Njerëz nga vende të ndryshme të botës kanë blerë maska me qëllim që të mbrohen nga koronavirusi.
Por një grua italiane ka treguar cfarë zbuloi pas maskës që bleu. Aty thuhet se prodhimi i tyre bëhej në Wuhan, pikërisht në epiqendrën e virusit ku u infektuan mijëra persona.
Lara që punon në aeroportin e Romës tha se donte të merrte masa paraprake pasi ishte e rrethuar nga alarmi, lajmet e rreme dhe ishte konfuze nga informacioni që qarkullonte.
‘Unë preferoja që të mbroja veten duke e veshur’, tha Lara për Euronews.
Por pasi e bleu, vuri re detajin tek paketimi ku thuhej se vinte nga Wuhani, Kinë.