• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A është Albin Kurti tradhtar?!

by Kimete Berisha
12/08/2024 13:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kimete Berisha

– Është ideja e Ramush Haradinaj se Albin Kurti është i rekrutuar i Serbisë.

– Që është qeveria Kurti antiamerikane, dihet. Sepse, ata nuk e fshehin neverinë dhe urrejtjen për Amerikën, dhe i nxisin shqiptarët të flasin dhe të çohen kundër Amerikës.

– Kjo është arritja më e madhe e Serbisë, prishja e Kosovës me Amerikën.

Nuk ka arritje më të madhe për Serbinë.

– Ta urresh Amerikën, do të thotë, ta urresh lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Prandaj, për ta urryer Amerikën duhet të jesh ose i kapur nga Serbia, ose ekstremist fetar, ose injorant.

– Sipas Ramush Haradinajt, qeveria Kurti (zyrtarisht) ka kërkuar nga Serbia numrin e saktë të ushtarëve të UÇPMB-së!

– A e ka bërë Albin Kurti këtë kërkesë me apo pa izën e zëdhënësin të tij, P. Kryeziun, e Kryeziu nuk bën gjë pa e pyetur babain e tij A.Kryeziu, policin famëkeq, që ua ka nxirë jetën patriotëve shqjptarë?

– Pse Albin Kurti e ka zgjedhur për zëdhënës djalin e një polici famëkeq, i cili, gjynah, është edukuar dhe rritur nga një njeri i cili i ka maltretuar shqiptarët që kanë kërkuar liri?

– Ky polici famëkeq i pushtuesit serb, babai i zëdhënësit të Albin Kurtit, si polic i Kosovës i ka pas quajtur preshevarët mashtrues të neveritshëm?

– Kjo është simptomë e tradhtarit.

Kur punon me njerëz që janë rritur në frymë dhe në ambient antishqiptar.

– Shenjë tjetër që tregon se Albin Kurti mund të jetë ‘tradhtar’ është fakti se Kuvendi i Kosovës i paguan me miliona deputetët e Listës Serbe të Vuçiqit, pa shkuar kurrë në Kuvend (përveç kur kanë për të votuar kundër veteranëve të UÇK-së).

Ndërsa minatorët i ka lënë qe tre muaj pa paga, anipse punojnë s’disa pashë nën dhe, pa u paguar.

– Prej Trepçës pse hoqi dorë!

– Pse vazhdimisht i provokon minatorët?

Pret që të çohen si atëherë minatorët e ta rrëzojnë, apo çka pret tjetër nga provokimet e përditshme që ua bën!

– I nxit vazhdimisht të rebelohen edhe policët dhe mësimdhënësit, por edhe mjekët.

– Pra, ka logjikë që qeveria Kurti e ka kërkuar zyrtarisht nga Serbia listën me ushtarët e UÇPMB-së, sepse qeveria Kurti i ka përjashtuar veteranët e UÇK-së nga Ligji për pagën minimale, me ndihmën e Listës Serbe.

Është qeveri që i urren ushtritë çlirimtare!

Një si fobi nga çlirimtarët!

A duhet të jesh idiot, antikombëtar, tradhtar apo i frikësuar e i kapur nga Serbia që të bëhesh me terroristët serbë të Vuçiqit kundër veteranëve të varfër të UÇK-së!

-Vendos vet kush je!

Për shqiptarët tradhtia është gjë normale dhe është konsum i përditshëm.

Prandaj, as Vjosa Osmani ende nuk ka kërkuar hetim për ‘tradhtinë’ e mundshme të Albin Kurtit dhe për financimet e tij të dyshimta, për transaksionet prej Serbisë, që i ka hetuar Ramush Haradinaj.

– Vjosa e bën nga frika që e ka pasur babën milic, dhe menjëherë ia përmendin të kaluarën e tij, apo, tradhtia për të është veç kur burri e tradhton gruan!

As Albin Kurti nuk ka shfaqur trohë mërzie që u ‘zbulua’ se është ‘tradhtar’.

Ai, sikur dëshpërimisht ka nevojë të bie, sikur ta nevojë të tmerrshme të zbulohet e vërteta e tij në mënyrë që të çlirohet, sikur ka nevojë të çlirohet nga ankthi dhe nga shantazhet e përnatshme që ia kanë teshë shpirtin….

Dhe sa më shumë po kërkon t’i provokojë dhe nervozojë shqiptarët që të heqin dorë prej tij, shqiptarët po ‘nxehen’ edhe më shumë pas tij’.

