• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

A e ka takatin Greqia?

by
01/06/2015 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ardit Rada

Austriakja “der Standard” ka hedhur sot në faqet e saj një hamendësi se Greqia mund ta bllokojë anëtarësimin e Shqipërisë në familjen evropiane. Analiza e së përditshmes që ndjek vijën ideologjike të së majtës liberale bazohet askund tjetër veçse duke bërë një rezyme të përgjithshme të çfarëdolloj problemi që kanë dy vendet fqinje.

E thënë ndryshe, organi i shtypit në fjalë e nis analizën që prej Ligjit të Luftës që lidhet me vitin 1940 dhe e përfundon me zgjedhjen e kreut të PDIU si një nga zëvendësit e kryetarit të Kuvendit tonë.

Por a mund të kërcënojë vërtetë Greqia fqinjin e saj me anëtarësimin në BE? Dhe për më tepër, a mund të nisë ky kërcënim 5 vite përpara datës që i është dhënë Shqipërisë? Është pikërisht viti 2020 ai i cili pritet të jetë një vit ‘i shenjtë’ për shqiptarët e Republikës dhe kjo është konfirmuar nga vetë ish-ministri i Jashtëm austriak, Michael Spindelegger.

Parë në një këndvështrim të frymëzuar jo vetëm si shqiptar, por edhe si lexues i kufizuar për shkaqe të ndryshme, konkluzioni më i parë del ai se Greqia për shkak të problemeve të saj në Eurozonë e ka humbur ‘takatin’ për t’i vënë barriera vendeve fqinje, aq më tepër një anëtareje të NATO-s.

Greqia shquhet në arenën botërore si një vend konfliktual me fqinjët për shumë shkaqe që lidhen kryesisht me psikozat e politikës vendase. Kështu, Greqia nuk ka pasur asnjë minutë rehat me Turqinë, Qipron, Maqedoninë dhe Shqipërinë. Pavarësisht lajmeve të mira që vinë nga fqinji jugor sa herë që ndërrohen qeveritë atje (dhe ndërrohen shpesh) marrëdhëniet mes dy vendeve kanë mbetur pothuajse të pandryshueshme. Dhe këto lajme lidhen kryesisht me premtimet apo programet që lehtësojnë emigrantët tanë.

Austriakja në fjalë e bazon bllokimin që mund t’i bëjë Athina – Tiranë kryesisht në ngërcin që lidhet me kërkimet për naftë në detin Jon. Askush nuk e ka shpjeguar se ç’detyrim ka Shqipëria t’i përgjigjet çfarëdolloj kërkese që ka fqinji ndaj nesh, sikurse askush nuk e di se pse pikërisht kësaj Shqipërie iu deshën mbi 20 e kusur vite që të nxirrte një kryeministër i cili jo vetëm deklaroi se ‘mbi interesin kombëtar nuk pyesim asnjë kryeqytet të botës’, por në atë Serbi që ‘der Standard’ merr si një hall të hequr, deklaroi atë çka për Kosovën e kishin thënë shumë ndërkombëtarë në mes të Beogradit, por jo një shqiptar qoftë edhe nga ata që marrin pjesë në negociatat famëkeqe Serbi-Kosovë.

E vërteta që ‘der Standard’ nuk thotë është se Shqipëria nuk ka pretendime mbi politikat e brendshme të vendeve te tjera. Nuk ka dhe nuk ka patur kurrë as synime zyrtare për zgjerim territorial dhe as nuk ia ndjen fare kur grekët janë qesharakë saqë në partinë e ekstremit të djathtë “Agimi i Artë” kanë deputetë me origjinë të pastër shqiptare e me mbiemrat Arvanitas e të tjerë. Dhe janë pikërisht këto pretendime që nuk i kemi që të ngjajmë me një vend punëtorë që ashtu në të zezën e vet, përpiqet dhe nuk qahet dyerve të botës nga Azia në Amerikë.

Shqipëria është kjo: I vetmi vend në rruzullin tokësor që nga të katërt anët rrethohet nga vetja e saj; nga shqiptarët e Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë, qindra mijëra emigrantët në Greqi dhe përballë detit në Itali. Dhe ndërkohë që Tiranën e viziton supergruaja Angela Merkel, Aleksis Cipras e gjen shpëtimin te Putin duke negociuar sesi Athina të prodhojë kallashnikovë që të mbushë arkën.

Për varrezat e ushtarëve grekë, hatërmbetjen për Vangjelin, mustaqet e Çelos dhe çfarëdolloj sebepi tjetër, do shkruhemi sa herë Greqia ta hedhë ujin e hollë përpjetë qoftë edhe duke përdorur dritaren e komshiut për t’i qëlluar ‘hasmit’.

Next Post

Fotolajm/ Polici gjobit karrocën për parkim të gabuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Helmimi i 11 fëmijëve në kopshtin e Korçës, flet nëna e një prej të miturve: Enët mund të kenë qenë të palara

Helmimi i 11 fëmijëve në kopshtin e Korçës, flet nëna e një prej të miturve: Enët mund të kenë qenë të palara

October 4, 2026
30 vite pas luftës, Bosnje-Hercegovina ende e ndarë! Zgjedhjet ‘hapin’ plagët e vjetra

30 vite pas luftës, Bosnje-Hercegovina ende e ndarë! Zgjedhjet ‘hapin’ plagët e vjetra

October 4, 2026
Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

Policia kap drogë, SPAK kap llafe…

October 4, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Gjuha diskriminuese e kryeministrit të Sllovenisë kundër shqiptarëve të Kosovës

October 4, 2026
Araghchi: Lufta dhe sanksionet nuk do të funksionojnë dhe ne jemi gati për një zgjidhje

Araghchi: Lufta dhe sanksionet nuk do të funksionojnë dhe ne jemi gati për një zgjidhje

October 4, 2026
Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët u përhapën dhe dogjën ullishte, arrestohet 33-vjeçari në Mallakastër

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët u përhapën dhe dogjën ullishte, arrestohet 33-vjeçari në Mallakastër

October 4, 2026
Shembet harku i famshëm i Hawaiit, monumenti natyror 27 metra i lartë përfundon në Oqeanin Paqësor

Shembet harku i famshëm i Hawaiit, monumenti natyror 27 metra i lartë përfundon në Oqeanin Paqësor

October 4, 2026
Aksident fatal në Mitrovicë–Prishtinë, humbin jetën 2 të rinj

Aksident tragjik në Tiranë! Humb jetën e moshuara, në pranga 20-vjeçari

October 4, 2026
Katër ditë para skadimit të afatit kushtetues për presidentin e ri të Kosovës, Kurti: Zgjedhjet janë të panevojshme

Edhe tre ditë për marrëveshjen, ose Kosova shkon sërish në zgjedhje

October 4, 2026
Angelina Jolie i drejtohet botës me pamjet tronditëse: Çfarë ka mbetur nga Gaza?

Angelina Jolie i drejtohet botës me pamjet tronditëse: Çfarë ka mbetur nga Gaza?

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com