• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

A e dini pse Babagjyshi i ka rrobat e kuqe?

by Java News
10/12/2015 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në prag të festave të fundvitit, tabloidi britanik “The Telegraph” ka treguar se si ka rrjedhur ngjarja e Babagjyshit te Vitit te Ri, dhe përse ai është ikona e Krishtlindjeve.

Ngjarja fillon me Shën Nikollasin, një ipeshkëv që jetonte në Myra, Azinë e Vogël, që sot njihet si Turqi, në shekullin e katërt. Ai kishte reputacionin që dhuronte për të varfrit dhe ishte shumë i mirë me fëmijët.

Legjenda thotë se Shën Nikollasi përmes oxhakut i kishte lëshuar një të varfëri, i cili nuk mund të paguante pajën e vajzës së tij, një thes me ari. Ndërsa më vonë e kishte bërë të njëjtën gjë edhe për vajzën e dytë të tij.

Njeriu i varfër kishte arritur të kuptonte se kush e ka bërë një gjë të tillë, kurse Shën Nikollasi i kishte kërkuar atij që të mos e bënte të ditur identitetin. Mirëpo fjala u përhap, dhe gjithkush që pranonte dhurata mendonin se ishte Shën Nikollasi që e bënte këtë, transmeton Koha.net.

Në disa vende të Evropës, 6 dhjetori shënohet si dita e Shën Nikollasit, ndërsa më vonë kjo festë është lidhur edhe më 25 dhjetorin, Ditën e Kërshëndellave.

Ndërsa përse Babagjyshi i mban rrobat e kuqe, “The Telegraph” shkruan se kjo ka ardhur si pasojë e fushatës së madhe reklamuese nga Coca-Cola, që e paraqet Atin e Krishtlindjeve me rroba të kuqe dhe të bardha, që janë ngjyrat e buta të pijes.

Në fakt edhe ngjyra e kuqe dhe e bardhë rrjedh po ashtu nga Shën Nikollasi. Me kalimin e kohës, rrobat e kuqe dhe të bardha ipeshkvnore u zëvendësuan me një kostum lesh-shkurtuar. Historianët thonë se ngjyrat e rrobave ipeshkvnore kanë pasur ngjyra të ndryshme, por e kuqja lidhet me Atin e Krishtlindjeve gjatë shekullit të 19-të.

Shën Nikollasi nga historia vjen në forma të ndryshme: i hollë, intelektual, madje edhe frikësues. Ishte fushata reklamuese e Coca-Colas që krijoi imazhin e babadimrit, me mjekër të gjatë të bardhë, dhe me bark të madh që sot është shumë familjar për ne.

coke5

Next Post

Presidenti Nishani pret Sekretarin e NATO-s, Stoltenberg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In