• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

A e dini pse nuk po humbni kilogramë

by
17/06/2015 13:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse mendoni se e keni dhënë maksimumin tuaj, jeni ushqyer si duhet dhe keni ushtruar, por treguesi në peshoren tuaj nuk tregon numër më të vogël, duhet ta dini se nuk jeni të vetmit. A keni menduar ndonjëherë se pse nuk po i humbni kilogramët?

Me këtë problem ballafaqohen shumë njerëz në mbarë botën, dhe më së shumti femrat që e kanë kaluar moshën 35-vjeçare dhe të cilat kalojnë nëpër disa ndryshime hormonale, dhe të cilat mund t’ua vështirësojnë në masë të madhe mundësinë e tyre për ta arritur formën e dëshiruar.

Sipas ekspertëve, pengesa më e madhe në uljen e peshës trupore përkundër të gjitha përpjekjeve qëndron në simfoninë shumë delikate të hormoneve, dhe fajtorët kryesorë janë hormonet e tiroideve dhe gjëndrës mbiveshkore, estrogjenit, progjesteroneit, leptinës dhe grelinës, transmeton Koha.net. Kur niveli i hormoneve në trupin tuaj e arrin ekuilibrin e duhur edhe kilogramët do të bien më lehtë.

Nëse tashmë një kohë të gjatë po përpiqeni pa sukses t’i largoni kilogramët e padëshiruar duhet t’i kontrolloni dhe t’i kushtoni vëmendje problemeve të mëposhtme.

Mosbalancimi i hormoneve të tiroideve – Nëse niveli i hormoneve të sekretuara nga gjëndra tiroide papritmas bie, automatikisht bie edhe shpejtësia e punës së metabolizmit. Si rezultat do ta keni një nivel të reduktuar të energjisë, simptoma të depresionit, tretje të dobët, kapsllëk dhe trashje.

Mosbalancimi i hormoneve të gjëndrës mbiveshkore – Kur kalojmë nëpër një periudhë shumë të vështirë të jetës, gjëndra mbiveshkore reagon duke i liruar hormonet e tepërta të stresit dhe vjen deri tek akumulimi i shpejtë i yndyrës në trup, dhe natyrisht trashjes. Në periudhë afatgjatë kjo mund të thotë se trupi është duke luftuar për çdo kalori në organizëm, duke u përgatitur për “krizën”. Kortizoli – hormoni i stresit më së shumti lëshohet në rajonin e barkut dhe për këtë arsye në qoftë se njerëzit janë nën stres zakonisht fitojnë peshë në pjesën e barkut.

Mosbalancimi i hormoneve femërore – Mosbalancimi në mes të hormonit femëror estrogjenit dhe progjesteronit zakonisht si rezultat sjell akumulimin e depozitave yndyrore në pjesën e stomakut. Tek femrat rreth moshës 35-vjeçare hormonet fillojnë të oscilojnë në mënyrë që organet reproduktive të jenë në funksion sa më gjatë. Pikërisht kjo është arsyeja se pse trupi mban depozita të yndyrës për shkak se në to prodhohet estrogjeni. Sipas ekspertëve, tek madje 50 për qind e femrave, niveli i estrogjenit është më i lartë se niveli i progjesteronit, gjë që mund të jetë shkaku kryesor i trashjes.

Mungesa e gjumit – Gjumi i pamjaftueshëm shkakton çekuilibër të hormoneve grelinë dhe leptinë. Grelina është një hormon që është përgjegjës për dhënien e sinjaleve të urisë dhe na thotë kur duhet të hamë. Kur flemë pak, prodhimi i grelinës rritet gjë që shkakton rritjen e oreksit dhe dëshirën për ushqim të shpejtë dhe ëmbëlsira. Leptina, nga ana tjetër është një hormon që na sinjalizon kur duhet ndaluar së ngrëni, dhe kur nuk flemë prodhimi i saj bie. Mungesa e leptinës mund të çojë në ngrënie të tepërt sepse truri nuk na dërgon me kohë sinjale që stomaku ynë është i mbushur.

Alergjia apo ndjeshmëria në ushqime – Tretja e dobët e kombinuar me toksinat, inflamacionet dhe ndjeshmërinë ndaj ushqimit mund të jetë shkaku që nuk mund të humbni peshë, transmeton Koha.net. Kjo është në fakt një formë e stresit kronik, i cili e rrit nivelin e kortizolit dhe çon në rritjen e depozitave yndyrore.

Depozitat yndyrore së bashku me toksinat mund ta shkaktojnë edhe dëmtimin e indeve. Shumica e substancave toksike në organizmin tonë veprojnë si hormone, dhe në këtë mënyrë ndikojnë në masë të madhe në çekuilibrin hormonal. Kjo mund të thotë se ju ushqeheni ekskluzivisht me ushqime të shëndetshme, por të cilat thjesht për organizmin tuaj nuk janë të shëndetshme. Ndonjëherë njerëzit janë alergjik apo të ndjeshëm ndaj ushqimeve që janë pjesë e dietës së shëndetshme.

Nëse mendoni se keni probleme me çekuilibrin hormonal apo ndjeshmërinë ndaj ushqimeve të caktuara, bisedoni me mjekun i cili do t’ju këshillojë se cilat teste apo analiza duhet t’i bëni për ta zbuluar se cili është në fakt problemi./Gazetaekspress/

 

Next Post

Reagon Sejdini: E verteta e videos time!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kapedanët

Imuniteti i Ballukut, Kuko: Kuvendi ka rol kushtetues, jo gjyqësor. Në asnjë rast nuk cenohet hetimi

March 12, 2026
Irani ka ndryshuar elitën! Kush është katërshja që drejton kombin me mbi 80 mln banorë

Irani ka ndryshuar elitën! Kush është katërshja që drejton kombin me mbi 80 mln banorë

March 12, 2026
Premtimi i Këlliçit do 8 mln në ditë/ Kandidati i Berishës deklaroi se do ta bëjë transportin urban falas për qytetarët

Shqiptarët, ndër popujt që përdorin më shumë transportin publik në Europë

March 12, 2026
Dyshime për ligjshmërinë e protokollit Itali-Shqipëri për emigrantët, çështja shkon në Gjykatën e BE-së

Dyshime për ligjshmërinë e protokollit Itali-Shqipëri për emigrantët, çështja shkon në Gjykatën e BE-së

March 12, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

March 12, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Kuko: Shqipëria nuk mund të hyjë në BE duke pasur standardet e Rusisë në drejtësi

March 12, 2026
Sot seanca për “fatin” e Ballukut! PS kundër arrestimit, PD në protestë para Parlamentit

Sot seanca për “fatin” e Ballukut! PS kundër arrestimit, PD në protestë para Parlamentit

March 12, 2026
Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vendimi për Ballukun-Vangjeli: Qëndrimet e palëve ndryshojnë, kur njëri është i nënës dhe tjetri i njerkës

March 12, 2026
“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In