(Për t’ia marrë inati shqiptarët shpejt, i rekomandoj Albin Kurtit ta gjej një të dashur sekrete, kështu, me kaull i humb votat e grave e vajzave shqiptare).

Ata deputetët antiperëndimorë të Albinit, ata me mjekra, që e vjedhën naftën e shtetit në emrin e Zotit, ata, nuk duan tjetër veçse ta shohin fundin e Amerikës si ‘perandorinë romake’.

E Mimoza Kusari ndryshe, ajo u bë ‘antiamerikane’, me rastin kur ishte kryetare e Gjakovës dhe kur ish- ambasadorja amerikane i kërkoi që t’i lejonte pelegrinët serbë të futeshin në Gjakovë, ku mbahej protesta e ‘nënave gjakovare’.

– Ky ishte momenti kur amerikanët e zbuluan se ajo është një ‘çakallë budallaqe’ dhe hoqën dorë prej saj. Asaj s’i mbeti tjetër pos të bëhet një ‘antiamerikane e fjetur’, pranë Albinit të zgjuar!

– Nëse je kundër Amerikës, me kë je?

Me shtetet, që për hir të Serbisë nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës!

– Me kë je, kur je kundër ideatorit dhe themeluesit të pavarësisë së Kosovës – Amerikës?

– Pa Amerikën, Kosova zhbëhet për 24 orë.

– E di ministri Maqedonci (që të shiton veç me mbiemrin e tij), i cili insiston që FSK ta zëvendësojë KFOR-in.

Ideja e tij është antishtetërore, sepse gënjen dhe qëllimi i tij është që të largohet KFOR-i, të mbetet FSK e paarmatosur, dhe pastaj të krijohen kushtet që të kthehet Serbia në Kosovë!

Përndryshe, pse Maqedonci gënjen që FSK është e aftë ta mbrojë Kosovën, kur ai e di më së miri se s’është!

Unë do të doja që Albin Kurti të mos ishte ‘tradhtar’, por një idealist pa takt, që ka menduar se rishkruhet Liria, rishkruhet Pavarësia, si Historia që e shkruan i forti, dhe si libri i letërsisë ku vendin kryesor e zënë poetët më të këqij.

Nëse ia shikon fotografitë para burgut duket një rebel me flokë fitila-fitila…

E kur ia shikon fotografitë pasi e mori pushtetin, e sheh se si kapakët e syve i janë zdirgjur për të mos e parë as vetet se si s’ka gjë që urren më shumë se sa punën që e bën.

Por, ka kohë ende të largohet nga tradhtia, është i ri, mund të pendohet derisa t’i kujtohet se anipse nuk ‘beson në Zot’, tradhtia është mëkati më i madh, prandaj edhe Dante e ka vendosur në rrethin kryesor të Ferrit.

– Nuk është me rëndësi a i beson ti Zotit, me rëndësi është se Zoti e ka mërzi tradhtinë…

– Duhet të jesh i mallkuar që t’i besosh Hekuranit e jo Zotit.

‘RamushLeaks’, e lë të hapur mundësinë që ta bëjmë edit ‘tradhtinë’ e Albin Kurtit!

– Për sa pare është fjala!

– Ia kishin dhënë populli sado që janë në pyetje….

Nëse s’je tradhtar, trego.

Unë do të të besoj, sepse edhe nëse Serbia të mbron, nuk mbrohesh dot nga e vërteta që s’është pronë e Serbisë.

P.S. Tradhtia është e dhimbshme sepse të vjen nga kush s’e pret .nga miku më i mirë, nga dikush që i ke besur më së shumti.

Shekspiri tha ‘Kujdes nga idetë e Marsit’, kur e kujtoi tradhtinë e shokut më të mirë të Cezarit, Brutit. Cezari ia fali një tradhti Brutit, ia dha një shans të dytë, por kot…

Pastaj besoj që keni lexuar kaq pak në jetë sa ta dini se ‘Aq fort i dhimbti tradhtia e shokut më të ngushtë, sa që kur e mbytën (me ndihmën e shokut më të ngushtë), fjala e fundit e Cezarit ishte: ‘A edhe ti, Brut!

Next Post
Jemi të gjithë “politikanë”…

Dinjitet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

June 19, 2026
Vëmendje për viktimat

Disa shënime mbi një këngë zvicerane të ngjashme me këngët shqiptare të nizamëve

June 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 20 Qershor 2026

June 19, 2026
“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

June 19, 2026
Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

June 19, 2026
Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

June 19, 2026
Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

June 19, 2026
“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

June 19, 2026
Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

June 19, 2026
Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In