• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

A e cenon sigurinë e vendit veprimi i deputetit Shehaj?

by Fatos Çoçoli
28/07/2026 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Çoçoli

Për fat të keq, po. Veprimi i pazakontë dhe i paprecedent në 36 vite të Kuvendit demokratik të Shqipërisë, i deputetit Agron Shehaj, kryetar i një partie të re opozitare, i cili, pasi firmos, në sekretarinë e Kuvendit për të lexuar në atë mjedis, sipas rregullores së Kuvendit për dokumentet e klasifikuara, kopjen e marrëveshjes sekrete ushtarake mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, për blerjen nga vendi ynë të 302 milionë dollarë pajisje dhe sisteme ushtarake, e merr, i paautorizuar, rrëmbimthi marrëveshjen dhe mbyllet me të në një mjedis tjetër të Kuvendit, është i rëndë. Ai ngjall shqetësime serioze ligjore, institucionale dhe të sigurisë.

U prek besueshmëria institucionale e Shqipërisë?

Parlamenti është institucioni më i lartë përfaqësues i vendit dhe administrimi i dokumenteve të tij rregullohet nga procedura të posaçme. Dokumentet që mbajnë status të klasifikuar, ose përmbajnë informacion të ndjeshëm, trajtohen sipas rregullave të sigurisë dhe të aksesit të kufizuar. Çdo shmangie nga këto procedura, cenon integritetin e veprimtarisë së Kuvendit dhe seriozitetin e shtetit tonë.

Deputeti firmosi në sekretarinë e Kuvendit për të konsultuar, në ambientet e përcaktuara nga administrata parlamentare, një kopje të marrëveshjes sekrete ushtarake ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Largimi i dokumentit pa autorizim nga mjedisi ku mbahej, ngre çështje të mprehta, që lidhen me respektimin e legjislacionit për informacionin e klasifikuar, me ruajtjen e dokumentacionit shtetëror dhe me përgjegjësinë individuale të personave që kanë akses në të.

Dhe kryeçështja: vihet në pikëpyetje serioziteti i shtetit tonë dhe besueshmëria institucionale e Shqipërisë, në raportet me aleatin më të rëndësishëm të vendit tonë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Partnerët ndërkombëtarë, sidomos SHBA-të, presin që informacioni i ndjeshëm të trajtohet sipas standardeve të sigurisë. Çdo incident që krijon dyshime mbi respektimin e këtyre standardeve, mund të ketë pasoja që shkojnë përtej debatit tonë të brendshëm politik.

Askush nuk mund të pretendojë se mandati i deputetit i jep të drejtën asaj apo atij, që të vendosë vetë se cilat procedura të Kuvendit dhe të ligjit për dokumentet e klasifikuara do të respektojë dhe cilat jo. Përkundrazi, deputeti duhet të jetë modeli i respektimit të ligjit dhe i kulturës institucionale. Nëse përfaqësuesit e popullit nuk respektojnë procedurat që garantojnë funksionimin normal të shtetit, çfarë mesazhi u jepet qytetarëve për respektimin e ligjit?

Limitet e deputetëve, edhe e atyre të opozitës

Është legjitime që opozita të kërkojë informacion, të kundërshtojë vendime të shumicës dhe të ushtrojë kontroll parlamentar. Kjo është një pjesë thelbësore e demokracisë. Por po aq legjitime është edhe pritshmëria që ky kontroll të ushtrohet përmes mekanizmave të parashikuar nga Kushtetuta, ligji dhe Rregullorja e Kuvendit, dhe jo përmes veprimeve që vënë në diskutim administrimin e dokumenteve të klasifikuara.

Demokracia nuk matet vetëm me të drejtën për të kërkuar transparencë. Ajo matet edhe me detyrimin për të respektuar rregullat që vetë institucionet kanë vendosur për mbrojtjen e informacionit të ndjeshëm. Sidomos kur bëhet fjalë për dokumente që lidhen me mbrojtjen kombëtare dhe bashkëpunimin strategjik me aleatin më të rëndësishëm të Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Reagimi institucional i Kuvendit

Në këtë situatë, është shumë i rëndësishëm reagimi institucional. Administrata e Kuvendit ka përgjegjësinë të sqarojë rrethanat, të dokumentojë faktet dhe, nëse është e nevojshme, t’ua referojë çështjen organeve kompetente, për të vlerësuar nëse janë respektuar apo jo procedurat për trajtimin e dokumenteve të klasifikuara. Në një shtet të së drejtës, përgjigjja ndaj një incidenti institucional nuk duhet të jetë politike, por ligjore dhe procedurale.

Në një demokraci kushtetuese, përgjigjja duhet të jetë e qartë: qëllimi nuk mund të justifikojë shmangien e rregullave. Pikërisht respektimi i tyre është ai që mbron demokracinë, shtetin e së drejtës dhe besimin e qytetarëve tek institucionet që kanë votuar.

Next Post
Alarm për blegtorinë në Kosovë/ Konfirmohen raste të lisë së dhenve dhe dhive në katër komuna

Alarm për blegtorinë në Kosovë/ Konfirmohen raste të lisë së dhenve dhe dhive në katër komuna

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In