Një ditë pasi bashkëshorti i modeles shqiptare Angela Martini, miliarderi Dragos Savulescu u arrestua nga policia greke në Mikonos, mediat atje kanë zbuluar detaje të reja nga qëndrimi i çiftit.
Angela Martini dhe bashkeshorti i saj Dragos Savulescu
Një ditë pasi bashkëshorti i modeles shqiptare Angela Martini, miliarderi Dragos Savulescu u arrestua nga policia greke në Mikonos, mediat atje kanë zbuluar detaje të reja nga qëndrimi i çiftit.
‘Protothema’ shkruan se fotot e modeles shqiptare në Instagram dhe reklamimi i jetës së luksit, në një vilë shumë të shtrenjtë në ishullin grek, ‘dogjën’ miliarderin rumun, pasi sinjalizuan autoritet policore të cilat e gjetën dhe e arrestuan.

Savulescu ishte larguar nga Rumania dhe jetonte në Itali, nga ku ka mbajtur një profil të ulët, në mënyrë që mos të gjendej nga autoritetet rumune dhe Interpol. Sidoqoftë, duket se u desh një vizitë e vetme në Mykonos për të zbuluar vendndodhjen e tij. Tashmë pritet që Savulescu të dalë para gjykatës në Mykonos për të konfirmuar urdhër -arrestin evropian të lëshuar në emrin e tij.
Dragos Savulescu ka qenë i dënuar me 5.5 vite burg. Ai u arrestua në vitin 2019 pasi së bashku me ish-kryebashkiakun e Konstancës, Radu Mazare dhe ish-Presdidentin e Dinamos, Cristi Borcea e të pandehur të tjerë vodhën nga tenderat 114 milionë euro. Pas vendimit të autoritetve rumune, Dragos Savulescu u arratis në Napoli të Italisë dhe më pas kishte shkuar në Greqi. Shqiptarja.com












Jeni me vonese se ai u lirua