• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A është Covid-19 një ndër shkaktarët e diabetit? Çfarë thonë ekspertët

by A R
14/11/2021 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Diabeti po vazhdon të shënojë statistikave të zymta. Një në 10 të rritur në mbarë botën – rreth 537 milionë njerëz – aktualisht jetojnë me diabet, sipas shifrave të publikuara së fundmi nga Federata Ndërkombëtare e Diabetit (IDF). Deri në vitin 2024, IDF parashikoi se numri i njerëzve me diabet pritet të rritet në 1 në 8 të rritur.

“Ndërsa bota shënon 100-vjetorin e zbulimit të insulinës, do të doja që të mund të thonim se kemi ndaluar valën në rritje të diabetit”, tha presidenti i IDF Dr. Andrew Boulton për CNN. “Por në fakt diabeti është aktualisht një pandemi me përmasa të paprecedentë.”

Gati 7 milionë të rritur kanë ndërruar jetë në mbarë botën në vitin 2021 deri më tani për shkak të diabetit ose komplikimeve të tij, vlerësoi IDF. Kjo nuk numëron jetët e humbura nga koronavirusi i ri, i cili ka qenë veçanërisht vdekjeprurës për njerëzit që jetojnë me diabet. Një studim i publikuar në shkurt zbuloi se diabeti i tipit 1 ose i tipit 2 trefishoi rrezikun e sëmundjeve të rënda dhe vdekjes nga Covid-19.

“Dhe nëse doni një tjetër statistikë befasuese, deri në 40% e njerëzve që kanë vdekur në SHBA nga Covid-19 kishin diabet,” tha Dr. Robert Gabbay, zyrtari kryesor shkencor dhe mjekësor për Shoqatën Amerikane të Diabetit.

“Nga ana tjetër, pandemia ndikoi në mënyrën si njerëzit e kanë menaxhuar diabetin e tyre gjatë një viti e gjysmë. Frika ime është se në dy vitet e ardhshme, numri i personave të prekur me diabet do të rritet sepse njerëzit kanë humbur takimet e tyre të ekzaminimit për shkak të frikës se mos infektohen me Covid-19”, tregoi Boulton, i cili është gjithashtu profesor i mjekësisë në Universitetin e Mançesterit në MB.

Por a është Covid shkaktar i diabetit?

Sado të rënda që janë këto shifra, ekspertët janë të shqetësuar se Covid-19 mund të kontribuojë në një problem edhe më të madh.

“Mund të ketë më shumë njerëz, të cilëve u zhvillohet diabeti për shkak të Covid”, tha Gabbay për CNN. Boulton i bëri jehonë këtij shqetësimi: “Mund të ketë një diabet specifik të shkaktuar nga Covid, megjithëse ka disa debate për këtë gjë për momentin.”

Një analizë globale e publikuar në vitin 2020 zbuloi se deri në 14% e njerëzve të shtruar në spital me Covid-19 të rëndë iu zhvillua më vonë diabeti. Është e mundur që Covid-19 të mos jetë fajtori. Anomalitë e sheqerit në gjak mund të shkaktohen nga stresi i infeksionit dhe steroidet e përdorura për të luftuar Covid-19.

Një shpjegim tjetër është se personi mund të ketë pasur para-diabet – rreth 88 milionë amerikanë e kanë aktualisht, sipas Shoqatës Mjekësore Amerikane dhe Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Por ka gjithashtu prova që SARS-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19, mund të lidhet me receptorët ACE2 në qelizat e pankreasit – organi që prodhon insulinën e trupit, thanë Boulton dhe Gabbay për CNN.

“Virusi sulmon ato qeliza në pankreas dhe ndërhyn në prodhimin e tyre të insulinës, kështu që mund të jetë një mekanizëm tjetër”, tha Gabbay.

/a.r

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

A do ta bojkotojë Berisha Kryesinë, siç bojkotoi statutin e PD?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com