe është drejt finalizimit për të nisur si akt, e ka strukturuar politika amerikane dhe ajo e Bashkimit Europian.

 

Asnjë rrugë tjetër nuk mund të ishte e suksesshme në luftë kundër korrupsionit të lartë shqiptar, me përjashtim të Reformës në Drejtësi, e cila është strukturuar e gjitha ndërkombëtarisht nga politika amerikane dhe politika gjermane.

 

Deri tani reforma ka eliminuar nga detyra një numur të madh gjyqtarësh dhe prokurorësh të korruptuar, por ka trembur dhe të gjithë klasën e korruptuar politike. Politikanët e korruptuar, në të dy krahët e politikës, kuptohet se kanë humbur ekuilibrin dhe flasin në tym. Dhe e gjithë kjo vjen si pasojë e vendosmërisë amerikane për ta pasur Reformën në Drejtësi si armën kryesore në të gjithë ecurinë e më tejme të politikës së saj në Ballkanin Perëndimor.

 

Shqiptarët i mbijetuan shekujve të tërbimit ruso-serbo-grek të pushtimit të territoreve dhe të genocidit kundër tyre. Tani ata po e kanë luftën me hordhitë e brendshme korruptive te të cilat kërkon të mbështetet politika ruse kundër forcimit të Arbërisë së Re, që është në fakt e gjithë bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

 

Kjo botë shqiptare, tani e përbërë nga dy shtete shqiptarë në këtë zonë, Shqipëria dhe Kosova, është futur në reformën e brendshme antikorrupsion. Por kjo luftë, qëndrën e vet e ka sot në Tiranë.

 

Politika amerikanë e ka të qartë që vetëm një shtet shqiptar pa korrupsion përbën mbështetjen kryesore të unifikimit të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Por, pikërisht këtu, është hedhur në reaksion politika ruse në ndihmë të korrupsionit të lartë në Tiranë.

 

Korrupsioni shqiptar në Tiranë ka bllokuar gjithçka, jo vetëm si zhvillim ekonomik, por edhe si kulturë shqiptare, sepse me qëllim dhe me ndërhyrje të jashtme 30 vjeçare, ka goditur arsimin sistematikisht në cilësinë e tij; dhe kërkon të groposë kulturën shqiptare. Gjithsesi deri tani nuk ia ka arritur plotësisht, por dëmi i madh rezulton.

 

Aplikimi i suksesshëm i Reformës në Drejtësi në Tiranë, domosdoshmërisht, shumë shpejt, do të kalojë po njëlloj edhe në eliminimin e korrupsionit të lartë në Prishtinë. Ndërkohë kuptohet se politika amerikane kërkon të krijojë një urë antikorrupsion Tiranë-Prishtinë, urë kjo e cila në fakt është traditë amerikane e transferimit të reformave demokratike nga një vend në tjetrin.

 

Kapitullimi i korrupsionit të lartë shtetëror në Tiranë dhe në Prishtinë, do të sjellë menjëherë klimën e kalimit të procesit të zhvillimit shqiptar në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Keni për ta parë.

 

Dhe, më në fund, kjo është arsyeja kryesore që kuptohet se vetë politika anerikane, por edhe politika gjermane do ta kryejë deri në fund Reformën në Drejtësi në Tiranë. E cila tashmë ka nisur me shumë sukses të japë Rezultatet e para konkrete, sepse këto ditë u mbyll i gjithë cikli ligjor i kësaj reforme.

 

Pasi të përfundojë Reforma në Drejtësi, a do të shkojë deri në fund shkallmimi i korrupsionit të lartë shtetëror shqiptar?

 

Po, deri në fund do të shkojë, dhe me emrat e tyre të plotë. Dhe nuk kemi pse dyshojmë, mjafton të shohim kushtetutën. Kontrolli i korrupsionit shtetëror i niveleve të lartë, ka filluar.

 

Duke i qëndruar të gjithë argumenteve që kemi dhënë në këtë punim, dhe tezës kryesore të tij se pa eliminimin e korrupsionit të lartë shtetëror në Tiranë nuk mund të ketë perspektivë të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor, na duhet të theksojmë se, në rrugën që ka nisur, i gjithë korrupsioni i lartë shtetëror do të jetë nën akuzë. Kur të vijë kjo situatë akuzatore, në Shqipëri do të ketë një moment historik shumë optimist, shumë herë më të madh nga ai i rrëzimit të komunizmit. Do të akuzohen sjellësit e fatkeqësisë se re të Shqipërisë, dhe kjo situatë do të ndihet si festë nga shqiptarët që kanë njëqind vjet që po presin drejtësinë shoqërore në Shqipëri.

 

Është e kuptueshme se krerët e këtij korrupsioni enorm, sigurisht që janë hedhur për të kërkuar ndihmë te fryma armiqësore antishqiptare. Në fakt këta liderë të korruptuar, i janë drejtuar asaj fryme të ligë që, në dy shekuj rresht, ka krijuar tragjedinë historike shqiptare.

