• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A e ka lënë amanet Skënderbeu, trafikun e pasaportave?

by Mero Baze
19/10/2020 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sot na duhet ti kërkojmë ndjesë Skënderbeut, Izetbegovicit, dhe dy kompanive të ushtrisë shqiptare . I pari sepse i duhet të rrotullohet sot në varr, e të pyes Lek Dukagjinin, se në cilën pikë të amanetit ja ka lënë Shqipërinë amanet Ilir Metës.

Duhet ti kërkojmë ndjesë dhe Izetbegovicit, pasi ish Presidenti i Bosnjës, tani e ka të paqartë, nëse fatin e tij e ka Edi Rama, apo Lulzim Basha.

Të tretëve duhet tu kërkojmë ndjesë ushtarëve tanë të dy kompanive paqeruajtëse që kemi si bërthamë të ushtrisë shqiptare, që Presidenti mund ti tërheq nga misionet paqeruajtëse, për të mbrojtur Kushtetutën në Presidencë nga armiqtë e huaj dhe të brendëshëm.

Kjo gjë mund të ishte shmangur.

Ilir Meta e kishte një hall që shpiku amanet të Skënderbeut për të. Skënderbeu ka luftuar për të mbrojtur Perëndimin nga Osmanët, ndërsa Ilir Meta  e ka luftën me Perëndimin si Osman. Ndaj nuk ka arsye që princi ynë që ishte mburoja e Perëndimit në Shqipëri, ti linte amanent një të jenicieri të marrë që i ka hap luftë Perëndimit.

Po ashtu Ilir Meta nuk kish pse kujtonte sot Izetbegovicin e ndjerë. I kapur peng në aeroport nga ushtarët serb në vitin 1992, Izetbegovici mori vartësin e tij për ti thënë vazhdoni luftën. Nëse Ilir Meta e ka fjalën për Lulzim Bashën, i bie që ky të marr Gaz Bardhin e të thotë “Vazhdoni se mua më ka marr peng Edi Rama” .

Nëse e ka për Edi Ramën, ky i bie të marr në telefon Erjon Bracen dhe ti thotë “Vazhdoni se më ka marr peng Lul Basha.”

Kështu që dhe kjo lajthitje e Ilir Metës ishte e tepërt, po të mos kishte një hall.

Aq më shumë Ilir Meta nuk kishte pse u referohej forcave të armatosura që në fakt janë thjesht dy kompani ushtarësh që të jenë në gatishmëri për të, në luftën ndaj armiqëve të jashtëm, e të brendëshëm. Ne jemi vend i NATO dhe nga armiqtë e jashtëm na mbron NATO. Nga armiqtë e brendëshëm na ndihmojnë zgjedhjet. Ilir Meta nuk do as NATO, as zgjedhjet, kështu që u kërkon ndihmë kot atyre, se ata marrin rrogën tek Olta Xhacka. Ishte tjetër hall ai që e detyroi Ilir Metën a bëj këtë.

Këto lajthitje të Ilir Metës nuk vijnë thjeshtë se është cmendur. Sot ai donte të dukej më shumë se i cmendur. Donte të thoshte gjëra pa lidhje të ngatërronte gjithë dynjanë, të përfliste Bashën, Ramën, Skënderbeun, Izetbegovicin, ushtrinë, e këdo tjetër me qëllim që njerëzit të harronin përse e kishte thirrur Konferencën e shtypit. Ai ishte gati të fliste dhe për hënën e plot, të merte përsipër vrasje e vetvrasje, të shpikte ndonjë komplot kombëtar apo ndërkomëbtar kundër tij, vetëm që të gjithë ne të harronim se ditën e shtunë, zëdhënsi i tij njoftoi se ditën e hënë, Presidenti Ilir Meta do të dal në konferencë për shtyp me gazetarët e oborrit të presidencës, që të bëj transparent historinë e shtetësive të paligjshme që ka dhënë. Kujtojmë se Ilir Meta ka dhënë 817 shtetësi si përjashtim nga ligji, për arsye kombëtare, në shumicë klientë të sekserëve të presidencës dhe rreth 900 të tjera sipas ligjit. Pra ka barazuar përjashtimet nga ligji, me ato që të jep ligji.

Sot me sa duket, kur këshilltarët i kanë vënë letrat para, kur ka parë se e ka shkelur ligjin me të dy këmbët, kur ka ndjerë rrezikun se mund ti hapet një proces hetimi parlamentar dhe pastaj të depozitohen në SPAK provat për shtetësitë  e paligjshme, ka ndryshuar mendjen.

Dhe ka vendosur më mirë të thotë ca marrëzi si pasardhës i Skënderbeut, apo të ngjall dilema mes Bashës e Ramës se kush duhet të imitoj Izetbegovicin, të kërcënojë si Komandant i Përgjithshëm, se sa të flas pse ka shkelur me dy këmbët ligjin e shtetësisë, duke bërë trafik me pasaporta.

Nuk është aq budalla sa duket. Eshtë i cmendur. Dhe të cmendurit shpesh e kanë një fije talenti, për të bërë si budallenjë, kur kapen mat.

Tani të presim kur do na e sqaroj këtë punën e pasaportave se sot na sqaroi Skënderbeun, Izetbegovicin dhe vetmbrojten si Komandant i Përgjithshëm, që të harronim trafikun e pasaportave.

Me sa dimë ne, Skënderbeu nuk ka lënë ndonjë amanet për pasaporta , se atëhere nuk kishte pasporta. Por po t ëkisht eme siguri nuk do linte amanet që ato të shiteshin për të bërë para, pasardhësi i tij 500 vjet më vonë.

Next Post
5 viktima dhe 252 raste të reja, Italia drejt shërimit nga COVID-19

Italia i rikthehet shifrave të larta: Mbi 9 mijë infektime brenda një dite, ja sa pacientë kanë humbur jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In