• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A e ka kuruar pa të drejtë Shqipëria imazhin e “të fortëve” të Kosovës

by Ben Andoni
28/12/2018 19:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Pas shumë ditësh, muajsh, e pak vitesh, Gjykata Speciale e Krimeve të Luftës në Hagë po merr jetë ndërsa një numër ish-luftëtarësh, por edhe personazhe të ndryshme që kanë lidhje me krimet në Kosovë kundër serbëve dhe shqiptarëve do të përballen me drejtësinë. Deri më sot, lajmet për Gjykatën janë trajtuar me indiferencë nga publiku këtej kufirit, porse me kalimin e ditëve dhe fillimin e ankthit të ftesave për gjykim në Kosovë, situata e nderë ka të ngjarë të përcillet edhe në Shqipëri. Në disa nga qytetet tona, shumë njerëz të luftës janë qytetarë nderi (pak e habitshme për kontributet respektive në këto vende), kurse të tjerë kanë lidhje dhe benefice të ndryshme, që duhet thënë se nuk do jenë më si më parë. Shumë nga shqiptarët që i kanë vlerësuar por edhe që kanë përfituar në një farë mënyre nga zulma e tyre, tashmë do të duhet të kenë kujdes me atë që do të rrjedh nga autoriteti i kësaj Gjykate.

Ndërsa në Kosovë ka filluar marrja në pyetje e një grupi syresh, në Shqipëri ku mund edhe të shtrihet autoriteti i kësaj Gjykate për ata që kanë lidhje me luftën dhe këta personazhe, presioni do të jetë më periferik. Veçse nga verdiktet e saj, shoqëria jonë dhe ajo kosovare do të shikohet sesi do të përcjellë dhe si do të gjykojë bëmat “e trimave”, që kanë vepruar mbi jetët e pafajshme. A do mundemi të kemi kurajën që të distancohemi nga ata apo do të vazhdojmë t’i trajtojmë si heronj? Këtë nuk e di askush, porse nga mënyra sesi bëhet politika në Kosovë dhe në Shqipëri, duket se shoqëritë respektive do jenë indiferente me viktimat dhe justifikues me dhunuesit, që kanë aksese të larta. E mbi të gjitha shoqëria jonë ka sens harrese të madhe.

Në Shqipëri kjo ka ndodhur shpesh në rrjedhën e saj historike. Janë harruar kolaboracionistët e Luftës së Dytë kurse pinjollët jo vetëm nuk dinë të kërkojnë falje por akuzojnë; nuk kanë kërkuar falje ata që masakruan të pafajshëm pas Luftës; nuk ka ende një kërkim falje të njerëzve të Regjimit komunist dhe Mea Culpa të tyre; ashtu si nuk ndihen ata që e masakruan Shqipërinë në këto 28 vjet, përveçse riciklohen e katapultohen në politikë. Qëllimi është një dhe vetëm një për shqiptarët: Mbajtja e pushtetit me çdo lloj mënyre. Dhe, kjo bëri që në Kosovë të bëheshin manipulime të gjithëfarëllojshme gati deri përpjekje qesharake në parlament të rrëzohej Ligji për Gjykatën Speciale, ashtu si në Shqipëri u zvarrit pa fund Hapja e Dosjeve. Dhe, në të dy rastet ata që bënin më shumë pengesë ishin vetë protagonistët.

Shqipëria duhet të mbajë qëndrimin e saj dinjitoz dhe Kosova duhet të tregojë maturinë që të pranojë verdiktet, duke bërë dhe një lloj pastrimi nga fajtorët. Pasi, nëse deri tashmë, nuk ka pasur mundësi ta bëjë prej mungesës së kurajës së institucioneve të saj, ketë herë do të jenë struktura të tjera, që kanë tagrin mbi palët. Shqipëria që ka përgjegjësinë e vet dhe nëse i provohet prej shumë dëshmitarëve edhe përfshirja e subjekteve të saj individualë, duhet të mbajë qëndrimin që i takon një shteti evropian.