 

Por edhe këtu kemi një gjykim real dhe therrës që e dha flakë për flakë politika amerikane. Ishte zv/ndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit, Palmer, që para dy muajsh theksoi drejtpërsëdrejti se: “targeti rus për Shqipërinë, është shumë i vështirë”.

 

Në fakt kuptohet se, politika amerikane ua drejtoi këtë gjykim therrës politik, në Tiranë, të gjithë atyre që kanë kërkuar ndihmë politike, apo kanë lyer duart me paranë ruse, siç është për shembull një pjesë e medias shqiptare që tani është e provuar për pagesat që ka marrë nga Moska apo nga Athina.

 

Të gjithë këta po duken tani të trembur, sepse deri më sot iu dukej Reforma në Drejtësi si të ishte një përrallë. Tani diçka po ndiejnë, prandaj e kanë humbur ekuilibrin. Në fakt duhet ta dinë mirë që goditja që po vjen, do të jetë drastike.

 

Ka një çast historik në historinë e një kombi kur, të gjitha padrejtësitë mblidhen në një pikë , dhe kur fillon procesi i drejtësisë për të, që të gjitha humbjet historike ai i përfiton në një proces.

 

Kjo është historia aktuale e Shqipërisë. Pse? Sepse politika amerikane e ka në interes që, pasi t’iu kthejë shqiptarëve padrejtësitë shekullore që iu janë bërë, do të fillojë me ta politikën e re në Ballkanin Perëndimor. Sepse nuk ka rrugë tjetër. Ballkani ka qenë Gadishull Ilirik dhe, më pas, hapësirë arbërore. Që ta dominosh politikisht këtë hapësirë duhet të rikrijojet Arbëria e Re.

 

Dhe procesi ka filluar. Kosova është sot shtet shqiptar i pavarur. Por, a do të jetë dhe Maqedonia shtet shqiptar i pavarur? Sigurisht që po, se atje shqiptarët përbëjnë 70 përqind të popullsisë, paçka se deri tani kanë qenë të shtypur dhe rreth 400 mijë shqiptarë ortodoksë janë shkruar maqedonas nga frika, kurse mbi 400 mijë shqiptarë muslimanë nuk i regjistrojnë arbitrarisht nëpër proceset e regjistrimit të popullsisë.

 

E pse të zgjatemi. Gjithë ky proces ka vetëm një kusht: reformën në drejtësi në Tiranë.

 

Dhe ky është njëherësh kushti i zhvillimit shqiptar, por edhe kushti i politikës amerikane.

Next Post
Reforma në Drejtësi, a po na përshfaq si vend “kolonial”!

Erdhi koha e Albin Kurtit, por po shmangu një “kleçkë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori amerikan në NATO: Shqipëria po rrit ndjeshëm kapacitetet në mbrojtjen kibernetike

Ambasadori amerikan në NATO: Shqipëria po rrit ndjeshëm kapacitetet në mbrojtjen kibernetike

April 24, 2026
Këmbanë alarmi! Fenomeni ‘El Niño’ rikthehet në maj, paralajmërohen ndryshime të forta të motit

Këmbanë alarmi! Fenomeni ‘El Niño’ rikthehet në maj, paralajmërohen ndryshime të forta të motit

April 24, 2026
Çamëria nuk falet

Çamëria nuk falet

April 24, 2026
Udhëheqës i padukshëm dhe pushteti në duart e gjeneralëve, ja çfarë po ndodh në Iran

Udhëheqës i padukshëm dhe pushteti në duart e gjeneralëve, ja çfarë po ndodh në Iran

April 24, 2026
Rama takohet me ambasadorin e SHBA në NATO: Shqipëria do të bëhet pikëtakimi i aleancës më të madhe ushtarake të botës vitin e ardhshëm

Rama takohet me ambasadorin e SHBA në NATO: Shqipëria do të bëhet pikëtakimi i aleancës më të madhe ushtarake të botës vitin e ardhshëm

April 24, 2026
Gogu në Gjirokastër: Nuk ka turizëm dhe zhvillim pa drejtësi që garanton siguri ligjore

Gogu në Gjirokastër: Nuk ka turizëm dhe zhvillim pa drejtësi që garanton siguri ligjore

April 24, 2026
Injorohet paralajmërimi amerikan, Serbia falenderon Rusinë dhe Putinin për Kosovën

Injorohet paralajmërimi amerikan, Serbia falenderon Rusinë dhe Putinin për Kosovën

April 24, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

“U shkel ligji në ndryshimin e akuzës, nuk mora asnjë njoftim”, Beqaj i shkruan Xhafajt, Manjës dhe Gogut

April 24, 2026
SHBA hakmerret ndaj Britanisë për Gjirin Persik, Trump rishikon ishujt Falkland, do t’i rikthehen ato Argjentinës?

SHBA hakmerret ndaj Britanisë për Gjirin Persik, Trump rishikon ishujt Falkland, do t’i rikthehen ato Argjentinës?

April 24, 2026
Ministri i Jashtëm i Polonisë: Putin është në një rrugë pa krye, gjeneralët nuk i thonë të vërtetën

Ministri i Jashtëm i Polonisë: Putin është në një rrugë pa krye, gjeneralët nuk i thonë të vërtetën

April 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In