• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A e mbron Gazmend Bardhi tezën që SHBA dhe Britania e Madhe janë të korruptuar?

by Mero Baze
20/06/2024 13:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Lexova përmbajtjen e bisedës së takimit mes Gazmend Bardhit dhe përfaqësuesit të Institutit Demokratik Amerikan. Nuk di nëse ja ka thënë egzaktësisht ashtu, por në postimin thuhej se ai qe ankuar se Edi Rama ka një plan për asgjësimin e opozitës dhe këtë e lidhte natyrisht me ndëshkimin nga drejtësia të Berishës dhe Metës që është ende në proces.

Natyrisht që nuk thuhet se çfarë tha përfaqësuesi amerikan, por kjo nuk na hyn në punë se SHBA i ka publike qëndrimet për këtë rast.

Ajo që nuk dimë është a ka mbajtur qëndrim Gazmend Bardhi ndaj deklaratës zyrtare të Berishës se SHBA dhe Britania e Madhe provuan se janë dy vende me drejtësi të korruptuar pasi shpallën atë “non grata”?

Kjo ka rëndësi për të kuptuar integritetin e tij politik. Duhet të kuptojmë nëse në PD këtë gjë e thotë vetëm Berisha dhe Çim Peka, apo gjithë PD mendon se SHBA dhe Britania e Madhe janë vende të korruptuara dhe nuk ja faktuan dot Berishës korrupsionin?

Në fakt gjykata e Britanisë së Madhe, jo që ja ka faktuar, por dhe ja ka detajuar raportin klientelist të vajzës së tij me Fazlliçin.

Ndoshta e keni harruar historinë. Vajza e Sali Berishës përmes studios së saj ligjore, ka pasur prokurë për gjithë veprimet e kompanive të Fazliçit duke përfshirë kontrollin financiar deri dhe tek shitje e kompanisë.

D.m.th. ka vepruar si ta kishte kompaninë e saj. Ka tërhequr lek nga banka me miliona euro pa adresë dhe ka bërë veprime deri në Qipro. Dhe akuza në atë kohë ka qenë se Fazliç i ka faturuar një shitje 1,7 milion euro nga një kompani që s’ka prerë asnjë faturë, me bazë në Qipro. Drejtësia shqiptare nga presioni publik i shtypit hapi hetimin dhe gjyqtari e mbylli me arsyetimin se nuk erdhën letërporositë nga Qipro.

Ky është rasti që SPAK ta rihapë atë çështje, nisur nga gjykimi britanik dhe të kërkojë në Qipro gjithë historinë e kompanive të tij ofshore dhe prokurën për studion e Argitës e cila është botuar në shtyp në atë kohë.

Tani nuk është problemi se çfarë beson Gazmend Bardhi. E dimë që nuk mendon si Berisha. E dimë që ka ambicie politike personale, dhe është një njeri i aksionit politik, por këto i bën nga halli.

Por kjo është një lloj vijë e kuqe për integritetin e një politikani që ai duhet t’i japë përgjigje.

Nëse ai mendon si Berisha që SHBA dhe Britania e Madhe janë të korruptuara se kanë dënuar Berishën, nuk është keq për SHBA dhe Britaninë e Madhe, por është një shenjë, që brenda partisë së Berishës është shkretëtirë dhe jo që nuk është bashkëjetesë në diversitet, por është bashkëjetesë në shkretëtirë.

Kjo tregon se Berisha u ka imponuar atyre të gjithëve standardin e të qenit idiot. Dhe ata e kanë pranuar. Këtu nuk kemi çfarë diskutojmë më, se për atë punë pastaj është më i mirë Flamur Noka se Gazmend Bardhi. Se ai është nga ata budallenjtë e sinqertë që edhe e beson atë që thotë Berisha

Nëse Gazmend Bardhi ka ndonjë mendim tjetër nga Berisha atë duhet ta thotë se ai është lajmi që në atë parti mbijeton dhe mendimi ndryshe.

Se që të shash Edi Ramën është kollaj pasi është sport kombëtar. Por të guxosh të përsëritësh idiotësitë e Berishës për SHBA dhe Britaninë e Madhe në një takim me amerikanë, është turp kombëtar dhe personal. Kjo është vija që ndan idiotët nga njerëzit normalë. Nuk po them udhëheqësit.

Next Post
Operacioni ‘Metamorfoza’, faza e dytë: SPAK lëshon urdhër-arreste për 7 efektivë policie

Përndiqte ish-gruan dhe kërcënonte me SMS djalin e mitur, arrestohet i riu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovët te Vila 31, Beqiri: Berisha i vuri flakën sepse donte ta privatizonte për Shkëlzenin! Të njëjtën gjë bëri edhe me…

Molotovët te Vila 31, Beqiri: Berisha i vuri flakën sepse donte ta privatizonte për Shkëlzenin! Të njëjtën gjë bëri edhe me…

March 4, 2026
“Të papajtueshëm në dashuri!”/ Zbuloni se me cilën shenjë nuk mund të keni një marrëdhënie të mirë romantike

“Të papajtueshëm në dashuri!”/ Zbuloni se me cilën shenjë nuk mund të keni një marrëdhënie të mirë romantike

March 4, 2026
Kaosi me fluturimet/ Të pasurit po paguajnë deri në 350,000 dollarë për t’u larguar nga Lindja e Mesme me charter

Kaosi me fluturimet/ Të pasurit po paguajnë deri në 350,000 dollarë për t’u larguar nga Lindja e Mesme me charter

March 4, 2026
Vetëvendosja propozoi Konjufcën për president, Haxhiu: S’mund të thërras seancë pa dy kandidatë

Vetëvendosja propozoi Konjufcën për president, Haxhiu: S’mund të thërras seancë pa dy kandidatë

March 4, 2026
SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

Konflikti në Lindjen e Mesme, eksperti: Lufta është përshkallëzuar. Do të ndikojë në balancat politike

March 4, 2026
Sa po i kushton Izraelit konflikti me Iranin?

Sa po i kushton Izraelit konflikti me Iranin?

March 4, 2026
Përse vendet e NATO-s po distancohen nga lufta e SHBA-ve në Iran, me përjashtimin e Shqipërisë dhe Holandës

Përse vendet e NATO-s po distancohen nga lufta e SHBA-ve në Iran, me përjashtimin e Shqipërisë dhe Holandës

March 4, 2026
Gonzato: Krimi i organizuar kërcënon ekonominë dhe besimin tek institucionet në Shqipëri

Gonzato: Krimi i organizuar kërcënon ekonominë dhe besimin tek institucionet në Shqipëri

March 4, 2026
Protestat e dhunshme të Berishës, Lleshaj: Përdorimi i molotovëve shenjë dëshpërimi!

Protestat e dhunshme të Berishës, Lleshaj: Përdorimi i molotovëve shenjë dëshpërimi!

March 4, 2026
Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Parashikimi i motit për ditën e enjte, çfarë ndodh me temperaturat

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In