Ndryshe nga çfarë pretendonin “të fortët” e Kosovës, shoqëria atje ka qenë fare indiferente dhe po kështu edhe shumë personalitete për ftesat ndaj tyre në Hagë. Tek e fundit, faji është individual dhe nuk mund ta baltoset e gjithë Kosova që është martirizuar. Shqipëria, thjesht, duhet të mbajë larg atë patetizëm përfitues të shefave lokalë dhe qendror me glorifikimin fals të shumë individëve të Luftës së Kosovës dhe lënien e meritës ndaj atyre heronjve që dhanë jetën dhe ata që i shërbyen vërtetë lirisë së Kosovës. Është e thjeshtë, fajtorët ka ardhur koha të përballen me Hagën, atje ku e ka vendin gjykimi i padrejtësisë. Pas vitesh, muajsh, ditësh, ia vlen që të paktën t’u japim të vdekurve dhe të dhunuarve shqiptarë e serbë, dinjitetin që ua kemi mohuar deri më sot. (Javanews)

 

Next Post
FOTO LAJM/ Rrjeti s’ka të ndalur me ironizime, përcjell ‘mesazhin’ e Bashës për Ramën: Faleminderit…!

FOTO LAJM/ Rrjeti s'ka të ndalur me ironizime, përcjell 'mesazhin' e Bashës për Ramën: Faleminderit...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

Qarkullonin me drogë dhe thikë në makinë, një i arrestuar dhe një tjetër nën procedim në Korçë! Tentuan dhe t’i arratiseshin policisë

September 10, 2026
Ngërçi i pagave/ KLGJ nis mbledhjen me gjyqtarët, Sadushi: Nuk kërkojmë privilegje! S’është vetëm mosmarrëveshje financiare, preken raportet kushtetuese

Ngërçi i pagave/ KLGJ nis mbledhjen me gjyqtarët, Sadushi: Nuk kërkojmë privilegje! S’është vetëm mosmarrëveshje financiare, preken raportet kushtetuese

September 10, 2026
“11 Shtatori” në SHBA/ Qendra Kulturore e Ministrisë së Mbrojtjes koncert për 25-vjetorin, në kujtim të viktimave të tragjedisë!

“11 Shtatori” në SHBA/ Qendra Kulturore e Ministrisë së Mbrojtjes koncert për 25-vjetorin, në kujtim të viktimave të tragjedisë!

September 10, 2026
EMRI/ Gruaja tre ditë e zhdukur pa gjurmë në Rrogozhinë, familjarët apelojnë për ndihmë!

EMRI/ Gruaja tre ditë e zhdukur pa gjurmë në Rrogozhinë, familjarët apelojnë për ndihmë!

September 10, 2026
“Western” në mes të lokalit në Velipojë, plas ‘kallashi’ dhe pistoleta pas sherrit të dhunshëm! Dy persona nxorën armët dhe… (VIDEO)

“Western” në mes të lokalit në Velipojë, plas ‘kallashi’ dhe pistoleta pas sherrit të dhunshëm! Dy persona nxorën armët dhe… (VIDEO)

September 10, 2026
Shpërthimi te karburanti në “Brryl”, 2 pistat e hetimit! Zbardhen dëshmitë e punonjësve, nga pompa me defekt, te rrjedhja e gazit

Shpërthimi te karburanti në “Brryl”, 2 pistat e hetimit! Zbardhen dëshmitë e punonjësve, nga pompa me defekt, te rrjedhja e gazit

September 10, 2026
Ngritën plantacione hashashi në mes të pyllit, arrestohet çifti i bashkëshortëve në Kolonjë! Banesën e kishin kthyer në magazinë, 2 thasë…

Ngritën plantacione hashashi në mes të pyllit, arrestohet çifti i bashkëshortëve në Kolonjë! Banesën e kishin kthyer në magazinë, 2 thasë…

September 10, 2026
VIDEO/ “Largohu!” Protestuesit rrethojnë dhe godasin makinën e qytetarit pranë Piramidës

Të droguar në protestë? Tensionet e mbrëmshme në bulevard, 1 i arrestuar dhe 14 nën akuzë, bllokuan rrugën! Tre prej tyre iu gjet edhe hashash nëpër xhepa

September 10, 2026
Lufta ‘ndizet’ përsëri! Teherani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-ve, bombardon anijet luftarake dhe cisternat në Hormuz

Lufta ‘ndizet’ përsëri! Teherani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-ve, bombardon anijet luftarake dhe cisternat në Hormuz

September 10, 2026
“Berisha gënjeu demokratët”- Bejko: Hyri në lojë paraja në formë dollari! Rrëmbeu PD, s’ka më të drejtën morale të fitojë zgjedhjet, është ende non grata

“Berisha gënjeu demokratët”- Bejko: Hyri në lojë paraja në formë dollari! Rrëmbeu PD, s’ka më të drejtën morale të fitojë zgjedhjet, është ende non grata

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com