• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“A e ndjeni veten krenar në këtë detyrë?”/ Kreu i SPAK Kraja, në KLP: E dimë që do ketë presione, prokurorët janë…!

by Java News
12/05/2022 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eshte zbardhur nje pjese te debatit dhe diskutimit qe ka pasur sot ne Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ku kreu i SPAK, Arben Kraja ka paraqitur raportin vjetor për vitin 2021.

Arben Kraja: Na kanë ardhur mbi 756 kërkesa nga qytetarët. Është shtuar ndjeshëm numri për informacion nga strukturat shtetërore si KPK, KLP, KLGJ për çdo verifikim, si DHE nga komisioni i jashtëm i verifikimit për policinë mbi 824 gjatë 2021). Gjatë këtij viti kishim objektiv forcimin e bashkëpunimit sepse lufta e krimit të organizuar DHE korrupsionit nuk bëhet vetëm, ndaj kemi patur prioritet bashkepunimin me policinë e shtetit , me agjensinë e mbikëqyrjes policore me shish dhe KLSH me të cilët kemi pasur bashkëpunim perfekt.

Arben Kraja: Kemi pasur kontakte me shtetet e BE që kanë oficerë në vendin tonë dhe kjo na ka lehtësuar, kemi vazhduar kontaktet me shtetet qe lidhim lidhur marrëveshje Eurojust, Interpol. Kemi lidhur marrëveshje me prokurorinë e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, kemi bashkepunuar me Antimafian dhe gjatë 2021 aplikuam skuadrat e përbashkëta hetimore duke qenë se grupet e drogës janë shtrirë kudo duke u vendosur edhe në vendet e origjinës

Kryetari i KLP Alfref Balla: Këto ditë retorikë politike ka diskutuar për ngadalësi për hetimin e dosjeve. A ndiheni të kërcënuar dhe nën presion? Pyetja e dytë çfarë ka qe nuk shkon mes BKH dhe SPAK?

Arben Kraja: Të gjithë prokurorët e hetuesit janë të ndërgjegjshëm kë hetojmë, e dimë që do ketë opinione të ndryshme, presione. E rëndësishme për ne të jemi korrekt me ligjin, të vlerësojmë provat. Këto u kam thënë edhe prokurorëve, të vijojnë punët me provat, nuk është problem shqetësues për ne. Në lidhje me pyetjen e dytë, unë mendoj se ne punojmë në koherencë me BKH. Oficerët janë të rinj, por po mësojnë.

Bujar Sheshi: Për pjesën si paraqitet gjendja ne këtë fazë të BKH, a i kanë përmbushur ata detyrimet ligjore? A i kanë zbatuar me korrektësi detyrat për hetimin e çështjeve? A është ngritur dhe është funksional komisioni?

Arben Kraja: BKH është trup e pavarur në funksion të SPAK. Ideja është për një institucion të përbashkët që bën një produkt. Hap pas hapi jemi munduar ta konsolidojmë. Te zgjedhja e personelit na është dashur shumë punë, energji dhe shumë punë. Nga ana profesionale akoma nuk janë aty ku do të donim, pasi vijnë nga fusha të tjera. Por me rëndësi për mua është që kanë vullnetin, do shtohet numri i tyre, trajnimet, mbështetja e prokurorëve. Kemi problem ambientet, por numri i madh në organik e bën të pamundur qëndrimin. Presim të marrim një objekt diku aty afër për të sistemuar të gjithë. Kemi ngritur një komision mbikëqyrës për BKH.

Alfred Balla: Faktikisht ne jemi ankuar për të shtuar më shumë pretencat që ligjvënësit I kanë përcaktuar por ajo problematikë . Por ka një problematikë në këtë mes dhe pak kohë që të konsolidohet struktura dhe të shihen problematikat e të gjitha me radhë.

Ligji për 50 mije lekëshet u ndryshua tha se na mbytën me kallëzime, për 10 euro 5 euro, që e humbet sensin e punës. Bëmë diskutime bëmë debate dhe u ndryshua më pas ligji. Dhe ishte një dicka që në një farë mënyre na lehtësoi pak. Me shume jemi për zbatim ligji se për të ndryshuar ligjin

Tartar Bazaj: A e ndjeni veten krenar në këtë detyrë?

Arben Kraja: Ne të gjithë jemi të përgjegjshëm. Veprojmë me ndershmëri me transparencë, sipas asaj që parashikon ligji dhe legjislacioni shqiptar, sepse jemi struktura të shtetit shqiptar. Jemi korrekt. Ne bashkëpunojmë padiskutim me të gjitha strukturat sepse e thash edhe në fillim vetëm përmes bashkëpunimit mund të arrihet suksese. Në këtë aspekt kemi bërë më të mirën e mundshme për të vendosur ura bashkëpunimi për të krijuar besueshmëri të institucionit.

Alfred Balla: Në emër të KLP dhe përsonalisht ju përgëzoj për punën, ju kërkoj të punoni drejt, së shpejti KLP do fillojë vlerësimin e të gjithë prokurorëve dhe së shpejti do jeni dhe ju si SPAK. Ndihma nga KLP dhe qeveria nuk ju ka munguar. Presim maksimumin prej jush. Bëni detyrën tuaj shpejt dhe mirë. Ne si këshill duke parë gjithë problematikën do vendosim një optimal për të plotësuar vakancat. Shqipëria pret shumë nga ju./m.j

Next Post
Binjakët Veshaj rrezikojnë 10 vite burg/ Historia e plagosjes së rëndë vite më parë i përndjek akoma. Më 27 maj kanë…

Binjakët Veshaj rrezikojnë 10 vite burg/ Historia e plagosjes së rëndë vite më parë i përndjek akoma. Më 27 maj kanë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
‘Raketat tona janë në pozicion’/ Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vijnë, do t’i vëmë flakën

‘Raketat tona janë në pozicion’/ Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vijnë, do t’i vëmë flakën

March 29, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

“Berisha ka frikë nga gara për kreun e partisë!”, Alesia Balliu reagon pas përjashtimit nga PD e Elbasanit

March 29, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Me mentalitetin e Partisë unike në sistemin shumëpartiak

March 29, 2026
I armatosur, terrorizon lokalin në Kavajë, 28-vjeçari arrestohet pas disa orësh ndjekje nga policia

I armatosur, terrorizon lokalin në Kavajë, 28-vjeçari arrestohet pas disa orësh ndjekje nga policia

March 29, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu urdhëron zgjerimin e zonës së sigurisë në jug të Libanit

Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu urdhëron zgjerimin e zonës së sigurisë në jug të Libanit

March 29, 2026
Edmondi i kërkon lekët borxh krushkut pas 12 vitesh, Sherifi: Më jep e ca të tjera, se më duhen…

Edmondi i kërkon lekët borxh krushkut pas 12 vitesh, Sherifi: Më jep e ca të tjera, se më duhen…

March 29, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

March 29, 2026
Shërbim Prove….

Kush kërkon kaos në Shqipëri?

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In