• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A e dini se duhet të lahemi vetëm një herë në javë?

by A R
14/03/2016 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Donnachadh McCarthy ndërsa shkruan për the Guardian thotë se ka diçka që bie erë në shoqërinë moderne dhe kjo është… dushi i përditshëm.

Ashtu si shumë shqiptarë e mbajnë mend mirë larjen e së shtunës, kur në shtëpi buçiste dushi i vajgurit, edhe McCarthy kujton se kur ishte i vogël lahej vetëm një herë në javë por nuk vinte erë. Personalisht nuk mbaj mend të kem ardhur erë, as shokët e tjerë s’kujtoj të vinin, përveç njërit, njëri që vinte nga një shtëpi shumë e varfër krahasuar me normën e diktaturës, ai po se s’kishin kushte fare. Donnachadh McCarthy thotë në gazetën e famshme se kjo puna e dushit të përditshëm është një normë kulturore relativisht e re edhe në Perëndim, dhe është e punë e kompanive të marketingut të shampove dhe sapunëve. Ata janë përfituesit e vetëm thotë McCarthy, duke shtuar se duke u larë përditë po harxhojmë para dhe po i bëjmë dëm ambientit. Dushi i përdishëm harxhon shumë ujë dhe energji elektrike, thotë ai.

Por nëse ambienti nuk të intereson dhe aq, dushi i përdishëm ka efekte të këqija mbi lëkurën, pasi ta than atë – por hej! blej krem hidratues nga e njëjta markë që të shet shampon që ta than dhe e zgjidh problemin duke paguar dy herë. Larja tepër e shpeshtë të ngordh bakteret e dobishme të lëkurës dhe heq vajrat natyralë që trupi prodhon. McCarthy sugjeron larjen një herë në javë dhe larjen e përditshme tek lavamani, siç e praktikon edhe vetë. Duke e lexuar artikullin më kujtohen librat e shkollës fillore që na mësonin pikërisht kështu. Zotëria ka dy dekada që nuk përdor shampo flokësh, qysh pasi vizitoi Amazonën dhe pa se banorët “e egër” atje kishin flokë të mrekullueshëm pa përdorur asgjë nga këto që përdorim ne. Por McCarthy nuk është i fiksuar, thotë ai vetë, dhe sugjeron se nëse do shkosh në shtrat me dikë, apo tek mjeku për një vizitë, një dush do ishte gjë e mirë.

Next Post

Sulmi terrorist i Ankarasë/ Policia turke arreston 14 të dyshuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

September 29, 2026
Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

September 29, 2026
Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

September 29, 2026
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

September 29, 2026
Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

September 29, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Korrupsioni miliona dollarësh, 2 ish-ministra të qeverisë së Orbánit në telashe, arrestohen nën dyshimet për ryshfete

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

September 29, 2026
“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

September 29, 2026
Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

September 29, 2026
Zelensky: Ukraina e gatshme të respektojë armëpushimin 3-ditor të shpallur nga Putini -

Koreja e Jugut kërkon falje nga Ukraina pasi Zelensky zbuloi transferimin e dy ushtarëve koreano-veriorë!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com