• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

A e dinit që ka edhe “Ponç Lasgushi”?

by
07/06/2015 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas “Dashnores së fundit”, një bar që tanimë është shumë i njohur në qytetin e Pogradecit për nga emër tjetër po kërkon t’i japë pak famë këtij qyteti. Por këtë herë, njerëzit po abuzojnë me emrin e shkrimtarit të madh Lasgush Poradecit. A e dinit që ka një pije që ka marrë emrin e shkrimtarit? Po, madje edhe është konfirmuar nga autoritetet e vetë qytetit të Pogradecit.

Ja se çfarë shkruan Marie Gusho, e bija e Lasgush Poradecit për këtë ngjarje:

“Në guidën e qytetit të Pogradecit, “Pogradeci çelësi turistik”, (shqip-anglisht), hartuar nga Bashkia e qytetit Pogradec, për botimin e të cilës janë shpenzuar rreth 40 milion lekë të vjetër nga fondet e Bashkisë, në faqen 50 lexova:
“Pasi shetiste buzë liqenit, Lasgush Poradeci ulej tek hoteli i madh dhe bënte një porosi të veçantë. Vetëm pasi e merrte atë, ulej dhe shkruante mbi blloqet poezitë që e bënë të famshëm. Porosia e tij ishte: dy gota raki e fortë rrushi perlë e përzier me ujë të ngrohtë dhe pak sheqer. Që nga koha kur e pinte Lasgush Poradeci kjo lloj pije u quajt nga kamarjerët e vjetër ‘Ponçi Lasgush’… Provojeni njëherë, mbase me anën e tij mund të zbuloni talentin tuaj të fshehur prej shkrimtari. “Ponç Lasgush”, i shoqëruar me një kafe të fortë turke, bën mirë si në mëngjeset e freskëta anë liqenit gjatë verës, ashtu edhe në ditët e ftohta me dëborë. Sot në Pogradec të gjitha lokalet ia dinë formulën kësaj pijeje të veçantë….”

Të gjitha sa shkruhet këtu nuk janë të vërteta, janë gënjeshtra të sajuara nga mendje diabolike cinike që dinë çmimin e çdo gjëje dhe vlerën e asgjëje. Dua t’ju them këtyre manipulatorëve sa të merren me këto pazare lokalesh, të merren me atë çfarë Lasgushi është në të vërtetë për këtë qytet, pasi Biblioteka e Pogradecit, kurrë nuk është interesuar për veprat e tij, Bashkia kurrë nuk është interesuar për shtëpinë e tij muze dhe pushtetarë mbrojnë dhe favorizojnë vjedhësit e pronës së tij”.

Thënë ndryshe kjo është për disa si një përrallë me pak magji brenda, për të tjerë është marketing, por për historinë e letërsisë, shtrembërimi apo publikimi i të tilla gënjeshtrave duket disi i rëndë.

Luela Myftari

Next Post

Ja biskotat më të mira për mëngjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In