• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A e anulloi Erdogan tenderin e Rrugës së Kombit?! Letra sekrete e Ankarasë për qeverinë

by Java News
25/09/2016 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për Top Channel në muajin gusht, ambasadori turk Hidayet Bayraktar deklaroi se Ankaraja priste nga qeveria shqiptare reagim lidhur me interesat financiare dhe investimet e Fethullah Gulen në Shqipëri.

Gulen akuzohet nga Turqia se ka ngritur një organizatë paralele me shtetin turk, të quajtur FETO, e cila ka lidhje me biznese dhe kompani me interesa në të gjithë botën, përfshirë edhe Shqipërinë.

Top Channel ka mësuar pak kohë më parë se, në rrugë diplomatike, shteti turk iu ka dorëzuar autoriteteve shtetërore qendrore një dokument “non paper”, pra një letër pa kokë, pa vulë dhe pa firmë, në të cilën nominalisht akuzohet një konsorcium turk, i cili sapo kishte fituar tenderin e mirëmbajtjes së rrugës Durrës-Kukës, për një periudhë 30-vjeçare dhe me një vlerë 596.1 milionë euro.

Letra dhe takimet e diplomatëve turq thuhet se kanë ardhur në kohën që “Vendeka” kishte fituar këtë tender, e në vazhdën e kërkesave të vazhdueshme të Ankarasë ndaj Tiranës për frenim, kontroll dhe mundësisht përzënie të interesave të Gulenit nga Shqipëria.

Thuhet se qeveria shqiptare i ka rezistuar këtij presioni, sidomos për investime delikate që lidhen me shërbime me cilësi ndaj qytetarëve në sektorë të rëndësishëm, ku ky shërbim publik çalon në cilësi.

Por duket se akuzat për firmën “Vendeka” kanë qenë të detajuara dhe kanë marrë vëmendjen e qeverisë.

Letra, të cilën Top Channel e disponon në versionin e saj të plotë, akuzon lidhjet e pronarit të “Vendeka Bilgi Teknolojieri”, Ismail Meral, me Fethullah Gulen dhe organizatën e tij “FETO”, të cilësuar si terroriste nga ky dokument.

I njëjti dokument, dorëzuar autoriteteve shqiptare, citon emrin e Baki Kuran, drejtorit të përgjithshëm të “Vendeka”-s, si pjesëmarrës në ceremoninë e zhvilluar në Filipine në shtator të vitit 2013, ku Fetullah Gulen mori çmimin si kontributor për paqen.

Akuza më e rëndë e dokumentit të Ankarasë që disponohet nga Top Channel është për Husein Kizmaz, drejtorit të Rajonit të Paqësorit për firmën “Vendeka”, i cili akuzohet nga ky dokument si personi që ka blerë kamerat, me të cilat u spiunuan djemtë e Erdoganit dhe të afërm të tij, që të përdoreshin për planet e organizatës “FETO” të Gulenit dhe aksionet e saj intimiduese.

Bëhet fjalë për ngjarjet e 17 dhjetoit 2013, ose ajo që nga Erdogan është cilësuar si grushti juridik i shtetit ndaj tij, kur me dhjetëra zyrtarë, ministra, djem ministrash, të gjithë të afërt me Erdoganin, u arrestuan apo hetuan lidhur me një shkelje të mundshme të embargos ndërkombëtare ndaj Iranit, për naftë dhe gaz. Sipas letrës, edhe pronari i “Vendeka”-s, pas këtyre ngjarjeve ndaloi ardhjet në Universitetin “Hacetepe” në Ankara.

Ajo që ka ndodhur menjëherë pasi kjo letër denoncuese e shtetit turk për firmën “Vendeka”, që kishte fituar tenderin e mirëmbajtjes së rrugës Durrës-Kukës, dihet. Tenderi u anulua dhe zyrtarisht iu gjetën shkelje të mëdha, ndaj dhe ai iu dha një konsorciumi tjetër shqiptar.

Tenderi ishte akti i parë publik që anulohej pas dorëheqjes së ministrit të Transporteve, Haxhinasto, por burimet i thanë Top Channel se dy ngjarjet kanë pak, ose aspak lidhje. Lidhja e vetme është mes letrës së Ankarasë dorëzuar autoriteteve shqiptare, si dhe akti i parë i suksesshëm i asaj që mund të quhet fillimi i hakmarrjes së Erdogan, ndaj bizneseve turke dhe interesave të tyre në Shqipëri, të lidhura me Fethullah Gulen.

Grushti i shtetit në Turqi në korrikun e shkuar, duket se me kalimin e muajve nuk po e shuan, por forcon armiqësinë e presidentit Erdogan, me kundërshtarin që ai e akuzon si autor të puçit, Fethullah Gulen. Udhëheqësi fetar, përveç kërkesës së drejtpërdrejtë për ekstradim Uashingtonit, po përballet me goditjen e interesave të njerëzve të tij kudo në botë. Përjashtim duket se nuk ka bërë as Shqipëria./tch/a.k

Next Post
Studimi i habitshëm… sa peshon gjithë njerëzimi dhe kush e shton “mesataren”

Studimi i habitshëm... sa peshon gjithë njerëzimi dhe kush e shton "mesataren"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si e “ndihmon” BE-ja Babagjyshin? Mesazhi festiv i Parlamentit Europian

Si e “ndihmon” BE-ja Babagjyshin? Mesazhi festiv i Parlamentit Europian

January 1, 2026
E rëndë në Zvicër/ Shpërthim në resortin ku po festohej Viti i Ri, disa persona humbin jetën

E rëndë në Zvicër/ Shpërthim në resortin ku po festohej Viti i Ri, disa persona humbin jetën

January 1, 2026
Grabitje si në filma te rruga Bardhyl, 35-vjeçari përplas dy automjete gjatë arratisjes me makinën e vjedhur

Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve, e mitura në Tiranë shpëton mrekullisht nga plumbi qorr

January 1, 2026
‘Kushtetuesja’ e la në detyrë, vjen urdhri i parë i Veliajt nga burgu: Të nisë puna për…

Veliaj urim për Vitin e Ri: Jetoni me zemër të madhe, punoni me pasion dhe mbajini ëndrrat tuaja gjallë

January 1, 2026

Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës, Rama ndan lajmin: Mirë se erdhët!

January 1, 2026
MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com